Pa pazare politike, konkursi duhet të jetë baza kryesore ligjore e punësimit të reja pas dorëheqjeve të orkestruara nga politika serbe në veri të Kosovës

Pa pazare politike, konkursi duhet të jetë baza kryesore ligjore e punësimit të reja pas dorëheqjeve të orkestruara nga politika serbe në veri të Kosovës
Pa pazare politike, konkursi duhet të jetë baza kryesore ligjore e punësimit të reja pas dorëheqjeve të orkestruara nga politika serbe në veri të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 03 January 2023 - 10:12

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Marrëveshjet u shfrytëzuan nga Serbia për punësimin e njerëzve të vetë në pushtetin e Kosovës. Kjo i kushtoj shumë Kosovës. Marrëveshje për punësim individual a kolektiv nuk duhet të bëjë Prishtina me askënd. As me Serbinë, as me serbët çetnik të veriut, me sajnë organ, pavarësisht se kush e kërkon këtë punësim.

-Dorëheqjet nga pushteti, qoftë në mënyrë kolektive, qoftë individuale, janë fakte juridike që e përfundojnë raportin e punës me organet ku personi ka punuar. Dorëheqja është akt juridik ekzekutues. Futja e serbëve në organet e Kosovës pa konkurs ka treguar mos sukses të madh. Në emër të marrëveshjeve u futen në polici, nëpër administratë, në prokurori dhe në gjykata, kryesisht njerëzit e ish regjimit serbomadh, që vepronin në Kosovë nëpër organet ilegale paralele serbe. Kjo formë e punësimit krijoj vartësi të plotë të organeve në katër komunat ( shih: Mitrovicën veriore, Zubin Potokun, Zveqanin dhe Leposaviqin) në veri nga shteti serb.

Nëpër organe u futën në punë kriminel, element çetnik, banditeskët, serboneofashitët, si dhe shumë forca që vetëm petkun e kishin të shtetit të Kosovës, sepse vepronim kryesisht kundër Republikës, në favor të shpërbërjes së shtetit të Kosovës. Marrëveshjet u shfrytëzuan nga Serbia për punësimin e njerëzve të vetë në pushtetin e Kosovës. Kjo i kushtoj shumë Kosovës.

Marrëveshje për punësim individual a kolektiv nuk duhet të bëjë Prishtina me askënd. As me Serbinë, as me serbët çetnik të veriut, me sajnë organ, pavarësisht se kush e kërkon këtë punësim. EULEX dhe BE kanë fakte të bollshme për të parë se si u rrezikua Kosova pikërisht nga strukturat e tilla çetnike të udhëhequra nga Beogradi. Këta dhanë dorëheqje. Vendosen bllokada nëpër rrugë.

Organizuan grupe kriminale të armatosura dhe sulmuan policët e Republikës, qytetarët e pafajshëm dhe KFOR-in. Edhe sot e kësaj dite nuk janë kapur kriminelët serb që i patën vrarë dy policët e EULEX-it dhe policin shqiptar ( Heroin e kombit, Zyberin) në detyrë shumë vite më parë. Edhe tash u lëshua krimineli serbomadh Pantiq nga paraburgimi. Në këtë mënyrë u shkel ligji në fuqi. U akuzua krimineli për terrorizëm dhe iu dha arrest shtëpiak. Askund kështu nuk veprohet kundër të dyshuarve terrorist. Së këndejmi, punësimi kërkohet të bëhet vetëm me konkurs. Në këtë formë plotësohen kushtet ligjore dhe krijohen organet kompetente të Republikës. Pa konkurs nuk ka punësim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".