Në pritje të Vettingut dhe byrosë së konfiskimit të pasurisë alarmohen të gjithë ata që janë të korruptuar!

Në pritje të Vettingut dhe byrosë së konfiskimit të pasurisë alarmohen të gjithë ata që janë të korruptuar!
Në pritje të Vettingut dhe byrosë së konfiskimit të pasurisë alarmohen të gjithë ata që janë të korruptuar!

Gani Qarri

  • 07 January 2023 - 08:17

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Sipas ministres Albulena Haxhiu, që Vettingun dhe Byronë e Konfiskimit të pasurisë ti miratojnë në kohë së më të shkurtër, në fillim të këtij viti. Ata po planifikojnë që t’i finalizojnë aktet nënligjore, përfshi edhe procedurat për përzgjedhjen e drejtorit dhe stafit të kësaj Byroje në pjesën e dytë të vitit që sapo kemi hyrë, pra me një afat paksa më të shkurtër kohor, sepse a nevojë jashtëzakonisht shumë për këtë ligj.

-Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, do të nis edhe procedura për zgjedhjen e drejtorit dhe stafit tjetër mbështetës që do të punojnë në këtë institucion, pra planifikimet janë që në gjashtëmujorin e dytë të nisen procedurat për zgjedhjen e këtij institucioni dhe më pastaj, të bëhet marrja e përgjegjësve nga i njëjti. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se dy zotimet e Qeverisë aktuale, për procesin e Vettingut dhe Byronë për Konfiskim dhe Verifikim të Pasurisë së Pajustifikueshme do të miratohen në fillim të vitit 2023 kurse jetësimi i tyre, do të nis më së voni deri në gjysmën e dytë të po këtij viti.

Mirëpo duke pasur parasysh se KPK dhe KGJK, bëjnë përpjekje te vazhdueshme për sabotim dhe pengimin me çdo mënyrë, të reformave, pasi që viti në të cilin, sapo kemi hyrë, është viti i miratimit të Vetingut dhe fillimit të zbatimit të ligjit për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme, ky pritet të jetë vit i betejës më të ashpër në mes të qeverisë së Kosovës për jetësimin e legjislacionit, reformim dhe pastrim të sistemit të kapur gjyqësor e prokurorial, me institucionet e kapura të drejtësisë nga nëntoka e krimit të organizuar, tash e mbi dy dekada.

Madje edhe vet Ministrja Haxhiu ka shprehur publikisht shqetësimin se si institucionet e kapura të drejtësisë së inkriminuar, po e keqpërdorin pozicionin e tyre, duke u ngritur edhe mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës. Ajo dëshmoi se tanimë edhe opinioni i dytë i Komisionit të Venecias mbi ligjin e Byrosë për Konfiskim dhe Verifikim të Pasurisë së Pajustifikueshme ka qenë pozitivë, prandaj në janar pritet që këto ndryshime të votohen edhe në Komisionin Parlamentar për Legjislacion.

Kështu që sipas ministres Haxhiu ata po planifikojnë që t’i finalizojnë aktet nënligjore, përfshi edhe procedurat për përzgjedhjen e drejtorit dhe stafit të kësaj Byroje në pjesën e dytë të vitit që sapo kemi hyrë, pra me një afat paksa më të shkurtër kohor, sepse kemi nevojë jashtëzakonisht shumë për këtë ligj. Ndërsa në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, do të nis edhe procedura për zgjedhjen e drejtorit dhe stafit tjetër mbështetës që do të punojnë në këtë institucion, pra planifikimet janë që në gjashtëmujorin e dytë të nisen procedurat për zgjedhjen e këtij institucioni dhe më pastaj, të bëhet marrja e përgjegjësve nga i njëjti”, ka deklaruar ministrja Albulena Haxhiu. Ministrja e Drejtësisë thotë se derisa dy vitet paraprake shërbyen për të punuar në koncept-dokumente e amendamente kushtetuese për Vettingun si dhe për Projektligjin për Byronë, gjysma e vitit 2023 duhet t’i gjejë duke jetësuar në praktikë të dyja këto procese dhe nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2023 të nis zbatimi i punëve të cilat i kemi adresuar.

Haxhiu ka deklaruar se tashmë serioziteti i vendosjes për të arritur më shpejtë cakun e formimit, dekriminalizimit dhe fillimit të konfiskimit të pasurisë është në dorën e Kuvendit të Kosovës, pasi që me miratimin e komenteve të fundit të Venecias që ka treguar saktë dhe strikt se si të vazhdohet tutje, nuk ka më, asnjë arsye për vonesë dhe zvarritje të mëtejme të miratimit dhe fillim-zbatimit të këtyre ligjeve. Megjithatë duke qenë se për procesin e Vettingut nevojitet edhe mbështetja e opozitës, për çka kjo mbështetje deri tash ka munguar, ajo ka thënë se për të mos u bllokuar procesi ka edhe një plan B, në rast se nuk arrijnë të ecin me atë që është planifikuar sa i takon procesit të Vettingut.

Pra obstruksionet e opozitës, sipas ministres Haxhiu mundë të vijnë edhe për Vettingun dhe për Byron e Konfiskimit të pasurisë, njësoj sikur që ka ndodhur me Ligjin për Këshillin Prokurorial të dërguar për opinion në Gjykatën Kushtetuese. Reforma më e madh që ka ndodh deri tani, e cila ka mund të jetësohet shumë më parë, ka qenë reforma për Këshillin Prokurorial të Kosovës, që është bërë po ashtu në bashkëpunim të plotë me Komisionin e Venecias, duke marr edhe opinionin e dytë për tu bindur, sikurse për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë. Por pavarësisht të gjithave, opozita e inkriminuar, e ka dërguar, atë në Gjykatën Kushtetuese, fatkeqësisht për ta vonuar procesin, dhe shtyrë realizimin e tij, sa më gjatë.

Sipas ministres Haxhiu për shkak të Vettingut, në Këshillin Prokurorial të Kosovës, prokurori dhe gjyqësinë e inkriminuar edhe institucionet e drejtësisë po e keqpërdorin pozicionin e tyre, për të penguar reformën në drejtësi. Madje veçanërisht sa i përket vendimit të pagave është për keqardhje qëndrimi i tyre, të cilët po i bëjnë bojkot shtetit, vendim që ne e morëm me të drejtë, sepse ishte i paligjshëm, ata treguan që janë të interesuar vetëm për aspektin material dhe jo edhe për përgjegjësitë që kanë para ligjit, qytetarëve të vendit dhe shtetit të Kosovës!

Kështu që, është shumë e habitshme se si institucionet e drejtësisë edhe pse sot nuk ka ministër, a kryeministër të Qeverisë që thërret prokurorët e gjyqtarët dhe u thotë vendos kështu, apo ashtu për cilindo rast, siç ka ndodhë në të kaluarën, ato në emër të pavarësisë, po e keqpërdorin pozicionin që mbajnë dhe shumë shpesh e shohin veten, mbi Kushtetutën dhe mbi shtetin e Kosovës duke dalë hapur kundër Vetting-ut, dhe reformave të domosdoshme në sistemin e drejtësisë së inkriminuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".