Pas aplikimit për anëtarësim në BE, Kosova duhet ti ndezë motorët diplomatik për lobim

Pas aplikimit për anëtarësim në BE, Kosova duhet ti ndezë motorët diplomatik për lobim
Pas aplikimit për anëtarësim në BE, Kosova duhet ti ndezë motorët diplomatik për lobim

Dardan Grapci

  • 18 January 2023 - 15:28

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

 

Tash atë dosje e Kosovës e ka  në duar  presidenca suedeze e cila po konsultohet se si të vendoset. Për të pasur një rrugë më të shkurtër dhe proces më të përshpejtuar drejtë Evropës së bashkuar, duhet të angazhohet më shumë për lobim dhe përfitim të opinionit pozitiv diplomacia e Kosovës, që nga kjo fazë e  hershme e zhvillimit, pasi sikur që dihet, pas Suedisë Presidencën e radhës së BE-së e ka Spanja, një vend anëtarë i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kështu që tash është një moment me rëndësi i fillimit të angazhimit të dyfishuar dinamik të lotimit.

 

Procesi i liberalizimit të vizave nuk duhet të përzihet me procesin e anëtarësimit në BE. Republika e Kosovës duhet të jetë e qartë në vendime, Kryeministri i Kosovës duhet të jetë i matur në bisedime dhe vendime, sepse nëse nuk pranohet Kosova në BE, kam frikë që edhe liberalizimi i vizave mundë të  anulohet mbas një periudhe të caktuar kohore, si pasojë e politikës së dobët që e ka Kosova. Por unë mendoj që Presidentja dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës duhet që së pari ta përfundojnë fazën përfundimtare e cila ka të bëjë me liberalizimin e vizave, dhe pastaj të krijohet një plan strategjik për ta anëtarësuar Kosovën në BE,  dhe NATO. Edhe pse Kosova mundë ta ketë dëshirën për tu anëtarësuar në BE, nga ana tjetër Serbia, Rusia, Kina, Greqia, Spanja, etj. Shtetet që e nuk e kanë njohur ende Kosovën, do të vendosin ose kushte ose do të tentojnë që  ta bllokojnë gjithë këtë proces në dëm të Kosovës. Edhe pse ka shumë sfida përgjatë rrugëtimit drejtë anëtarësimit të Kosovës në BE, ka shpresë, që duke shkuar vizavi me procesin e liberalizimit të vizave, Kosovës do ti hapet edhe një perspektivë më e shpejtë e anëtarësimit në BE, pas aplikimit nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe fillimit nga ana e presidencës suedeze të konsultimeve me vendete anëtare për aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Edhe pse do të jetë një rrugë e vështirë, me plot kërkesa për reforma shtesë dhe përmirësim të raporteve ndër fqinjësore me shtet me të cilat kufizohet Kosova, ekziston një mundësi reale e shkurtimit të procedurave të gjata burokratike pasi që përveç me Serbinë, Republika e Kosovës nuk ka probleme të tjera të hapura më asnjë nga shtetet në fqinjësi që krijon barriera në procesin e integrimeve euroatlantike. Sido që të jetë mbetet shumë për të shpresuar në seriozitetin e vendeve të BE-së për një Ballkan të integruar në BE dhe për ti prerë rrugë ndikimit dhe dominimit rus duke vepruar me një hap më të shpejtë për të joshur të gjitha vendet që të bëhen pjesë e Evropës së bashkuar. Është për tu vlerësuar shumë hapi që ka ndërmarr tani Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian e cila e ka future Kosovën në këtë agjendë, duke nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht faktit që në këtë moment nuk mundë të paragjykohet se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve.  Është shumë inkurajues deklarimi i ambasadorit të  Suedisë në BE, Lars Danielson, i cili ka thënë se ai personalisht i ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së- ku po konsultohet me shumë shtete për të parë se si do të vendosin rreth kësaj kërkese. Sado që  procesi dhe vendimi final duket të jetë shumë procedural dhe buroktartik, ai në substancë është më tepër vendim politik, sikurse ka qenë edhe procesi i vizave. Sipas procedurave në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpiloj mendimin se ai përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetorë. Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj atë kërkesë por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Tash atë dosje e Kosovës e ka në duar  presidenca suedeze e cila po konsultohet se si të vendoset. Për të pasur një rrugë më të shkurtër dhe proces më të përshpejtuar drejtë Evropës së bashkuar, duhet të angazhohet më shumë për lobim dhe përfitim të opinionit pozitiv diplomacia e Kosovës, që nga kjo fazë e  hershme e zhvillimit, pasi sikur që dihet, pas Suedisë Presidencën e radhës së BE-së e ka Spanja, një vend anëtarë i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kështu që tash është një moment me rëndësi i fillimit të angazhimit të dyfishuar dinamik të lotimit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".