Pasuria e krijuar nga zyrtarët e lartë publik duke u korruptuar, po i numëron orët e fundit para fillimit për tu konfiskuar

Pasuria e krijuar nga zyrtarët e lartë publik duke u korruptuar, po i numëron orët e fundit para fillimit për tu konfiskuar
Pasuria e krijuar nga zyrtarët e lartë publik duke u korruptuar, po i numëron orët e fundit para fillimit për tu konfiskuar

Dardan Grapci

  • 06 January 2023 - 16:20

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

 

Sado që publikohen të dhënat kundër korrupsionit nga Agjencioni Kundër Korrupsionit, apo cilado agjenci tjetër, pa u pastruar gjyqësori në Kosovë  është e kotë pritje e veprimit të konfiskimit të pasurisë së fituar përmes krimit.



Prokurorët dhe gjyqtarët në tërë Kosovën duhen të largohen nga puna  në mënyrë sistematike , hap pas hapi, të gjithë. Duhet të hapen vende të reja të punës pastaj për rininë, dhe asnjë person mbi 35 vjet nuk e kisha pranuar në punë si gjyqtare apo prokurorë sepse  e tanishmja po tregon që  kryesisht shtresa  e moshuar  janë të korruptuar e të shantazhuar.  Mosha, që sipas mendimit tim duhet të jetë për të aplikuar si Prokurore apo Gjyqtare, duhet të mes 25-35, kjo duhet të vlej për të dy gjinitë , femra e meshkuj. Zyrtaret politik të cilët i kanë fshehur të dhënat e pasurisë, duhet që këto pasuri tu konfiskohen, nga AKK-ja. Unë mendoj që në këtë çështje nuk duhet të ndërhyhet në punët e Gjykatave , ato duhet të ndihmohen duke bashkëvepruar edhe me AKK dhe në bashkëpunim me Bankat në Kosovë dhe me Policinë . Publikimi i të dhënave nga Agjencioni Kundër Korrupsionit, për rastet e dërguara në prokurori dhe të mbetura të pushuara e të pa trajtuara, është vetëm edhe në dëshmi tjetër që flet se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar janë duke e mbrojtur ashiqare krimin e organizuar. Sipas të dhënave të fundvitit nga Agjencioni Kundër korrupsionit, zbulohet se  mbi 200 raste janë dërguar  për korrupsion në prokurori dhe ato janë në pritje që të hetohen, e ku përfshihen zyrtar aktual dhe ish zyrtar të qeverive të kaluara të Kosovës. Të dhënat e fundvitit 2022 nga AKK nxjerrin shifrat sipas të cilave  janë 65  zyrtarë të lartë të cilët nuk e kanë deklaruar apo e kanë deklaruar me vonës pasurinë e tyre, përderisa janë mbi 200 raste të dërguara në Prokurori nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Mos deklarimi i pasurisë ngjall dyshime të bazuara se ata nuk mundë ta deklarojnë atë që kanë sepse është e kundërligjshme dhe nuk dinë se si ta arsyetojnë, ta mbulojnë ligjërisht dhe ta bëjnë transparente për opinionin publik. Andaj,  për dyshime të ndryshme të mos deklarimit, apo deklarimit të rrejshëm duke përfshirë edhe rastet e transferuara nga viti i kaluar, 200 raste që janë dërguar në prokurori për mos deklarim të pasurisë pasi që  janë kualifikuar për ti dërguar në prokurori si vepër penale, janë shifra serioze dhe alarmante. Në fillim të vitit 2022, sa e kam vërejtur unë si qytetar i Kosovës, ka filluar vetëm me hapat e parë zhveshja nga pasuria e vjedhur për dy dekada, prandaj  ish pushtetarët dhe oligarko-politiket që janë pasuruar në kundërshtim me ligjin dhe në mënyrë ilegale, në vitin 2023 s’do shpëtojnë aq lehtë, duke e ditur që me aprovimin e Komisionit të Venecias për krijimin e Projektligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme,  do t’ju konfiskohen mbi 80% te pasurisë që e kanë fituar ilegalisht, kurse do ju mbesin vetëm ato të cilat i kanë fituar në mënyrë legale. Uroj që deri në fund të Janarit 2023, të krijohet Byroja shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme me njerëzit që nuk janë politik dhe të cilët nuk korruptohen.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".