Pse Serbia, duhet t’i ngrejë përmendore Walkerit?

Pse Serbia, duhet t’i ngrejë përmendore Walkerit?
Pse Serbia, duhet t’i ngrejë përmendore Walkerit?

Mehdi Hyseni

  • 20 January 2023 - 07:55

Shkruan: Mehdi Hyseni

Sepse ky diplomat i shquar amerikan dhe misionar humanist paqësor i OSBE-së në Kosovë, William Walker e parandaloi Serbinë, që t’i shfaroste  në tërësi shqiptarët në Kosovë (1989-1999). Ndryshe,  nëse Serbia do të  vazhdonte shfarosjen deri në shqiptarin e fundit, ashtu siç e kishte projektuar strategjinë e gjenocidit, Slobodan Milosheviqi, Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe e Beogradit, të mbështetur nga mesmediat e tyre fashiste, atëherë fundi i saj do të kishte qenë  bërja e saj “rrafsh me tokë”, duke paguar të njëjtin çmim të lartë sikurse Gjermania nazifashiste e Hitlerit, të cilën  aleatet e Koalicionit Antihitlrian e patën bërë rrafsh me tokë, duke e shndërruar në rrënoja të papërdorshme, që lemeritën mbarë botën, për shkak të hollokaustit të saj ndaj hebrenjve dhe popujve të tjerë.

 

Masakra e Reçakut nuk është “fabrikim”, por atavaizëm dhe anticivilizim për pushtimin e territorit të Kosovës

        

Prandaj për këtë krim-vepër të rëndë penale ndërkombëtare mban përgjegjësi politike dhe kolektive vetëm Serbia, jo as Wlliam Walkeri, as Amerika e as Evropa Perëndimore.

Po të kishin pasur shpirt, po të kishin qenë normalë liderët shtetërorë serbë të Beogradit së bashku me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq, William Walkerit, do të duhej t’i kishin ngritur përmendore midis Beogradit, për shkak se me zbulimin e Masakrës së Reçakut ndaj  45 shqiptarëve, parandaloi Serbinë, që të kryente masakra të tjera në Kosovë, ashtu si ato në Mejë, në Prekaz, në Qyshkun e Pejës, në Lybeniq, në Krushë të Madhe, në Studime, në Rahovec, në Therandë, në Likoshan, në Qirez, në Malishevë…etj.

PIkërisht William Walker është ai, që me këtë akt human njerëzor dhe të justifikueshëm, e  alarmoi  Evropën dhe mbarë botën e qytetëruar, se Serbia ishte shtet gjenocidal ndaj shqiptarëve në Kosovë. Me këtë rast, Walkeri  për herë të parë në historinë e Ballkanit dhe të Evropës (XIX dhe XX) zbuloi të vërtetën e fshehur të më se 2 shekujve, se Serbia kishte kryer disa gjenocide ndaj kombit shqiptar në Ballkan.Mirëpo, deri në atë moment historik, kur Walker i raportoi Sekretares së  Departamentit Shtetëror Amerikan, Madeleine Albright, se në Reçak kishte ndodhur gjenoidi serb ndaj 45 civilëve të pafajshëm shqiptarë, as  Amerika, as Evropa e as bota nuk kanë qenë në dijeni se Serbia ndonjëherë kishte qenë shtet kolonial-gjencidal ndaj shqiptarëve (1876-1999). Mirëpo, asnjëherë gjenocidi serb, i kryer ndaj shqiptarëve dhe, ndaj territoreve të tyre nuk është ndëshkuar as nga Lidhja e Kombeve  (1919-1933) e as nga Orgnaizata e Kombeve të Bashkuara (1945-2023). Kjo është tragjedia shekullore, që kombi shqiptar e ka paguar shumë shtrenjtë me viktimat e tij, dhe me kolonizimin gjenocidal të tokave të tyre nga ana e Serbisë (1876-1999).

Pra, thënë troç, po të kishin paur një “miligram” ndërgjegje dhe drejtësi pushtetarët e sotëm serbë me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq, Serbia do të duhej ta nderonte  me çmimin më të lartë shtetëror, sepse krahas 2 milionë gjysmë shqiptarëve të Kosovës, ka shpëtuar edhe Serbinë dhe serbët, që të mos bombardoheshin sikurse më 6 prill të vitit 1941 nga aviacioni i Hitlerit, sikur të përfundonin gjenocidin e tyre me shfarosjen totale të shqiptarëve në Kosovë (1989-1999).

Mirëpo, në vend të falënderimit dhe të mirënjohjes së lartë, Aleksandër Vuçiqi e shpif diplomatin dhe humanistin e madh William Walker, duke e akuzuar si “fabrikues” dhe “falsifikues” të Maskarës së Reçakut!?

