Sundimi i shtetit për dy dekada nga strukturat e krimit ka detyruar qytetarët të kërkojnë zgjidhje në ikje , shpresa e vetme në rrugët e migrimit

Sundimi i shtetit për dy dekada nga strukturat e krimit ka detyruar qytetarët të kërkojnë zgjidhje në ikje , shpresa e vetme në rrugët e migrimit
Sundimi i shtetit për dy dekada nga strukturat e krimit ka detyruar qytetarët të kërkojnë zgjidhje në ikje , shpresa e vetme në rrugët e migrimit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 08 January 2023 - 16:36

Shkruan: ANALISTI-RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

Për ikjen nga Kosova që shkaktar janë banditët që ishin të veshur me xhaketën e shtetit duhet të përgatiten edhe për një gjë dhe këtë mbajeni mend mirë. Po, u liruan vizat për të dalë jashtë dhe po e pinë ujin e një qyteti evropian, ata banda dhe kryebanditët e bandave politike nuk do të kenë votues dhe  do zbrazen dhe atë do mbesin si langonj.

 

Migrimet si fenomen datojnë shumë herët, që nga mesjeta dhe atë qysh nga koha e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Mirëpo ato kanë qenë të natyrës tjetër edhe pse dihet. Kurse tani janë të mjerueshme kur e kapin torbën dhe ja lënë shëndetin pragut të shtëpisë, Kosovës. Tani nga politika e mbrapsht, nga politika HAJDUTE, nga politika e njerëzve të pa ditur e kanë sjellë këtë gjendje të mjerueshme. Dhe shikoni e merrni statistika, asnjë nuk ik dhe largohet nga ata që e drejtonin pushtetin, sepse, bile ata  i kanë dërguar për të shkolluar në shkollat më të shtrenjta në hotele luksi. E di që është e pa vend, por duhet ta them se "fukarallëku të dërgon në derën e hasmit" dhe , kjo po e përsërisë se sebep është politika e bandave që ishin të lidhura me oligarkët më të kamur, të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale dhe ata siguruan për familjet e tyre pasuri për 30 e më shumë breza dhe ata që nuk kishin të njohur dhe nuk ishin në këtë rrjetë vuanin për bukën e gojës, për ilaçe dhe kjo u bë e pamundur për të jetuar dhe u detyruan të ikin. Përse e thash se fukarallëku të dërgon në derën e hasmit se është e natyrshme deshët apo s´deshët të pranojmë krejt kollaj e lënë nënshtetësinë tonë dhe e marrin atë amerikane, gjermane dhe diku tjetër sa për të siguruar familjen dhe të mos dëgjojmë  më zhurmën e zorrëve të barkut të fëmijëve ose duhet la borxhet që janë futur deri në fyt se zor i madhe është kur të troket te dera borxhliu dhe prandaj nuk e vrasin veshin ata dallkaukët dhe matrapazët që u pasuruan me hajni dhe u bënë super milioner që deri dje nuk kishin as brekë e as çorapë. Prandaj, as të mos habitet askush edhe nga ASIMILIMI dhe mu për këtë po ju tregoj diçka nga përvoja që kam parë dhe kam dëgjuar:"burrat më të fortë të kombit i ka prekur asimilimi" se të mos flasim për ato nëna ose baballarë hamalla që vetë flasin gjuhën e huaj duke e pasur gjuhën e ëmbël shqipe dhe bile e zënë krenar, ndaj këta nuk kanë as komb e as fe. Nuk e tha kot Fan Stiliyan Noli:"Ju thaftë ajo gjuhë, që e mëson fëmijën gjuhë të huaj duke e pasur gjuhën e nënës". Eh, për ikjen nga Kosova që shkaktar janë banditët që ishin të veshur me xhaketën e shtetit duhet të përgatiten edhe për një gjë dhe këtë mbajeni mend mirë. Po, u liruan vizat për të dalë jashtë dhe po e pinë ujin e një qyteti evropian, ata banda dhe kryebanditët e bandave politike nuk do të kenë votues dhe do zbrazen dhe atë do mbesin si langonj. Edhe një gjë është evidente që nuk duhet harruar ajo se shkelet dhe hahet djersa e punëtorit deri në palcë, nuk kanë kurrfarë sigurimesh, nuk kanë të drejt pushimi që paguhet , ndërkaq matrapazët mbushin thasët me para dhe bile aq paturpësisht thonë dhe krenohen se po mbajnë familje me bukë dhe si mos të ikin kur punëtorët bien nga skelet dhe as sigurim e asgjë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".