Plani franko-gjerman për marrëveshjen me Serbinë është formula e unitetit të BE-së për ta njohur Kosovën

Plani franko-gjerman për marrëveshjen me Serbinë është formula e unitetit të BE-së për ta njohur Kosovën
Plani franko-gjerman për marrëveshjen me Serbinë është formula e unitetit të BE-së për ta njohur Kosovën

Dr. Hysni Aliu

  • 07 January 2023 - 08:03

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Ardhja e emisarëve perëndimor për dialogun, dhe tendenca e pritjet që të ketë marrëveshje Kosovë Serbi deri në mars të këtij viti, detyrimisht në Kosovë duhet të nxisin një nivel të seriozitetit maksimal në qasjen ndaj këtij procesi, si nga qeveria, presidenca, opozita, mediet dhe analistët, pore edhe mbar populli shqiptarë, kombi ynë anë e mbanë botës, shteti amë Shqipëria por edhe nga intelektualët, akademitë e dy shteteve tona, dhe secili individ që në një mënyrë ose tjetër mund të bënë që Kosova të peshon më rëndë në këtë situatë kritike për Kosovë dhe Ballkanin.

-Po i dëgjoj me kujdes deklaratat e qeveritarëve, presidencës, opozitarëve, zyrtareve serb në Serbi në krye me Vuçiqin, ndërkombëtarëve dhe analistëve ndërkombëtar, ku në disa prej tyre vërej një seriozitet dhe largpamësi e realizëm, ndërsa te disa vërej deklarime të gabueshme në aspektin e kohës se kur thuhet dhe në mënyrën se si thuhet një gjë e cila do ta determinon suksesin ose mos suksesin e këtij dialogu dhe propozimit franko gjerman.

Jam tepër i lumtur që Franca dhe Gjermani qëndrojnë prapa këtij plani që pretendohet të jetë final për këtë fazë, plan i cili do i jepte Kosovës, subjektivitetin e plotë ndërkombëtar, dhe mundësinë për tu integruar e zhvilluar si pjesë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare. Jam i gëzuar që ky plan ka përkrahjen e të gjitha vendeve të BE-së, përfshirë edhe të atyre që ende nuk e njohin Kosovën për arsye të tyre të brendshme , dhe kjo është një gjë tepër e rëndësishme. Jam i lumtur me qasjen e qeverisë dhe presidencës që planin franko gjerman po e konsiderojnë si bazë e mirë për bisedime dhe plan që përmban terminologji adekuate për raportet në mes dy shteteve. Jam i kënaqur që me këtë plan përfundimisht fundoset ideja e copëtimit të Kosovës dhe si rrjedhojë edhe copëtimi i Ballkanit e Evropës i cili do pasonte me pastaj.

Më falni nëse po gaboj, por jam shumë i kënaqur me kancelarin Gjerman Sholc dhe po ashtu edhe me presidentin e Francës Emanuel Macron, i cili po më duket mua e ka ndjerë kundërmimin e erës së pistë të Serbisë në Ballkan dhe Evropë e Botë, duke parë sjelljet e saj përçarëse, që nga krijimi i aleancave për Ballkanin e Hapur Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, pastaj aleancën tjetër Serbi Hungari Austri, duke vazhduar me aleancën Serbi Kinë e Rusi Azerbejxhan, dhe kthimi i shpinës Francës për të u ofruar me SHBA- te, si një superfuqi nga e cila në masën dominuese varet edhe epilogu i luftës në Ukrainë e në këtë kuadër fati i Evropës dhe botës. Dihen antagonizmat SHBA Francë, edhe pse janë aleat në të njëjtën kohë, apo Francë Azerbejxhan dhe raportin e Serbisë me ta në kohët e fundit.

