Nënshkrimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, histori e turpshme

Nënshkrimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, histori e turpshme
Nënshkrimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, histori e turpshme

Skender Mulliqi

  • 16 January 2023 - 07:36

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Qeveria e Kosovës nuk guxon ti përsëritë gabimet e qeverive te kaluara, por as nuk guxon të jetë refuzuese ndaj këshillave dhe propozimeve të Amerikës mike , e cila është garantuesi më i fortë për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

-Shumë sherr ju pa, së pari decentralizimit të pushtetit lokal fillimisht, e pastaj ky sherr vazhdojë më nënshkrimin e Asociacionit më kompetenca ekzekutive të viteve 2013 dhe 2015 , nga Thaçi dhe Mustafa, e cila marrëveshje u ratifikua në Kuvend, dhe ajo automatikisht u shndërrua në marrëveshje ndërkombëtare, dhe si e tillë nuk anulohet. Këtë gjë natyrisht së janë duke na përsëritur shumë diplomatë nga Evropa dhe Amerika. Por, duket së kemi pasur një fat që marrëveshjen e vitit 2015 të Brukselit lidhur më këtë temë, e konteston Kushtetuta në 23 nëne.

Nëse Borrel dhe. Lajçak deri më tash ka kërkuar si duket implementimin e Asociacionit të formës ekzekutive, të këtij mendimi nuk janë më deklarime Eskobar, dhe kështu po mendon edhe, Këshilltari i lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cholet, i cili qëndro për vizitë në Kosovë. Ai dha mesazhe të qarta të cilat nuk duhet të refuzohen nga pala shqiptare , së “nuk do të këtë kompromise për krijimin e Asociacionit , dhe së ky asociacion nuk do të lejohet të këtë kompetenca ekzekutive”. Ardhja e tij tregon për anagazhimin e madh të Amerikës, që proceset mos të ndalën. Kjo do të jetë një siguri e madhe për Kosovën, ne vazhdimin e bisedimeve më palën serbe. Natyrisht së ky është presion ndaj Qeverisë të Kosovës, por jo presion i dëmshëm mendoj unë. Këtë mundësi nuk guxojmë të mos e shfrytëzojmë, pasi që ka premtime së Asociacioni do të jetë konfrorm kushtetutës , të cilën gjë Derek po e përsëritë, e tha shumë qartë në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës nuk guxon ti përsëritë gabimet e qeverive te kaluara, por as nuk guxon të jetë refuzuese ndaj këshillave dhe propozimeve të Amerikës mike , e cila është garantuesi më i fortë për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Tash pritet dinamizim të dialogut që proceset të ecin shpejtë përpara, duke mos humbur më kohe. Loja politike duhet të jetë në anën e Prishtinës se i kemi edhe të gjitha të drejtat, e jo të jetë në anën e Beogradit zyrtar, siç ishte për shumë vite.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".