Pas heqjes së barrikadave dhe fillimit të normalizimit faktori ndërkombëtar të niset në aksion për ringjalljen procesit të dialogimit

Pas heqjes së barrikadave  dhe fillimit të normalizimit faktori ndërkombëtar të niset në aksion për ringjalljen procesit të dialogimit

Hajrullah Tërnava

  • 31 December 2022 - 10:05

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani gjithsesi se është moment që të kërkohet më me ngulm edhe nga faktori ndërkombëtar, që pa hezituar ti bëjnë presion qeverisë serbe në Beograd dhe ti detyrojnë serbët e komanduar nga ajo qendër që përveç heqjes dorë nga barrikadat, ti kthehen edhe normalitetin duke respektuar institucionet e shtetit, sepse nuk ka rrugë tjetër të zgjidhjes së problemit përveç dialogut, pajtimit dhe normalizimit, për të rrugëtuar Kosova dhe Serbia si dy shtete të pa varura dhe në bashkëpunim normal fqinjësor, drejtë Evropës së bashkuar.

-Situata e krijuar me barrikadat në veri të komunave të Kosovës, e që kufizohen me kufijtë e shtetit të Serbisë, u pa qartë se ishin të porositura orkestruara dhe programuara nga vetë kreu i shtetit në Beograd, duke u shtuar një nga një, e duke kulmuar me barrikadat në pjesët tjera ku Serbia kufizohet me Kosovën sikur ishte ajo në Merdare, ku është frekuenca e madhe e automjeteve e sidomos tani kur diaspora e vizitojnë Kosovën për vitin e ri.

Barrikadat në përgjithësi në ato pjesë të veriut ishin të pa qarta se kush i kishte montua ato, sepse atje kemi një ambient të populluar me shumicë serbe dhe të kufizuar po ashtu me Serbinë, por me barrikadat në pjesë të tjera, në Merdare, ku në ato anë të kufirit të Kosovës fare nuk ka banor serb rreth kufirit, u vërtetua shumë qartë se këto barrikada po i montojnë vetë pushteti serbe, dhe nga tani është e kuptueshme se krejt këto janë montuar sipas urdhrave të pushtetarëve të qeverisë serbe dhe Vuçiqit.

Tani kur i burgosuri serb i akuzuar për terrorizëm Dejan Pantiq, është dërguar në arrest shtëpiak, kjo rrethanë u përdor si rrethanë lehtësuese që udhëheqësit serb të urdhërojnë heqjen e barikadave në tërësi nëpër ato pjesë të kufijve ku ishin vendosur dhe tani nga këto rrethana mund të konsiderohet se janë krijuar kushtet e domosdoshme për të intervenuar KFOR-I së bashku me policinë e Kosovës, për heqjen e të gjitha barrikadave të vendosura nga bandat serbe për plot 19 ditë protestash dhe kërcënimi, pas lirimit nga paraburgimi dhe dërgimit në arrest shtëpiak të serbit të arrestuar e të akuzuar për terrorizëm Dejan Pantiq.

Kryeministri I Kosovës dhe Ministrja e drejtësisë e kanë vlerësuar vendim të gabuar dhe të kundërligjshëm vendimin për arrestin shtëpiak të Dejan Pantiqit, derisa zyrtarët evropianë, me njëherë pas publikimit të vendimit kanë filluar të kërkojnë heqjen e menjëhershme të barrikadave nga serbët lokal dhe grupet e organizuara që i kanë vendosur ato, prandaj edhe nga këto veprime mundë të konstatohet se ka ekzistuar intervenimi ndërkombëtar për ndërrimin e masës së dënimit dhe të lirimit nga burgu në mbajtje në arrest shtëpiak.

Një vendim të tillë të institucioneve të drejtësisë e ka mirëpritur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila përmes një reagimi në Tvitter ka kërkuar që ky hap i institucioneve të drejtësisë të përcillet me largimin e barrikadave në veri. “E mirëpres vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic i Kosovës, në arrest shtëpiak. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri dhe de-përshkallëzimin e plotë. Mbështetje e plotë për EULEX-in dhe KFOR-in në mbikëqyrjen e tyre”, ka shkruar Von Cramon. Reagim të ngjashëm ka publikuar edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, i cili ka thënë se tash është koha që të hiqen barrikadat.

“Dejan Pantiq është liruar nga paraburgimi dhe është dërguar në arrest shtëpiak. Tani është koha për të hequr të gjitha barrikadat nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it. Duhet të rikthehet liria e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hacker. Tani gjithsesi se është moment që të kërkohet më me ngulm edhe nga faktori ndërkombëtar, që pa hezituar ti bëjnë presion qeverisë serbe në Beograd dhe ti detyrojnë serbët e komanduar nga ajo qendër që përveç heqjes dorë nga barrikadat, ti kthehen edhe normalitetin duke respektuar institucionet e shtetit, sepse nuk ka rrugë tjetër të zgjidhjes së problemit përveç dialogut, pajtimit dhe normalizimit, për të rrugëtuar Kosova dhe Serbia si dy shtete të pa varura dhe në bashkëpunim normal fqinjësor, drejtë Evropës së bashkuar.

Pajtimi i dy komuniteteve dhe marrëveshjet ndërshtetërore do të jenë më të afërta nëse shtetet mike, sikur që është SHBA dhe shtetet e BE-së të intervenojnë shpejtë me mjete diplomatike që ti detyrojnë palët në tejkalimin e pengesave për arritjen e marrëveshjeve ndërshtetërore dhe marrëveshjeve të tjera politike e të bashkëpunimit, në funksion të normalizimit dhe njohjes. Tani propozim formula është e gatshme për marrëveshjen finale, edhe nëse Serbia nuk e njeh de jure Kosovën e pa varur për një kohë, ajo duhet të detyrohet dhe të pranon që të heshtë dhe mos e pengon drejtë anëtarësimit të sajë në BE, dhe njëherë e përgjithmonë edhe kjo pjesë e Ballkanit do të qetësohet si shtetet tjera të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".