Sanksione dhe presion kërcënues kundër Serbisë për anëtarësim në BE, për ta pranuar njohjen e Kosovës dhe normalizuar raportet e acaruara

Sanksione  dhe presion kërcënues kundër Serbisë për anëtarësim në BE, për ta pranuar njohjen e Kosovës dhe normalizuar raportet e acaruara
Sanksione  dhe presion kërcënues kundër Serbisë për anëtarësim në BE, për ta pranuar njohjen e Kosovës dhe normalizuar raportet e acaruara

Blerim Burjani

  • 03 January 2023 - 10:00

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Serbia duhet të kushtëzohet me sanksione ekonomike dhe largim nga organizatat evropiane dhe ndërkombëtare. Atëherë Serbia do të kishte dy rrugë të zgjedh, rrugën evropiane dhe paqen regjionale dhe ndërkombëtare ose izolimin dhe sanksionet. Kështu do të sillet rrotull kot dhe nuk ka gjë prej dialogut për një marrëveshje që mundë të jetë kurrfarë.

-Ndërkombëtarët po përgatiten që pas heqjes së plotë të barrikadave në veri të Kosovës, dhe funksionalizimit të pikave donatore, ti bëhet presion qeverisë së Kosovës për rikthim të sërishëm në punë të ish policët serb që vullnetarisht u larguan nga detyra dhe për këtë morrin mirënjohje e u lavdëruan edhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiqi. Kjo agjendë madje është bëre me dije, edhe para se të fillojnë të hiqen barrikadat, sepse që atëherë ndërkombëtarët kërkuan kthimin në vende të punës. Mendoj se kjo është e kotë, sepse qëllimi i Serbisë ishte eskalimi dhe ikja nga zgjidhja finale. Vuçiqi e di se nuk fiton asgjë me marrëveshje për planin franko - gjerman, sepse nga ai kërkohet njohja e realitetit sa do kudo e Kosovës.

Serbia në asnjë formë nuk e njeh realitetin as virtual e lëre më faktik politik dhe diplomatik, edhe po të ketë marrëveshje do të jetë e pakuptim dhe pa sens në relacione, në letër e pranuar për pasoj juridike ndërkombëtare,prandaj perëndimi po gabon për çdo ditë e më shumë me Serbinë. Ajo thjesht nuk do aspak asnjë marrëveshje përveç kërkesave që i ka dërguar në letër KFOR-it për kthim të forcave të saj në Kosovë , e kjo tingëllon budallak kur mendohet se Serbia do të pranon një marrëveshje ku legalizohet nga ana e saj pavarësia e Kosovës.

Pra kjo tingëllon për një non sens dialog pa njohje dhe pa zgjidhje përfundimtare. Kam thënë dhe e përsërisë se është kohe ideale që të detyrohet Serbia për ta njohur së paku linjën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të bëhet që ti futë sanksionet kundër Rusisë. Deklarimin e qartë për politikat e BE-së, nëse perëndimi e humb këtë raste kurrë më nuk do të gjej zgjidhje që detyron Serbin për njohjen e realitetit në regjion. Serbia duhet të kushtëzohet me sanksione ekonomike dhe largim nga organizatat evropiane dhe ndërkombëtare. Atëherë Serbia do të kishte dy rrugë të zgjedh, rrugën evropiane dhe paqen regjionale dhe ndërkombëtare ose izolimin dhe sanksionet. Kështu do të sillet rrotull kot dhe nuk ka gjë prej dialogut për një marrëveshje që mundë të jetë kurrfarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".