Lexoni edhe:
Nuk mund të krahasohen kurrë veprat gjenodiciale serbe me kërkesën për asociacion
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Politika e boshnjakut serb Dodik, dhe Vuçiqit serb, në bashkëveprim me presidentin rus Putin ,po angazhohen që luftën e Ukrainës të bartin, në rajonin e Ballkanit ,pasi projekti ruso-serb për të filluar konfliktin në Kosovë siç duket dështoi me angazhimin e diplomacisë amerikano-evropiane dhe gatishmërinë e forcave ushtarake të NATO-s, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
-Është një pyetje interesantë që mundë dhe duhet të shtrohet në planin politik e diplomatik të angazhimit të SHBA-ve në rajon. Pse zyrtari i lartë i departamentit amerikan i shtetit, z. Derek Chollet, nuk e viziton Bosnjën dhe Hercegovinën, pas vizitave të tij, në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi? Me gjasë, falë angazhimeve aktive të diplomacisë së SHBA-ve dhe të BE-së , projekti i 'botës ruso-serbe' për të zhvendosur konfliktin, nga Ukraina, në Kosovë, dështoi , dhe po vazhdon siç duket me ngritjen e tensioneve të përplasjeve ballkanike, në Bosnje dhe Hercegovinë, me gjasë i shtyrë nga projekti i pa përfunduar i shpërbërjes së Jugosllavisë së Titos, për ambiciet hegjemoniste të 'botës serbo-ruse' për dominim në rajon dhe zhvillimet globale.
Nuk mund të krahasohen kurrë veprat gjenodiciale serbe me kërkesën për asociacionLexoni edhe:
Atje, me 9 janar, Republika Srpska, ka demonstruar forcat e veta të armatosura serbe boshnjake, duke e demonstruar politikën e ndarjes së 'Republika Srpska' ,e krijuar mbi themelet e gjenocidit mbi 'boshnjakët mysliman' dhe 'boshnjakët kroat' , me mbështetje të politikës dhe ushtrisë serbe. Dhe udhëheqësi serb boshnjak Dodik, i përkrahur nga presidenti serb Vuqiç, dhe Presidentit i Federatës ruse Putin ,po i kundërshton, Marrëveshjen e Dejtonit për Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, e përbërë nga , entiteti; boshnjak-musliman, dhe kroatëve , dhe nga entiteti i boshnjakëve serbë.
Republika Srpska , po ndjek politika të harmonizuar me politikën e shteteve të: Federatës ruse dhe Serbisë ,kundër politikave dhe interesave të aleancës, evropiano-amerikan, e të cilat po e kundërshtojnë dhe dënojnë agresionin rus në Ukrainë. Politika e boshnjakut serb Dodik, dhe Vuçiqit serb, në bashkëveprim me presidentin rus Putin ,po angazhohen që luftën e Ukrainës të bartin, në rajonin e Ballkanit ,pasi projekti ruso-serb për të filluar konfliktin në Kosovë siç duket dështoi me angazhimin e diplomacisë amerikano-evropiane dhe gatishmërinë e forcave ushtarake të NATO-s, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë. T
ani , 'aleanca ruso-serbe' , po beson se me ndezje të konflikt në Ballkan ,tanimë , në Bosnje Hercegovinë ,do të mund ti ndryshojnë rrethanat gjeo politike, në drejtim të 'projektit të botës ruso-serbe' ,ku do të mund të krijohej 'rendi i ri botëror' sipas kushteve të dala nga fitorja eventuale e luftës të kësaj aleance. 'Projekti ruso-serb' , padyshim se do të dështojë, edhe pse, po dëmtohen popujt e pafajshëm, si në Ukrainë,popujt evropian, nga pasojat e luftës në Ukrainë, dhe popujt ballkanas, nga pasojat e agresionit serb,dhe sidomos Kosova nga mbi përpjekjet e agresionit serb kundër shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".