Gjykimi i grupit abuzues me ligjin në rastin Brezovica, test serioz i shkëputjes së drejtësisë nga kapja 20 vjeçare e strukturës së krimit

Gjykimi i grupit abuzues  me ligjin në rastin Brezovica, test serioz i shkëputjes së drejtësisë nga kapja 20 vjeçare e strukturës së krimit
Gjykimi i grupit abuzues  me ligjin në rastin Brezovica, test serioz i shkëputjes së drejtësisë nga kapja 20 vjeçare e strukturës së krimit

Dardan Grapci

  • 31 December 2022 - 10:12

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Rreziku i ndikimit eventual , në procesin e filluar të gjykimit të rastit Brezovica duhet të merret seriozisht. Afera e krimit lidhur me politikën, sidomos në çështjen e Brezovicës, nuk duhet assesi të neglizhohet sepse që në fillim kjo çështja ka filluar të alarmohet dhe dizajnohet për tu nënçmuar, nënvlerësuar, mbase edhe për tu improvizuar me një ndëshkim improvizim.

Që në fillim të seancës, tërësisht e improvizuar për të dështuar, mbrojtja e të akuzuarve është ankuar për mos plotësim të kushteve, mungesë të përgatitjes adekuate, dhe ka kërkuar shtyrje të fillimit të gjykimit sepse ishte në pyetje mosplotësimi i kushteve ligjore, nenit 244, që prokuroria është e obliguar ta dorëzojë aktakuzën dhe provat më së voni deri në momentin e ngritjes së aktakuzës, gjë që ato nuk janë dorëzuar fare, për çka edhe 12 të pandehurit nuk mund të deklaroheshin për veprat të cilat ju ngarkohen.

Madje kanë munguar edhe materialet dhe provat që do të duhej të ishin të përkthyera në gjuhën serbe pasi që shumica e të dyshuarve në këtë grup janë pjesëtar të komunitetit serb. Kjo situatë ngjallë dyshimin e bazuar se a do të provon që edhe këtë mega skandal të madh të zbuluar të lidhjes së politikës me krimin e organizuar, ta zbeh dhe devalvon politika e infiltruar, me ndikim te prokurorët dhe gjyqtarët e shantazhuar, të cilët edhe në të kaluarën, në afera të tjera të ngjashme janë dëshmuar si njerëz besnik që ja bëjnë avokatinë mbrojtëse krimit të organizuar.

Të akuzuarit e grupit të parë për aferën Brezoviva të gjithë janë me lidhje të fuqishme politike, duke filluar nga Bratisllav Nikoliq, Dimitrije Raçiçeviq, Dragomir Millosavleviq, Hysni Bajrami, Sasha Millosavljeviq, Arben Çitaku, Bedri Halimi, Mustafë Hyseni, Raif Bajrami, Husein Ajdini, Sasa Spasiq dhe Jadran Kostiq. Ata duhet menjëherë të izolohen dhe të mos lejohet që të koordinohen e të bëjnë pazare me trupin gjykues përmes avokatëve, sepse kemi shumë raste nga e kaluara që janë devalvuar, janë vonuar me vite të tëra dhe në fund edhe qëllimisht janë parashkruar.

Për të mos lejuar krimin e organizuar që ta ushtron ndikimin dhe ta imponon devalvimin, do të duhej monitoruar së afërmi edhe nga ana e Qeverisë, nga Ministrin e drejtësisë.Sa më shumë që po bëhen këto shtyrje të seancave, aq më shumë njerëz po kërcënohen dhe shantazhohen, prandaj shtrohet pyetja: deri kur do të vazhdon ky skandal i gjyqësorit, deri kur do të vazhdohet me mbrojtjen e kriminelëve, pasi që Rasti Brezovica është filluar me një skenar të mbrapsht që paralajmëron se me praktikë të tillë të zvarritjes mundë të merr vite për ty gjykuar deri në krijimin e kushteve për tu anuluar, duke gjetur mënyra dhe “argumente” për ta arsyetuar edhe fazën e futjes në afatin e parashkrimit dhe pamundësinë e gjykimit të krimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".