Ku do të përfundon kjo opozitë me avazin e vetë të marrëzisë?

Ku do të përfundon kjo opozitë me avazin e vetë të marrëzisë?
Ku do të përfundon kjo opozitë me avazin e vetë të marrëzisë?

Agim Bajrami

  • 01 January 2023 - 09:53

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 

Në mbarë botën, në çfarëdo demokracie, sado e  brishtë të jetë ajo, opozita i kërkon pozitës, të punon për rendin dhe ligjin,dhe për interesin e qytetarëve,ndërsa në Kosovë , opozita e pengon pozitën, të zbaton ligjin dhe rendin demokratik. Në Kosovë ,edhe funksionimi i opozitës është,"sui generis"!

 

Opozita,në vend që të përshëndet, iniciativën diplomatike ndërkombëtare, për largimin e barrikadave serbe në mënyrë paqësore ,opozita e Kosovës, ia mësyn marrëzisë së vet, "se kryeministri , kështu e ashtu". Njeriu normal, do të pyet:

A më mirë, barrikadat të largohen, nga ata që i kanë vendosur, apo të shkojnë policia e Kosovës, dhe të përleshën me grupet kriminale ,dhe të bien viktima policët tanë apo qytetarët e pafajshëm serb që mbahen peng nga bandat kriminele serbe?

Për opozitën e Kosovës, kjo nuk është e rëndësishme,me rëndësi të kenë shkas, e tw fajësojnë dikë tjetër , dhe të llomotitin, se kështu e ashtu... Dhe kryeministrit, pak ditë më herët, kjo opozitë, i thoshte "se kryeministri Kurti , nga kokëfortësia po na shtyn në luftë" ...dhe tani e  njëjta opozitë,i thotë, pse nuk po i qon policinë të vriten në barrikada!? Dhe mos harroni, se këso opozite nuk shef për të keq në rruzullin tokësor. Në mbarë botën, në çfarëdo demokracie, sado e  brishtë të jetë ajo, opozita i kërkon pozitës, të punon për rendin dhe ligjin,dhe për interesin e qytetarëve,ndërsa në Kosovë ,opozita e pengon pozitën, të zbaton ligjin dhe rendin demokratik. Në Kosovë ,edhe funksionimi i opozitës është,  "sui generis"! E nga ana tjetër, lirimi i Pantiqit, Është vetëm një dëshmi e funksionimit në Kosovë, të shtetit dhe së drejtës, sepse  me këtë  u dëshmua, se qytetarët serb nuk kanë pse të brengosen dhe të bien viktimë e dezinformatave qëllimkëqija të politikës serbe, "se në Kosovë nuk funksionon shteti i së drejtës dhe gjykatat janë të politizuara etj" dhe nga kjo shihet se gjykatat veprojnë në bazë të fakteve dhe provave ligjore. Lirimi i Pantiqit nga masa e paraburgimit , në 'arrest shtëpiak' , që është masa e paraparë ligjore në Kodin penal dhe të procedurës penal ,dhe është një dëshmi tjetër, se organet e pushtetit shtetëror, janë të ndara, dhe nuk ndikohen, nga presionet e rrethanave publike apo politike ,por 'vendimet gjyqësore' i nënshtrohen, profesionalizmit dhe fakteve ligjore. Gjykata e rastit, dhe gjyqtari e procedimit të rastit, meriton vëmendjen pozitive, të profesionalizmit, dhe vendimmarrjes pa ndikime të rrethanave publike. Ne duhet të presim dhe  uromë  që  në  Kosovë edhe në të ardhmen të kemi vazhdim të  funksionimit të  shtetit të së drejtës, krejtësisht Professional, të pa varur dhe të pa ndikuar nga askush.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".