Kjo është koha e luftës dhe koha e paqes me sfidat për shtetin e ri të Kosovës!

Kjo është koha e luftës dhe koha e paqes me sfidat për shtetin e ri të Kosovës!
Kjo është koha e luftës dhe koha e paqes me sfidat për shtetin e ri të Kosovës!

Skender Mulliqi

  • 20 January 2023 - 15:39

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

Kosova nuk guxon të largohet nga ideja e shtetit modern. Ideja e çdo shoqërie të prosperuar dhe demokratike, është që institucionet të forcohen. Secili duhet të dinë vendin dhe punën e vet, për të ecur ashtu si duhet përpara.  Është koha të veprojmë ndershmërisht, e jo të flasim për ndershmëri të rrejshme. Ashtu siç është familja e rëndësishme, ashtu duhet të jetë i rëndësishëm edhe shteti. Shumë gjatë u vodh dhe u rrop  shteti, nga ata që na kanë folur për ndershmëri dhe për moralitet.

 

Kur e kthejmë kujtesën mbrapa, na kujtohen vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, kur edhe filluan të lëkundën themelet e Jugosllavisë avnojane. Ishte kjo e zgjimit demokratik në Kosovë-demonstratat e vitit 1981, dhe ishte kohë e lulëzimit të ultra nacionalizmit serbomadh. Kjo rezultojë pastaj më serinë e luftërave, në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Ishte kjo lufta më disproporcionale në historinë e luftërave botërore. NATO, ishte e detyruar të intervenojë kundër Serbisë, për të ndalë gjenocidin dhe etnocidin ndaj myslimanëve në Bosnje dhe ndaj shqiptare të Kosovës. Erdhëm të koha e pas luftës, por erdhëm gjithashtu të koha e terbulencave ekonomike shpërthyese. Kur menduam së ka shkuar koha e luftës, Rusia e diktatorit Putin, bëri invazion ushtarak mbi Ukrainën sovrane. Kjo luftë në Ukrainë është duke provokuar edhe paqen në Ballkan. Nëse mendojmë së rajoni është i sigurt, nuk është krejt ashtu. Rusia dhe Serbia janë duke provokuar një luftë të re, që do të kishte pasoja fatale jo vetëm në Ballkan. Si duket NATO bombat janë të nevoshjme për ta hequr qafe regjimin kriminal të Vuçiqit, siç e hoqën qafe regjimin e Millosheviqit. Në shoqëritë demokratike dhe të suksesshme pushteti ndërrohet në çdo katër apo tetë vite, ku qëndrueshmëria ekonomike është e gjatë. Ballkani ende nuk po e ka këtë qëndrueshmëri që 20 vite e më shumë, kur kanë përfunduar luftërat. Dashtë Zoti që shtetet ballkanike mos të presin edhe 20 vite të tjera që të bëhen pjesë e BE-së. Kosova nuk guxon të largohet nga ideja e shtetit modern. Ideja e çdo shoqërie të prosperuar dhe demokratike, është që institucionet të forcohen. Secili duhet të dinë vendin dhe punën e vet, për të ecur ashtu si duhet përpara.  Është koha të veprojmë ndershmërisht, e jo të flasim për ndershmëri të rrejshme. Ashtu siç është familja e rëndësishme, ashtu duhet të jetë i rëndësishëm edhe shteti. Shumë gjatë u vodh dhe u rrop shteti, nga ata që na kanë folur për ndershmëri dhe për moralitet.  Kosovës dhe qytetarëve të saj, nuk ju duhet rrena dhe agresiviteti. Nuk kemi bërë ende hapa të duhur, apo ata hapa kanë qenë të vegjël nga vitet e 90-ta, të cilat vite shënuan, krizën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".