Kosova, s'do zbrazet vetëm shkaku i krimit e korrupsionit, por edhe  nga shkaku i dezorientimit social

Kosova, s'do zbrazet vetëm shkaku i krimit e korrupsionit, por edhe  nga shkaku i dezorientimit social
Kosova, s'do zbrazet vetëm shkaku i krimit e korrupsionit, por edhe  nga shkaku i dezorientimit social

Fadil Maloku

  • 01 January 2023 - 09:55

Shkruan: Sociologu –Fadil Maloku

 

Një studimi i yni, në Shoqatën e Sociologëve mbi "Sfidat e emigrimit të rinjve kosovar, në mileniumin e ri", ka rezultuar se shqiptarët e Kosovës, përveç shkaqeve të papunësisë, varfërisë, krimit, korrupsionit, nepotizmit, konformizmit qytetar,etj. Kosovën po e lëshojnë edhe shkaku i dezorientimit social. Faktor ky që në analizat dhe interpretimet shkencore sociologjike, pak apo aspak nuk problematizohet.  Është kështu edhe për shkak të vështirësisë së identifikimit, po edhe "peshës specifike" që e gëzon në hipodromin e praktikave sociale e ekonomike.

 

Fakti dhe akti i zbehjes apo mos vazhdimit të kultivimit të sjelljeve dhe normave nga ish kodi i dikurshëm identifikues dhe standardi i njohur i solidaritetit ndër familjar, gatishmërisë për t'u ndihmuar në kohëra krizash dhe pandemisë për të afërmin e komunitetit, ndershmërinë në punë, sinqeritetin dhe fisnikërinë në raport me tjetrin, etj. në shoqërinë tonë, ka bërë që të njëjtit të ndjehen të vetmuar, të injoruar, të padobishëm, të pa perspektivë, madje edhe të tjetërsuar e bullizuar nga rrethi i vendim marrjes së ngushtë familjare...!

Ky lloj tjetërsimi e bullizimi që në një farë mënyre u josh, u "gatua", e madje edhe u "afirmua" e kultivua me ëndje dhe idhujtari përmes konzumerizmit e hedonizmit të keqkuptuar, që sociologjikisht mundë të adresohet si i pavullnetshëm por, i varur nga lakmia, vrulli e epshi, dhe nga të rinjët kosovar, arriti të injektoj e amputoj si ndjenjën inferioritetit social ashtu edhe intuitën e pasigurisë ekonomike dhe motivimin për t'u larguar sa më shpejt nga Kosova! Në dekadat që po hyjmë ka gjasa reale që vendi të boshatiset aq shumë sa që "hapësirat" e boshatisura demografike shqiptar folëse, mund të zëvendësohen me lehtësi nga valët e reja emigruese nga kontinentet tjera.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".