Parashikime të frikshme për të ardhmen e Kosovës pas liberalizimit të vizave

Parashikime të frikshme për të ardhmen e Kosovës pas liberalizimit të vizave
Parashikime të frikshme për të ardhmen e Kosovës pas liberalizimit të vizave

Gani Qarri

  • 03 January 2023 - 10:08

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Anketimet e fundit të zhvilluara nga organizata të ndryshme kanë nxjerr në shesh analizën e trishtë e cila flet se më se 55.7 % e qytetarëve të aftë për punë, janë të gatshëm ta lëshojnë Kosovën për një vend pune.

-Institucionet e shtetit të Kosovës, para liberalizimit të vizave në vitin që vjen, duhet ta shfrytëzojnë kohën e mbetur, ta studiojnë dhe përgatitin një strategji të qëndrueshme për mbrojtjen e vendit nga trendi në rritje i zbrazjes nga të rinjtë shqiptar për tu larguar jashtë vendit! Liberalizimi i vizave, përveç lëvizjes së lirë, ka dhe anën tjetër të medaljes së rrezikshme me pasoja të rënda të zbrazjes së pa kontrolluar demografike, të shtetit nga fuqia vitale e krahut të punës.

Edhe në anketimin e fundit të zhvilluar nga UBO CONSULTING janë nxjerrë rezultatet që flasin mbi qëndrimin në rritje për migrim, i cili shkakun e ka në rrjedhat negative ekonomike dhe sociale të vendit, që arrin përmasa të rrezikshme deri në 55.7 % të qytetarëve të cilët janë shprehur se do të largoheshin nga vendi. Ndërsa një fakt tjetër edhe më shqetësues i dal nga ky hulumtim, është se më të prirë për ta lëshuar vendin janë grupmosha prej 18-24 vjeç ku 74.1% e të anketuarve nga kjo moshë janë përgjigjur se do të lëshonin vendin për një vend pune dhe se pikërisht këta të rinj, mezi presin të hapen vende të reja të punës, përndryshe me politikat aktuale sociale nuk mund të rritet mirëqenia qytetare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".