Kjo është e padrejtë, BE po e lidhe liberalizimin e vizave për Kosovën edhe me procesin e dialogut me shtetin kriminal serb

Kjo është e padrejtë, BE po e lidhe liberalizimin e vizave për Kosovën edhe me procesin e dialogut me shtetin kriminal serb
Kjo është e padrejtë, BE po e lidhe liberalizimin e vizave për Kosovën edhe me procesin e dialogut me shtetin kriminal serb

Muhamet Kelmendi

  • 14 January 2023 - 08:10

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Duket qartë se e tërë pozita e Kosovës lidhet me dialogun me shtetin kriminalo-terrorist serb dhe me lëshimet që kërkohen të bëhen ndaj Serbisë nga Kosova. Edhe viti 2024 i deklaruar për liberalizim të vizave për Kosovën do të varet nga dialogu dhe marrëveshja me shtetin serb. Fakte tjera nuk ka.

-Liberalizimi i vizave në kuadër të shteteve të "Shengenit" realizohet në bazë të kushteve konkrete të përcaktuara nga BE. Kushtet e tilla iu kanë dhënë Kosovës para një decenie. E këto kushte janë plotësuar që në vitin 2018. Nuk ka kusht të paraqitura që nuk e ka plotësuar Republika e Kosovës. Së këndejmi shtrohet pyetja: Pse nuk është bërë liberalizimi i vizave për Kosovën? Kemi hyre në vitin e pestë nga koha kur Republika i ka plotësuar kushtet e BE-së. Këtë e ka konstatuar dhe faktuar edhe Komisioni i Parlamentit te Bashkimit Evropian.

Mos liberalizimi i vizave për Kosovën rrjedh kryesisht nga fakti se mbi Kosovën gradualisht është bërë presion i madh për kompromis, për të lëshuar pe nga sovraniteti i shtetit dhe për të dëgjuar UE-ne në dialog me shtetin serb. Kjo formë e presionit është bërë nga koha kur Kuvendi i Kosovës e shpalli Kosovën në shtet të pavarur dhe sovran. Filluan diskutimet me shtetin serb me ndërmjetësim nga BE-a për çështje teknike dhe tash në vitin 2023 po bëhet presion edhe për të diskutuar me shtetin serb për status të Kosovës. Politikanët e caktuar nga UE për ndërmjetësim, si z.Borel, ashtu edhe z.Lajqak, kurrë nuk e kanë përmendur në dialog Kosovën si shtet.

Për ta del se Kosova është një territor pa status e që duhet të zgjidhet me dialog me shtetin serb. Kjo kundërthënie dyanësore, në mes shteteve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës me shtetet që e kanë pranuar shtetin e Kosovës në kuadër të BE-së, ka na ka dërguar deri te vonesat e mos liberalizimit të vizave. Zaten të dy këta përfaqësues vijnë nga vendet, përkatësisht nga Spanja dhe Sllovakia, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Këtej vërehet dualizmi në qëndrime. Tamam del se Kosova e paska pasur të pushtuar Serbinë, sepse vetëm ndaj Kosovës po bëhet presion. Ndërsa, shteti terrorist serb po përdhelet dhe tolerohet në veprime kriminale. Kosovës nuk iu liberalizuan vizat. Republika nuk u pranua ende në status të kandidatit për BE-në. Kosova nuk është ende anëtare e Parlamentit Evropian. Kjo, në njërën ane për Kosovën, ndërsa në anën tjetër, Serbisë iu liberalizuan vizat dhe u bë kandidate e BE-së.

Tamam sikur Serbia të kishte qenë e pushtuar nga Republika e Kosovës. U shkua deri atje sa që për Kosovën u formua Gjykate Speciale, ndërsa për shtetin kriminal serb, që i kushtoj Ballkanit mbi 300 mijë njerëz të vrarë nga Serbia nuk u bë ndonjë Gjykate Speciale. Tash po insistohet të krijohet edhe një Republike serbe me Asociacion në Kosovë. Po dalin tri shtete serbe në Ballkan. Z. ESKOBAR deklaroi: " Krijimi Asociacionit te komunave me shumicë serbe në Kosovë do të fillon të realizohet tash në Janar".

Po pse z. ESKOBAR nuk po e bënë Republikën shqiptare në komunat shqiptare të Luginës së Preshevës që janë nën Serbi? Mos ndoshta SHBA-të nuk e kanë të qartë pozitën vazale të shtetit serb ndaj Rusisë? Nëse është kështu, mjafton të shikohen raportet serbo-ruse, ato të kriminelit Vuçiq me kriminelin tjetër nga Rusia, Putin ose varshmërinë, e Dodikut, një shovenisti fashist serb të Republikës serbe në Bosnje nga krimineli Putin. Po ku dhe si po armatoset shteti serb? Ku po veprojnë bandat e "Vrangelit nga Rusia? Në Serbi e në veri të Kosovës te kriminelët terrorist serb apo në Kosovë te shqiptarët? Faktet flasin se në Serbi.

Pse, pra! Thjeshtë: Frika për front të dytë, atë serbo-rus në Ballkan. Përgjigje tjetër nuk ka. Këtu është edhe fakti pse nuk janë liberalizuar vizat për Kosovën dhe, së këndejmi vjen edhe formimi i Gjykatës Speciale, mos fitimi i statusit të kandidatit për Kosovën në BE dhe shumë çështje tjera. Duket qartë se e tërë pozita e Kosovës lidhet me dialogun me shtetin kriminalo-terrorist serb dhe me lëshimet që kërkohen të bëhen ndaj Serbisë nga Kosova. Edhe viti 2024 i deklaruar për liberalizim të vizave për Kosovën do të varet nga dialogu dhe marrëveshja me shtetin serb. Fakte tjera nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".