Kurti dhe Osmani janë midis dy zjarreve për marrëveshjen e mbrapshtë të Asociacionit, patate e nxehtë e trashëguar në duar me nënshkrimin e Thaçit dhe Vuçiqit

Kurti dhe Osmani janë midis dy zjarreve për marrëveshjen e mbrapshtë të Asociacionit, patate e nxehtë e trashëguar në duar me nënshkrimin e Thaçit dhe Vuçiqit
Kurti dhe Osmani janë midis dy zjarreve për marrëveshjen e mbrapshtë të Asociacionit, patate e nxehtë e trashëguar në duar me nënshkrimin e Thaçit dhe Vuçiqit

Dardan Grapci

  • 14 January 2023 - 08:03

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Amerika nuk do të duhej të lejonte fare që në Kosovë të përzihen dhe të ushtrojnë ndikim shtetet e huaja që nuk janë miqësore në raport me Kosovë, e që deri sot e kanë lënë Kosovën në baltë duke premtuar dhe duke mos e ndihmuar. Në këto zhvillime dinamike politike e diplomatike, duhet pasur shumë kujdes që Kosova dhe shqiptarët të mos provokohen dhe të mos dëmtohen me vendime të dëmshme, të njëanshme e diskriminuese.

-Tani do të ishte mirë që Hashim Thaçi të lirohet përkohësisht dhe urgjentisht nga Burgu, dhe ta shikoj haptas se në çfarë gjendje politike e ka sjellë Kosovën me nënshkrimin e tij për ZAJEDNICEN. Gjithashtu duhet të jep përgjegjësi për të gjitha marrëveshjet në dëm të Kosovës, për këto skandale dhe marrëveshje të fshehta që i ka bërë me “djalin e Sllobes”, Aleksandër Vuçiqin, vetëm për ta destabilizuar gjendjen politike dhe ekonomike në vend, që ka qenë dhe mbetet qëllimi i Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani tani janë midis dy zjarreve, që nuk dinë se si të veprohet në këtë rast, njëra anë kushtëzimi nga SHBA-të për ta themeluar - "ZAJEDNICEN" , kurse nga ana tjetër, nëse e pranojnë këtë marrëveshje, do të ketë zhgënjim dhe ndëshkim nga qytetarët, dhe shteti do të rrezikon të zhytet në kaos. Pikë së pari mendoj që për ti ikur formimit të ZAJEDNICES, duhet të pranohet plani FRANKO-GJERMAN.

Pika e dyte e di që Amerika është ajo që i ka filluar hapat e parë për ta bombarduar Serbinë, por ajo se çka po më bënë për të dyshuar është dilema pse SHBA-ja po bënë “trysni” ndaj Kosovës për ta krijuar ZAJEDNICEN, e nuk po i bëjnë presion Serbisë për ti larguar grupet ilegale e kriminale nga Kosova, të cilat grupe janë të mbështetura edhe nga mercenar rus? Dhe pika e tretë është përsëri një dilemë që nuk po mundë ta kuptoj dhe nuk po e zbërthen akoma asnjë njohës i politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare: pse presioni amerikan kryesisht ndaj Kosovës dhe shumicës shqiptare kur dihet se ne shqiptarët de fakto jemi populli më pro amerikan.

Amerika nuk do të duhej të lejonte fare që në Kosovë të përzihen dhe të ushtrojnë ndikim shtetet e huaja që nuk janë miqësore në raport me Kosovë, e që deri sot e kanë lënë Kosovën në baltë duke premtuar dhe duke mos e ndihmuar. Në këto zhvillime dinamike politike e diplomatike, duhet pasur shumë kujdes që Kosova dhe shqiptarët të mos provokohen dhe të mos dëmtohen me vendime të dëmshme, të njëanshme e diskriminuese. Unë do të dëshiroja ta di një se cili do të jetë pozicioni i r BE-së dhe SHBA-ve nëse qytetarët e Kosovës do të reagojnë me kundërshtim dhe të krijohet një gjendje kaotike, në rast se formohet ZAJEDNICA.

Si do të veprojnë këto fuqi ndërkombëtare kur qytetarët e pakënaqur të Kosovës do të mundë të shprehen edhe me kërkesa për tu larguar nga Kosova të gjithë ata që kanë gabuar dhe ndihmuar në krijimin e Asociacionit, shtet brenda shtetit? Këtë pyetje duhet të ja shtron vetes secili diplomat ndërkombëtar që insiston në formimin e një krijese të re autonome me kompetenca juridike e politike, sepse dita – ditës opinioni kosovar është nën presion dhe në tension, atmosferë kjo që po shpërfaqet hapur edhe në publik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".