Në kuptimin e së dejtës së përgjithshme ndërkombëtare, një padi e tillë e presidentit A.Vuçiq, është më shumë se antivivilizim dhe, më shumë se antihumanizëm dhe, më shumë se antidrejtësi juridike ndërkombëtare , mbase qe 24 vjet, Maskara e gjenocidit serb ndaj 45 fshatarëve civilë të pafjshëm të Reçakut, është verifikuar edhe nga ana e mjekëve specialistë të mjeësisë ligjore vendore dhe të disa shteteve evropiane perëndimore (me rastin e autopsisë së viktimave  të vrara shqiptare).

Sepse në mënyrën më fanatike mbron kursin dhe strategjinë e politikës së forcës së Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit në Kosovë(1989-1999), pjesë e së cilës ka qenë edhe vet së bashku me Ivica Daçiqin, që në fokus kishte shfarosjen masive të shqiptarëve, vetëm pse ishin shqiptarë, dhe, vetëm pse me të drejtë kërkonin liri dhe pavarësi sikur popujt e tjerë në RSFJ-në e Titos (1945-1980). Ky ishte shkaku kryesor i shfarosjes së shqiptarëve në Kosovë, që  sipas së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare përbën gjenocid klasik ndaj etnikumit  shqiptar.

Këtë konstatim tonin e përligj  edhe Konventa  mbi Parandalimin dhe për Dënimin e Krimeve  Krimit të Gjenocidit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithhsme e Kombeve të Bashkuara, më 9 dhjetor 1948, sipas neve të së cilës, gjenocidi është vepër e rëndë penale ndërkombëtare, që mund të kryhet në kohë paqe apo gjatë kohës së luftës, ashu si veproi soladetska dhe milicitë e ndryshme të regjimit pushtues serb të Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999). Serbia përdori “makinerinë” e gjenocidit si mjetin më efikas për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë. Këtë e dëshmojnë  masakrat dhe varrezat e shumëta të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur  në Kosovë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (1989-1999).

Gjithashtu, gjenocidi serb në Kosovë (1989-1999), është i dënueshëm, edhe sipas Rezolutës  për Krimin e Gjenocidit A/RES/96, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 11 dhjetor 1946.  Në pasusin e pestë të saj, thuhet : “ Konfirmon  se gjenocidi është një krim sipas të drejtës ndërkombëtare,  qoftë i kryer nga shtetarët zyrtarë apo nga bashkëpunëtorët e tyre publikë , qoftë nga individët privatë, dhe nëse krimi është kryer  mbi baza fetare, racore, politike apo për çfarëdo   qoftë arsye e tjetër-janë të dënueshme”.((https://www.refworld.org/docid/3b00f09753.html).

 

 

Me një fjalë, sipas së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare, gjenocidi  është krim i dënueshëm nga nga e gjithë bota  e  qytetëruar, sepse bie ndesh me frymën dhe me objektivat e  Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndaj edhe përbën vepër të rëndë penale ndërkombëtare. Prandaj,  gjenocidi si akt i dënueshëm ndërkombëtarisht, nuk duhet toleruar as në Serbi, pavarësisht nga kërcënimet dhe nga sheklja brutale e së drejtës ndërkombëtare dhe e konventave dhe e rezolutave, të miratuara nga Kombet e Bashkuara (1946-2023).

             OKB-ja juridikisht dhe politikisht është e obliguar ta denoncojë gjenocidin serb në Kosovë (1989-1999) !

Ndryshe, as Aleksandër Vuçiq, as Ivica Daçiq, as Ana Bërnabiq e as Aleksandër Vulin, e as Odalloviq…etj., nuk do të ndalen me politikën e tyre kolonialiste dhe gjenocidale millosheviqiane  në Kosovë. Këta mund të heshten dhe të neutralizohen nga ripushtimi apo ricopëtimi i Kosovës, vetëm nëse Serbia dënohet për krimet e gjenocidit të saj në Kosovë, jo vetëm të viteve ’90, por që nga viti 1876 e deri më 1999.

   Millosheviqi e rikolonizoi Kosovën me serbë të shpërngulur nga Kroacia !

