SHBA-ja qëndron fuqishëm në ruajtjen e gjendjes aktuale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë

SHBA-ja  qëndron  fuqishëm në ruajtjen e gjendjes aktuale  të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë
SHBA-ja  qëndron  fuqishëm në ruajtjen e gjendjes aktuale  të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 05 January 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Natyrisht se në të ardhmen do të kemi politikë të njëjtë dhe të dy anshme të SHBA-ve. Edhe ndaj Kosovës dhe edhe ndaj Serbisë do të ketë qëndrime të veçanta, kuptohet paqësore, respektuese dhe edhe ekonomike e financiare të njëjta.

Ballkani ka rëndësi të madhe për paqen. Këtej dalin edhe qëndrimet e SHBA-ve ndaj Serbisë dhe Kosovës.

-Raportet midis Kosovës dhe SHBA-ve nuk janë të atij niveli që ishin para, gjatë dhe pas luftës, deri para kësaj decenie.

Me ardhjen e z. Tramp në Shtëpi të Bardhë në Uashington raportet morën një pozicion tjetër, më pozitiv ndaj Serbisë.

Nga kjo kohë SHBA po i ndërton raportet me Kosovën, njëherit edhe me shtetin serb mbi bazën reciproke. Tash SHBA dëshiron dhe punon për raporte të mira edhe me Serbinë. Ardhja e Ambasadorit Hill në Beograd, marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së kanë marrë pozitë tjetër, atë të raporteve respektive. Qëndrimi tash i SHBA-ve është më pozitiv kundruall Serbisë.

E këtu ka ndryshuar edhe qëndrimi për njohje të shtetit të Kosovës si bazë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-të janë për zgjidhjen e çështjeve Kosovë-Serbi mbi bazën progresive, përkatësisht nga çështjet ditore, tek ato më madhore, pa njohje. Kjo politikë ka marrë bazë edhe në planin Francezo-Gjerman. Edhe këtu nuk qëndron njohja e shtetit të Kosovës në qendër. Pritet këtej edhe presion i madh ndaj Prishtinës dhe edhe Beogradit. Nga të dy këto qendra kërkohet të ofrohen dhe ti zgjidhin çështjet gradualisht, pa njohje dhe në paqe. Baza është asociacioni i proklamuar nga SHBA-të.

Në planin Gjermano-Francez duket se nuk qëndron asociacioni. Megjithatë, nga SHBA-të kërkohet asociacioni pa kompetenca ekzekutive. Këtu duhet përsëritur edhe kritikën e fundit të z.Hill ndaj Prishtinës. Ai përveç që po kërkon respektimin e marrëveshjes për asociacion, deklaroi edhe këtë:

" Më vjen keq që u bombardua Serbia". Thënia e tillë është me dy teha! Rri qetë se përsëri mundë të bombardoheni ose me të vërtetë i vjen keq pse u bombardua më 1999 shteti serb.

I takon Ambasadorit Hill të sqarohet. Natyrisht se në të ardhmen do të kemi politikë të njëjtë dhe të dy anshme të SHBA-ve. Edhe ndaj Kosovës dhe edhe ndaj Serbisë do të ketë qëndrime të veçanta, kuptohet paqësore, respektuese dhe edhe ekonomike e financiare të njëjta. Ballkani ka rëndësi të madhe për paqen. Këtej dalin edhe qëndrimet e SHBA-ve ndaj Serbisë dhe Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".