
Lexoni edhe:
Dorëheqja e Qeverisë Kurti në pranverë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme e shpëtojnë Kosovën nga projekti i ndarjes përmes formimit të Asociacionit një etnik të komunave serbe
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Ka kohë që diplomacia e Kosovës është tërësisht në amulli. Kjo diplomaci nuk vepron. Kemi më shumë se tri a katër vite që nuk kemi njohje të reja. Në anën tjetër, po e vazhdon shteti serb fushatën për pasivitet të njohjeve ose për çnjohje të shtetit të Kosovës.
-Në diplomacinë çetnike serbe flitet për shtete të ndryshme që kanë hequr gjoja njohjet. Më herët flitej për 20 shtete. Tash ky numër u reduktua në nëntë njohje. Zyrtarisht nuk kemi të dhëna për çnjohje të shtetit të Kosovës. Mirëpo, ka informacione për pasivizim të njohjeve. Ky pasivizim ka ardhur si rezultat i disa faktorëve: 1. Dialogu me shtetit serb, pa e njohur Kosovën nga Unioni Evropian, nga SHBA-të e nga shtetet tjera dominante, në raport me Serbinë. 2. Diplomaci shumë e dobët e Kosovës në raport me shtetet që e kanë njohur Kosovën në shtet dhe me shtetet tjera që ende nuk ka njohje .
3. Mos puna adekuate e diplomacisë së Tiranës zyrtare në raport me shtetet dhe me mekanizmat ndërkombëtar. 4. Puna intensive e çetnikëve serbomëdhenj të Beogradit në drejtim të mos njohjes dhe për çnjohjen e shtetit të Kosovës dhe 5. Aktiviteti i ashpër i Kinës dhe Rusisë në KS të OKB-së kundër shtetit të Kosovës. Veprimet e tilla e kanë neutralizuar shumë punën diplomatike të Kosovës. Vetë diplomacia kosovare edhe këtu edhe ajo e shtetit shqiptar, tërësisht ka dështuar në drejtim të njohjes së shtetit të Kosovës. De-jure nuk pritet tash njohje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".