Krijimi i një situate të këtillë në Kosovë, që kjo të vihej nën shtetrrethim të hekurt nga forcat policore,ushtarake dhe paraushtarake, që për “mision të shenjtë”, të marrë nga kisha , nga shteti, nga akademia dhe nga mediat serbe kishin shfarosjen e shqiptarëve në emër të “Zotit, të Mbretit dhe të Atdheut” kjo nuk e shqetësoi fare Evropën, ngase kjo për 10 vjet rresht nuk ndërmoi asnjë sanksion konkret (qoftë politik, dipomatik apo ushtarak) për ta ndëshkuar  regjimin shfarosës së Serbisë së Slobodan Milosheviqit), me qëllim që t’i shpëtonte mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga flaka dhe nga zjarri i gjenocidit serb. Mirëpo, pas një dekade (1989-1999) shqipatrët i shpëtoi William Walker (shefi i Misionit Paqësor i OSBE-së Kosovë),  duke e alarmuar  NATO-n, BE-në, OSBE-në dhe Uashingtonin zyrtar (presidentin Bill Clinton dhe  sekretaren e Departamentit Shtetëror Amerikan, Madeleine Albright ), se në  Reçak (më 15 janar 1999, forcat e sigurisë serbe kanë masakruar 45 civilë  shqiptarë), Serbia po shfaroste shqiptarët e pafajshëm dhe të pambrojtur, në vend se këtë paraprakisht ta kishte bërë vetë diplomacia preventive e Evropës së integruar dhe demokratike, gjatë viteve 1989-1999. 

               Reçaku nuk është “falsifikat” e as “fabrikim” i Willliam Walker-it, por gjenocid  famëkeq anticivilizues-fytyra e zezë e Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe e “trabantëve’ të tij fashistë, që e “dizajnuan” dhe e urdhëruan atë, të vriteshin 45 civilë të pafajshëm shqiptarë të fshatit Reçak të komunës së Shtimes së Kosovës.                    

Që atëherë, tanimë kanë kaluar 24 vjet. Mirëpo, edhe me rastin e shënimit të 24-vjetorit të Masakrës së gjenocidit të Reçakut, të kryer më 15 janar 1999 nga forcat çetniko-fahsiste barbare, lidershipi i Serbisë,A leksandër Vuçiq (president), Ana Bërnabiq (kryeministre) dhe Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm) nuk e njeh Masakrën e gjenocidit të Reçakut, por edhe sot (24 vjet më pas, sakt më 2023) e cilëson si ngjarje të “fabrikuar” dhe të “falsifikuar” nga ana e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker !?  

Një cilësim i tillë etiketues dhe shpifës i presidnetit fashist serb, Aleksandër Vuçiq, në adresën e gabuar të diplomatit të shquar William Walker ( të mikut të madh të së vërtetës shqiptare), është antinjerëzor, antiligjor, antihuman dhe më se primitiv, mbase është gënjeshtër ordinere dhe dezinformim politiko-propagandistik i kuzhinës fashiste dhe ultranacionaliste të Beogradit, gjoja se duke gënjyer paturpësisht, mund ta mashtrojnë Evropën dhe botën e sotme të qytetëruar.

Shakqet, pse fashistët serbë me presidentin e tyre Alekasandër Vuçiq nuk e njohin gjenocidin serb në Kosovë:

(1) Sepse me çdo kusht duan t’i fshehin gjurëm e krimeve të gjenocidit, ashtu sikurse kanë vepruar në të kalurën e hidhur histroike dhe tragjike të shqiptarëve (shek.XIX dhe XX) për t’u dëshmuar para Amrikës, BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe OKB-së, gjoja si demokratë dhe paqësorë;

(2)  Nuk duan të pajtohen me shqiptarët, sepse atëherë do vinte në shpehje kërkimflaja kolektive edhe si shtet, edhe si “milet” për të gjitha krimet e gjenocideve të kryera, duke filluar prej “Mollës së kuqe” të Sanxhakut të Nishit e deri në Lumën e Shqipërisë së sotme;

(3) Njohja e gjenocidit  në retrospektivën historike ndaj shqiptarëve, Beogradin zyrtar, do ta detyronte që Deux ex machine, ta njihte Kosovën e pavarur dhe sovrane;

(4) Po ashtu, njohja e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, do ta detyronte qeverinë serbe, ta njihte UÇK-në si organizatë kombëtare, çlirimtare dhe antikoloniale kundër agresionit pushtues të Serbisë (1989-1999);

(5) Gjithashtu, njohja e gjencidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovës, do t’ia hapte rrugën diplomatike Kosovës, që t’i bashkohej OKB-së, ashtu sikurse Sllovenia, Kroacia etj.;

(6) Njoha e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, do të riaktualizonte teorinë e dominos, ku Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, Novi Pazari, dhe hungarezët e kroatët në Vojvodinë, do të kërkonin me të drejtë Rajonizimin autonom territorial brenda bashkësive të tyre politike dhe etnike, ashtu siç parashikojnë standardet integruese të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".