Po ua zbuloj një sekret të mendjes time, unë çdo herë kam pasur një simpati të veçantë për presidentin e Francës, edhe pse është konsideruar i afërm me presidentin Vuçiq, sepse unë kam besuar në njerëzillakun e tij. Dhe a e dini ku e kamë vërejtur këtë njerzillak, ndër të tjerat , e kam vërejt në mënyrën se si ky president i përshëndet burrështetasit nikoqir i të cilëve është, psh presidenten tonë zonjën Osmani, apo kryeministrin Kurti apo kryeministrin Edi Rama, një përshëndetje nga zemra, një përshëndetje me dy duart, ku një dorë jep e tjetra përçon përkëdheljen dhe ndjenjën e shpirtit, një natyrë njerëzore komunikimi, një modesti por edhe vendosmëri njëkohësisht, që të jep të kuptosh që ke të bësh me një njeri që mbi të gjithat i ka vlerat njerëzore, e pastaj vijnë gjërat tjera. Dhe këta njerëz natyrisht lëndohen shumë në tradhtinë që mund ti bëhet, mashtrimin, harresën e të mirës, gjëra të cilat po i bënë Serbia tani në raport me ta, duke zgjedhur një konkurrent të tyre në kohen me të vështirë për kontinentin. Uroj shumë që të mos jam gabim.

Mua me frikëson niveli se ku po nisemi në këtë dialog rreth planit franko gjerman. Qeveria ka qasje absolutisht reale, ndërsa Serbia ka zgjedhur qasjen refuzuese, por si gjithherë janë të gatshëm të bisedojnë me shekuj, pra pikënisja e tyre është strategjikisht e mirë për Serbinë, ndërsa pala ndërkombëtare, duke pranuar që në fillim që njohja nuk është e mundshme në këtë fazë, po tregohet jo diplomatike, aspak strategjike në negocim apo neutrale në aspektin e pikënisjes. Së dy palëve negociuese.

Ta thjeshtësoj: kemi planin franko gjerman, kemi Serbinë e cila niset nga zeroja dhe Kosovën që niset në nivelin pesëdhjetë, dhe bashkësinë ndërkombëtare që niset nga niveli njëqind.

Kjo mënyrë e qasjes, ku bashkësia ndërkombëtare paraprakisht tregon 100 %, e sjell Serbin në pozitë të favorshme, ku 0 e Serbisë mundet të ngritët në 30-50 ndërsa 50 i Kosovës nuk ka gjasa të ngritët tek 100 shi, por të bjer tek 30 shi i Serbisë, sepse dihet që dialogu është kompromis, dhe dihet që Serbia do të kërkon që termet që janë përdorur në atë dokument të modifikohen si terme neutrale, gjë që e bënë marrëveshjen të pa pranueshme për Kosovën, e që do të thotë dështim i dialogut, dhe fajësim i Kosovës padrejtësisht. Deklaratat e llojit "nuk është e mundshme që në këtë fazë Serbia ta pranon pavarësinë e Kosovës" natyrisht që janë realiste, pore nuk janë politikisht të përshtatshme sepse me këtë lëshim ende pa filluar bisedimet, mundësia e një zgjidhje ku të dy palët do janë fitues po bëhet inekzistente. Kjo qasje është në fund të fundit e dëmshme edhe për vetë Serbinë në afat të gjatë, sepse mos zgjidhja e çështjes së Kosovës do i pengon integrimet e saj në BE, dhe lirimin e Serbisë nga barra e quajtur Kosovë.

Sa i përket opozitës kosovare, kemi një qasje tërësisht elektorale, ku çdo gjë që flasin e ndërlidhin me z. Kurtin, sikur ky i fundit të ishte presidenti amerikan, dhe të kishte në dorë zgjidhje magjike. Pra opozita nuk ju thotë ambasadorëve perëndimore se përse po deklaroheni që njohja e ndërsjellët nuk është e mundshme në këtë fazë, por i thonë Kurtit, sepse këta ambasador po deklarojnë kështu. Kjo është një mënyrë e sëmurë e të vepruarit që nuk i shërben shtetit tonë e as vet opozitës. Nuk mundesh të jesh në një front përball armikut, ndërsa të hapësh zjarr kundër bashkëluftëtarëve të tu në atë betejë, kështu po bënë opozita.

Këto gjëra shiten në elektorat që një përqindje e vogël e tyre është aq naiv për mos të thënë budalla që beson se ngritja e çmimit të vajit apo artikujve tjerë ushqimor vjen si rrjedhojë e politikanëve të Kurtit, e nuk e kupton se kemi të bëjmë me krizë ekonomike botërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".