Daullet po bien gjithandej kundër kapjes së shtetit nga krimi, është koha e zgjimit për të gjithë!

Daullet po bien gjithandej kundër kapjes së shtetit nga krimi, është koha e zgjimit për të gjithë!
Daullet po bien gjithandej kundër kapjes së shtetit nga krimi, është koha e zgjimit për të gjithë!

Skender Mulliqi

  • 12 January 2023 - 13:35

Shkruan: Analisti - Skënder Mulliqi

Mjaftë gjatë na kanë ngre për hunde gjysmë të arsimuarit, që pa dijen na e kanë shitur për etikë! Mjaftë gjatë dëgjuam gjuhë të pa artikuluar, dëgjuam veprime qorre…! Gati të besojmë edhe atë se toka nuk është si globi, por është si pllakë! Bukur shumë hymë në vallen e banaliteteve që na i servuan për shumë vite. Tash është koha e zgjimit për të gjithë.

-Sikur që dihet, për disa njerëz nuk kemi çka të rrëfejmë për të mirë. Nëse dikujt ja rrahim kokën më çekan, më qëllim që ai te lë budallallëkun, ai e shton budallallëkun edhe më shumë! Kjo është logjikë e mjerë, që po na mbytë qe shumë kohë , nga kategoritë e caktuara të njerëzve të politikës , biznesit, të medieve të shkruara dhe elektronike. Mos t’ju mundojë më shumë lexues të nderuar, më mendimet që nuk na duhen .

Jetën publike shumë e kanë “grabitë” të padijshmit, materialistët, pseudo intelektualet e injorantët, të cilët po na “dhunojnë “ trurin e shëndoshë. Detyra morale e qytetarëve është të bëhen pjesë e jetës shoqërore dhe politike , për ta bërë këtë jetë shumë më të mirë. Sikur po na mungon logjika dhe brenga për fatin tonë! Nëse flasim për moralin qytetarë, shumë është tretuar . Mjaftë gjatë na kanë ngre për hunde gjysmë të arsimuarit, që pa dijen na e kanë shitur për etikë!

Mjaftë gjatë dëgjuam gjuhë të pa artikuluar, dëgjuam veprime qorre! Gati të besojmë edhe atë se toka nuk është si globi, por është si pllakë! Bukur shumë hymë në vallen e banaliteteve që na i seruan për shumë vite. Është koha e zgjimit për të gjithë. Daullet po bien për të gjithë ata që kanë vesh dhe sy, por edhe dy fije mend në kokë! Të luftojmë që të ndihemi shumë më mirë! Të luftojmë o njerëz që ta mbrojmë tokën tonë nga armiqtë serbosllavë…! Atdheut po i paraqitet serish rreziku!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".