Dorëheqja e Qeverisë Kurti në pranverë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme e shpëtojnë Kosovën nga projekti i ndarjes përmes formimit të Asociacionit një etnik të komunave serbe

Dorëheqja e  Qeverisë Kurti në pranverë dhe  zgjedhjet e jashtëzakonshme  e shpëtojnë  Kosovën nga projekti i ndarjes përmes formimit të Asociacionit   një etnik të komunave serbe
Dorëheqja e  Qeverisë Kurti në pranverë dhe  zgjedhjet e jashtëzakonshme  e shpëtojnë  Kosovën nga projekti i ndarjes përmes formimit të Asociacionit   një etnik të komunave serbe

Blerim Burjani

  • 09 January 2023 - 07:25

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Themelimi i bashkësisë së komunave etnike është akt i kryer, akt i dhunshëm për tu krijuar ndarja, është e çuditshme logjika e insistimit për themelim. Kryeministri Albin Kurti i ka dy rrugë për ta themeluar “zajdnicen dhe me pranuar ndarjen e Kosovës në të ardhmen e afërt apo të largët, ose për të quar shtetin në zgjedhje. Pra Albinin e pret dorëheqja deri në mars, që ne të shkojmë në zgjedhje për të mos e krijuar Asociacionin.

-Nxjerra e temës së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, temë kryesore në fillim të vazhdimit të dialogut me Serbinë tani më është një gjë e pritshme. Që nga momenti i vendosjes së barrikadave e kam thënë se barrikadat hiqen por nuk duhet të gëzohemi shumë, për shkak se do të kërkohet pastaj edhe më fuqishëm themelimi i Asociacionit të komunave serbe. Kjo është fatkeqësi që është pranuar ndërkombëtarisht që të ketë komuna etnike e që do të thotë një etnitet i pavarur brenda Kosovës e që kurdo herë hap rrugën e ndarjes së Kosovës, në të ardhmen e largët. Për pjesët e mbetura të Kosovës pastaj ato mundë të bëhen bashkë me Shqipërinë, e pjesa tjetër me Serbinë. Kjo duket kështu në një perspektivë të ardhshme 50 vjeçare.

Pra rreziku është bërë dhe është pranuar ndërkombëtarisht, nuk ka rëndësi a ka a po nuk ka kompetenca ekzekutive a jo,me rëndësi është apo po përgatitet fatkeqësia për shqiptarët dhe trojet etnike, pra sot logjikohet çuditshëm se duhet të ketë asociacion etnik e që askund në botë nuk ka, ky asociacion do të përforcohet në të ardhmen e afërt dhe do të shantazhohet Kosova dhe shqiptarët. Është për të ardhur keq që askush më nuk mendon ndryshe në perëndim. Themelimi i bashkësisë së komunave etnike është akt i kryer, akt i dhunshëm për tu krijuar ndarja, është e çuditshme logjika e insistimit për themelim.

Kryeministri Albin Kurti i ka dy rrugë për ta themeluar “zajdnicen dhe me pranuar ndarjen e Kosovës në të ardhmen e afërt apo të largët, ose për të quar shtetin në zgjedhje. Pra Albinin e pret dorëheqja deri në mars, që ne të shkojmë në zgjedhje për të mos e krijuar Asociacionin. E vërteta është kjo se nuk ka shqiptar që e pranon skenarin e ndarjes së Kosovës, kur dihet se Serbia pas Kongresit të Berlinit kishte deportuar mbi 300.000 shqiptar ,70 mijë prej tyre ishin masakruar 70 mijë shqiptar. Pra ndarja e Kosovës do të ishte etapa e dytë e fatkeqësisë kombëtare shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".