Lajmi për Burdushin e dënuar dhe pasurinë e konfiskuar, ja 'zbardhi' fytyrën e nxirë  në këtë fillim viti gjyqësorit të inkriminuar 

Lajmi për Burdushin e dënuar dhe pasurinë e konfiskuar, ja 'zbardhi' fytyrën e nxirë  në këtë fillim viti gjyqësorit të inkriminuar 

Hajrullah Tërnava

  • 19 January 2023 - 15:14

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Edhe në këtë vit që u prit se do të fillon luftimi i krimit në përgjithësi, më veprimet shtetërore të institucioneve juridike, si gjyqësori, prokuroria etj, e që tani në fillim të këtij viti, më shumë po i përngjan improvizimit të luftimit të krimit në përgjithësi, se që është një luftim real në përputhshmëri me ligjet e Kosovës.  Edhe në këtë vit sipas te gjitha gjasave do të vazhdohet me avazin e vjetër si deri më tani, e që tani po shihet se si e filloj gjyqësori i Kosovës edhe një fillim të ri të vitit me improvizimet më qesharake të spektraleve vendimmarrëse kinse në emër të luftës kundër krimit. Lajm i parë i viti të ri ishte dosja Burdushi, kurse kanë kaluar dy dekada e gjysmë dhe nuk e kemi asnjë të dënuar të jakave të bardha për korrupsion e krim të organizuar.

 

 

“Hoxha” popullor nga Prizreni, Burdushi dënohet me burgim e gjobë për akuzën se përmes mashtrimit përfitoi rreth 1 milion euro, kurse milionat dhe miliardat e  oligarkëve të lidhur me mafio politikën, uzurpator të shtetit e abuzues të pushtetit, vazhdojnë veprimet të pa hetuar, të pa zbuluar e të mos flasim për ndonjë rast spektakular të pasurisë së konfiskuar të fituar në mënyrë të pa ligjshme nga abuzimet me detyrën zyrtare, apo përfshirje në krim të organizuar. Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, duke e dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë. Në ditën e parë të punës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas kalimit të festive shtetërore dhe fetare të fundvitit, është shpallur akt vendimi dënues ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, duke e dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë, si dhe konfiskim të pasurisë. Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar e së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar, aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 e deri më 26 korrik 2019, në Prizren, i akuzuari Hysri Peqani-Burdushi, ka mjekuar persona të ndryshëm me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore. Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve iu ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3 mijë euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro. Prokuroria pretendonte se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transferove bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në aset të luajtshme dhe të paluajtshme. Për këto veprime, ai akuzohej për veprën penale të “Shpëlarjes së parave” nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Edhe pse vepër e paligjshme, pa dashur për ta nënçmuar, kur krahasohet me oligarkët milioner të lidhur me krimin e organizuar që  bashkëjetojnë dhe bashkë ndajnë përfitimet për politikanët e inkriminuar, atëherë rasti Burdushi është një rast qesharak, që flet më së miri se sa i rrezikuar mundë të jetë  një personi fokusuar për tu sakrifikuar në emër të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, nëse nuk e ka mbështetjen dhe nuk ja bënë shërbimin rrjetit të fuqishëm të krimit të organizuar që ka pasur të gjitha segmentet e pushtetit, deri në majat e shtetit. Drejtësi e që vlerësohet e dështuar, e nënshtruar dhe në bashkëjetesë me krimin e organizuar e ka gjetur Burdushi për ta bërë  kurban sepse ishte i pa mbrojtur, për të konfiskuar shumë milionëshe në pasuri të ligjshme e të paluajtshme, një personi që me vite kishte vepruar publikisht, krejt i hapur, madje nëpër medie ka bërë edhe  reklamë te hapur, i ka ftua mediet ne shtëpinë e tij, sepse të e gjithë e kanë ditur, dhe tani pasuria e konfiskuar shitet në ankand publik nga gjyqtar e prokuror që pretendojnë e shiten se janë apolitik. Nga këto veprime të deritashme si rasti Burdushi, kjo është dëshmia më e mirë se si i mbulojnë dhe arsyetojnë pagat që i marrin zyrtarët e institucioneve të zbatimit të ligjin, që ja bënë avokatinë krimit, sepse ata nuk guxojnë të gjykojnë dhe ta konfiskojnë pasurinë e të fortëve, por edhe nëse konfiskohet minimalisht dika nga ndonjë rast minimal, atë nuk guxon ta shes askush, e të mos flasim për interesimin e blerjes sepse prapa saj qëndron ndonjë grup i madh kriminal. Luftimi i krimit në përgjithësi duhet të zhvillohet në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, ndaj të gjithë atyre që i kane krye ato krime, pavarësisht të kaluarave të tyre, apo posteve ku ishin në momente të kryerjes  së atyre veprave kriminale, po edhe nëse ata vepër kryes kanë qenë të mëdhenjtë e shtetit, sepse të gjithë qytetarët e Kosovës para ligjit janë të barabartë, pavarësisht posteve shtetërore, apo edhe private, në ato detyra kur është krye ajo vepër penale, sepse pa një luftim të tillë të ligjshëm në përputhshmëri me ligjet e Kosovës nuk mundë të flitet për shtet të së drejtës e barazi para ligjit. Institucionet e shtetit tonë, drejtësia as  qeveria nuk mundë të lavdërohen me atë se në mënyrë ligjore po e lufton krimin në përgjithësi. Një gjë duhet ta kenë të gjithë shumë të qartë se pa një luftim të pamëshirshëm të krimit, që edhe faktori ndërkombëtar të bindet për seriozitetin e luftimit të krimit, vështirë do e kemi të lëvizim me hapa të shpejtë drejtë shteteve të BE-së.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".