
Lexoni edhe:
Pa pazare politike, konkursi duhet të jetë baza kryesore ligjore e punësimit të reja pas dorëheqjeve të orkestruara nga politika serbe në veri të Kosovës
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është ai që po i sforcon kriminelët , të gjuajnë në KFOR, e në të njëjtën kohë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe , Porfirije provokojë incident në kufij më Kosovën, për të ardhur për liturgji, në Patrikanën e Pejës. Kjo është Serbia e sotme , e mbushur si gjithmonë më urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. E ngulfatur në ide megalomane shoviniste të botës ruse dhe të botës serbe.
- Është fatkeqësi e madhe që kemi një fqinjë si Serbia, gjithmonë armike. Është kjo Serbi që po shkakton tragjedi popujve në rajon, po u shkakton incidente pareshtur pas luftës në veri, për ndarje të Kosovës. Regjimet shoviniste të Beogradit e kanë hipnotizuar popullin e vet, së kjo që po bëjnë është e mirë .Në këtë lojë gebelsiane po marrin pjesë një pjesë e minoritetit serb ne veri më marifetet me barrikada, me shpërthime bombash, dhe gjuajte armësh. Serbia më mirë do të ishte të shikon punët e saja , të merret më varfërinë ekstreme , e cila krejtësisht është putinizuar.
Vuçiqi më direktivat e Putinit krejt vëmendjen e ka përqendruar në pushtimin e veriut të Mitrovicës. E ka futur në funksion edhe ushtarin shpirtëror - Kishën Ortodokse Serbe , sikur Millosheviqi në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar. Porfirije ishte nisur për Kosovë, por që ju ndalua hyrja në kufij nga pushteti i Prishtinës. Ky shovinist veç që nuk ka pasur guxim, më marrë ekspeditë pushtuese ,që më helikopter të zbarkon në Patrikanë të Pejës, siq e kishte bërë këtë Joanikije në Cetinje të Malit të Zi. Këtë gjë Porfirije nuk e arriti në Kosovë, së këtë kënaqësi nuk ja lejuan organet tona të shtetit, të cilin e kthyen mbrapsht.
Serbia mos tjetër dëshiron mbajë gjendje të luftës më Kosovën. Kjo është fjalë e ‘shtrenjtë” për Serbinë ,që donë të thotë , më “dhi këtë Serbi shoviniste të Vuçiqit”.Me falni për këtë shprehje. Komuniteti serb , i ka të gjithë kushtet për të jetuar mirë në Kosovë, dhe nuk ishte dashur as një serb i vetëm të instrumentalizohet për qëllimet e pushtetit të Vuçiqit. KFOR dhe EULEX , nuk ishte dashur të lejojnë kriminelët serb të armatosën , të gjuajnë në KFOR dhe policë të Kosovës, të improvizojnë rezistencë ndaj pushtetit legjitim të Kosovës, më barrikada si në kohën e Jogurt Revolucionit. Në këtë drejtim pushteti i Beogradit i ka instrumentalizuar edhe mjetet e informacionit, së gjoja “ serbët në veri po iu nënshtrohen tiranisë’, që këtë rrenë po e kapërdinë deri diku edhe faktori ndërkombëtar, duke iu krijuar favore kriminelëve serbo-rus .
Të gjithë këto të zeza po bëhen më direktivat e Putinit dhe të Vuçiqit ,për përfitime serbo rusomëdha në rajon. Presidenti serb, sigurisht që situatën në veri po e shfrytëzon për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Kisha Ortodokse ishte dhe ka mbetur ekspozitura më aktive , që Ballkanin t’ia vënë në dispozicion diktatorit Putin. Dhe , për fund të këtij shkrimi , tashmë është bërë e qartë për opinion së në Serbi dhe në veri të Kosovës, po veprojnë mercenarët Vagner, të cilët gjoja kanë ardhur për qëllime humanitare, më qendrën e tyre në Nish!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".