Propozimet për Draft statutin e Asociacionit nga spektër i gjerë ekspertizash, fjala e fundit fjala e kryeministrit

 Propozimet për Draft statutin e Asociacionit nga spektër i gjerë ekspertizash, fjala e fundit fjala e kryeministrit
 Propozimet për Draft statutin e Asociacionit nga spektër i gjerë ekspertizash, fjala e fundit fjala e kryeministrit

Blerim Burjani

  • 19 January 2023 - 07:32

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Tash për tash, në këtë fazë të hershme të gjithë që dëshirojnë të kontribuojnë janë të mirëseardhur që të ofrojnë propozimet e tyre. Tash Qeveria, e në veçanti kryeministri duhet të merret me një grup punues, dhe ai vendos për draftet. Mirëpo ende nuk dihet se a do ta pranoj kjo Qeveri formimin e një Asociacion etnik. Nëse shkohet në atë drejtim, që të kalohen kornizat etnike, dhe nëse nuk është propozimi për Asociacionin asociacion etnik, gjasat janë më të mëdha që ta pranoj një asociacion të tillë.

-Aktualisht presioni ndërkombëtar drejt Kosovës për themelimin e Asociacionit është shumë i madh. Qeveria e Kosovës akoma është në një situatë të pa qartë për atë se si do të vepron dhe cili do të jetë qëndrimi përfundimtar zyrtar rreth kësaj teme. Nga ana tjetër është bërë e ditur se Dega e FES në Prishtinë ka punuar dhe përfunduar një draft dokument, propozim statutin për Asociacionin, duke paralajmëruar edhe organizimin e dëgjimeve publike.

Mirëpo kjo çështje duhet të jetë në kompetencë dhe përgjegjësi të Grupit Punues i cili do te themelohet nga ana e Qeverisë dhe që duhet ta kryej këtë punë. Tash për tash, në këtë fazë të hershme të gjithë që dëshirojnë të kontribuojnë janë të mirëseardhur që të ofrojnë propozimet e tyre. Tash Qeveria, e në veçanti kryeministri duhet të merret me një grup punues, dhe ai vendos për draftet. Mirëpo ende nuk dihet se a do ta pranoj kjo Qeveri formimin e një Asociacion etnik.

Nëse shkohet në atë drejtim, që të kalohen kornizat etnike, dhe nëse nuk është propozimi për Asociacionin asociacion etnik, gjasat janë më të mëdha që ta pranoj një asociacion të tillë. E tëra varet nga ky kryeministër. Pastaj duhet që në këtë proces të bashkëpunoj edhe me opozitën për të mbërri një konsensus mbarë partiak. Sidoqoftë, në këtë situatë të hershme dhe nen presion diplomatik, situata është shumë e turbullte apo konfuze , apo të themi ashtu, një situatë shumë e mjegullt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".