Bashkimi kombëtar në trojet etnike zgjidhja më e përshtatshme politike dhe diplomatike

 Bashkimi kombëtar në trojet etnike zgjidhja më e përshtatshme politike dhe diplomatike
 Bashkimi kombëtar në trojet etnike zgjidhja më e përshtatshme politike dhe diplomatike

Muhamet Kelmendi

  • 13 January 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kombet kanë perspektivë vetëm me unitet kombëtar, me bashkim territorial dhe me unifikim të gjuhës, të kulturës, të territorit dhe të formimit psikik e kulturor të kombit. Bashkimi i kombit është baza e zgjidhjes përfundimtare të çështjes në Ballkan. Ka ardhur koha kur armiqtë si serbët, malazezët, maqedonët, sllavët dhe grekët duhet të kuptojnë se pa shqiptarët e bashkuar kurrë nuk ka paqe Ballkani. Këtu qëndron e ardhmja.

-Kryeministri Kurti e ka mendimin e vetë. Atij dhe të tjerëve nuk mundë të jua mohon askush qëndrimin. Parimisht nuk duhet të ketë ndërrim të territoreve pa konsolidim të shtetit ose me bashkim të kombit. Është mirë të ketë njohje reciproke. Bazë e zgjidhjes së çështjes është njohja midis Kosovës dhe Serbisë. Ideja e udhëheqjes së përparshme për ndërrim të territoreve ishte e mbështetur në një bazë të gabuar. Nuk fitonte me ato propozime që qarkullonin në media asgjë Kosova. Vendet më domethënëse për Kosovën, si Mitrovica, Ujmani, Trepça, Medvegja dhe Bujanovci nuk kishin status të caktuar. Ato nuk dilnin në territore të Kosovës. Kjo nuk ishte ndërrim.

Ishte humbje e madhe e territoreve historike të Kosovës. Ndërrimi ka sukses vetëm nëse respektohet pikësynimi historik i kombit shqiptar. Shqiptarët kanë humbur shumë territore të veta. Tash nuk mundet kurrsesi të humb Trepça, Ujmani, Mitrovica, Bujanovci dhe Medvegja. Këto territore janë synim i pa kompromis i Kosovës dhe i shqiptarëve si komb. Me këtë bazë ka sukses ndërrimi i territoreve. Çdo ndërrim i territoreve që mund të shkelë këtë është ripushtim i territoreve shqiptare. Republika nuk mund të pranon humbje të territoreve. Republika e Kosovës është shtet me 95% i përbërë nga shqiptarët.

Ndërrimi pa realizimin e aspiratës historike të bashkimit kombëtar nuk e garanton të ardhmen. Kombet kanë perspektivë vetëm me unitet kombëtar, me bashkim territorial dhe me unifikim të gjuhës, të kulturës, të territorit dhe të formimit psikik e kulturor të kombit. Bashkimi i kombit është baza e zgjidhjes përfundimtare të çështjes në Ballkan. Ka ardhur koha kur armiqtë si serbët, malazezët, maqedonët, sllavët dhe grekët duhet të kuptojnë se pa shqiptarët e bashkuar kurrë nuk ka paqe Ballkani. Këtu qëndron e ardhmja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".