Nga shteti i Kosovës të bllokohen urgjentisht bankat dhe e gjithë pasuria e  hajnave e fshehur jashtë shtetit

Nga shteti i Kosovës të bllokohen urgjentisht bankat dhe e gjithë pasuria e  hajnave e fshehur jashtë shtetit
Nga shteti i Kosovës të bllokohen urgjentisht bankat dhe e gjithë pasuria e  hajnave e fshehur jashtë shtetit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 15 January 2023 - 08:59

Shkruan: ANALISTI- RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

Kështu janë kjo racë që e vodhën shtetin, e mos e gëzofshin! Qëllimisht tani nuk po i bie muhabetit rrotull, por të angazhohet shteti, së pari të futet VETTING-u në Kosovë, të hetohen bankat jashtë shtetit, sipas kanaleve të tyre zyrtare, t´i konfiskohet pasuria milionëshe dhe të shohim se ku po del hesapi dhe të gjithë ata lehaqentë që ishin dhe janë të veshur në xhaketën e shtetit, të gjithë ata që janë kryebanditët e bandave politike, ata sahanlëpirësit dhe puthadorët e sistemit të drejtësisë ti  bëjnë strajcat gati për në hapsane.

 

Kosova, duhet ta ndjek rrugën e Gjermanisë. Kur gjermani vodhi në Kosove dhe i dërgoi paratë në QIPRO, Gjermania e hetoi dhe e burgosi dhe ja konfiskoi 5 milion dhe pasurinë që kishte. Gjermani është i pasherr se nuk vodhi në Kosovë vetëm, por e mësuan atje krye hajnat dhe kryebanditët.  Po kush janë hajnat në Kosovë?  Zullumi më i madh që ju bë vendit tonë nuk është nga askush tjetër pos krye banditëve, krye hajnave që mjerisht janë në Kosovë. Ju garantoj se as kriminelët, gjakësorët e satrapit, Josip Broz Titos, as pushkaxhinjt dhe kasapët e banditit ,Slobodan Milosheviqit dhe as kanibalet, lugetërit e Dragoljub Mihajloviqit, që në Kosovë njihet si çetnik Drazha, që kishte lënë amanet të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare, nuk e kanë vjedhur Kosovën më zi se këta faqezinj dhe  babëzinjë  që mjerisht janë në Kosovë. Të gjithë këta kriminel serbian, që njihen më të zinj në tërë globin e kanë vjedhur por kanë financuar shtetin e tyre kriminal si Beogradin e Ri, por te ne në Kosovë është dallimi se këta të pafytyrë, aq shumë e vodhën buxhetin e shtetit, aq shumë e vodhën djersën e mërgimtarëve dhe taksapaguesve, pa gjynah fare, sa që i ranë vendit hanxhar e sakicë prapa kurrizit, pra u pasuruan vetë, u bënë super milioner dhe siguruan pasuri jo më pak se për 30 apo 40 breza. Këta krye hajna dhe krye banditë e shkuar kryebanditëve ishin aq të uritur në hajni sa që deri dje nuk kishin as çorapë, as brekë dhe pastaj u bënë më të kamur se Bill  Clintoni  dhe duke ja kaluar për  75 herë Angela  Merkelit, që e shkreta ka një banesë dhe një biçikletë, ndërkaq, krye banditët, e Kosovës, duke ditur se bota financoi në Kosovë dhe derdhi miliarda që ishin të mendimit ekspertët që Kosova e vogël do ja kalonte edhe Zvicrës, i vodhën!?  po kryebanditët, krye hajnat,  paratë me thasë i dërguan nëpër banka të huaja dhe sidomos tani po fillojnë të dalin këmbët se më së shumti ka në bankat turke. Sipas disa burimeve këto para me thasë dhe me kamion nuk janë në emrin e tyre. Disa janë në emrin e “kurvave”, po e përsërisë janë në emrin e “kurvave” dhe po e ripërsërisë.... Dhe, ndoshta dikush pyet a ka mundësi? - Mirë të interesohet shteti edhe pse ndoshta është e pamundur, por, këtu është një e mirë e vogël se BANKAT mund t´i lënë me gisht në gojë këta hajna, këta kurvar dhe kurva, por e keqja është se prapë se prapë, ndoshta nuk do i kthehen thesarit të vendit. Kosova, duhet të ndjek rrugën e Gjermanisë. Kur gjermani vodhi në Kosovë dhe i dërgoi paratë në QIPRO, Gjermania e hetoi e burgosi dhe ja konfiskoi 5 milionë dhe pasurinë që kishte. Gjermani është i pa sherr se nuk vodhi në Kosovë vetën, por e mësuan atje krye hajnat dhe kryebanditët. Po,  lëre që nuk u burgosën, po as nuk i trazuan dhe nuk ia prishen tymin e duhanit, sepse nuk guxojnë se është rrjeti taman si i merimangës që i kanë bërë ZAP, i kanë bërë pifti, pra është rrjeti i kanaleve të nëntokës kriminale i lidhur ngushtë edhe me gjakësorët serbo-rus, argat, oligark te Beogradit dhe Kremlinit. Nga anët e mia në Zhur, të krahinës së Lumes thuhet:"Ruaju fukarasë..." Çdo mëhallë, çdo fshat e qytet i njeh fukaranë që kanë qenë të këputur dhe si ka mundësi për një javë të bëhen super milioner, flisni si!? Po, a e dini ju se përse vodhën? Vodhën se e kanë hajnin në gjak dhe nuk po e them atë se kur u bë pashë e ka vra edhe babën e tij. Kështu janë kjo racë që e vodhën shtetin, e mos e gëzofshin! Qëllimisht tani nuk po i bie muhabetit rrotull, por të angazhohet shteti, së pari të futet VETTING-u në Kosovë, të hetohen bankat jashtë shtetit, sipas kanaleve të tyre zyrtare, t´i konfiskohet pasuria milionëshe dhe të shohim se ku po del hesapi dhe të gjithë ata lehaqentë që ishin dhe janë të veshur në xhaketën e shtetit, të gjithë ata që janë kryebanditët e bandave politike, ata sahanlëpirësit dhe puthadorët e sistemit të drejtësisë ti  bëjnë strajcat gati për në hapsane. Pa më të voglin dyshim dhe në qoftë se, shteti rri duarkryq, natyrisht se këtyre lehaqenve nuk do i shperret gurmazi. Por, një gjë ju garantoj me kokën time se pasurisë haram dhe pa djersë nuk ia shohin hajrin, do e paguaj në këtë botë se kështu është i shkruar fati i zi i tyre, do ikin me damkën e hajnisë e tradhtisë dhe as rrasa e varrit nuk do ia drejtoj kurrizin dhe, vetëm qentë do ia vizitojnë varret dhe do ia “përshurrin” me lezet! Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani, Zhur, Krahina e Lumes, Republika e Shqipërisë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".