Amerika e Gjermania do ta vënë në shinat e duhura trenin shqiptar

Amerika e Gjermania do ta vënë në shinat e duhura trenin shqiptar
Amerika e Gjermania do ta vënë në shinat e duhura trenin shqiptar

Rexhep Shahu

  • 21 January 2023 - 09:02

Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu

Deklarimet e zyrtarëve amerikan si ato të fundit me rastin e kujtimit të Reçakut se Amerika nuk harron dhe të gjithë duhet ta kujtojnë e të mos e harrojnë se pse ka ardhur Amerika në Kosovë, me e mbrojtur popullin e Kosovës, deklarimi i qartë i të dërguarit special gjerman, janë këshillime të arta dhe besoj trasime të qarta të udhës që duhet të ndjek Serbia tash dhe shpejt, pa u vonuar.

-Besoj se presioni amerikan e evropian po bëhen bashkë në një vektor në drejtim të Serbisë që të mbyllet më loja e bisedimeve shqiptaro serbe me njohje të Kosovës nga Serbia, me mos pengim të Kosovës nga Serbia në forumet ndërkombëtare. Presioni amerikan është bashkërenduar me atë evropian e veçmas gjerman e francez për njohje të Kosovës nga Serbia dhe kushtëzim të Serbisë në rrugën e saj drejtë BE-së pa njohjen e Kosovës, me kushtëzim të Serbisë që të shkëputet nga ndikimi rus, të doj veten me shumë se sa Rusinë dhe të lidhë aleancat me BE e jo me Rusinë.

Lëvizja e fundit gjermane me të dërguarin special Sarrazin është politikë e hapur konkrete dhe nuk ka nevojë Serbia dhe askush të mendoj se nga po i vjen presioni. Deklarimet e zyrtarëve amerikan si ato të fundit me rastin e kujtimit të Reçakut se Amerika nuk harron dhe të gjithë duhet ta kujtojnë e të mos e harrojnë se pse ka ardhur Amerika në Kosovë, me e mbrojtur popullin e Kosovës, deklarimi i qartë i të dërguarit special gjerman, janë këshillime të arta dhe besoj trasime të qarta të udhës që duhet të ndjek Serbia tash dhe shpejt, pa u vonuar. Palës shqiptare në Kosovë nuk i mbetet tjetër veç te firmos Asosacionin sipas gjykatës kushtetuese të Kosovës e kushtetutës së Kosovës, të mos i japë leksione Amerikës se çfarë duhet të bëjë Amerika.

Pala shqiptare duhet të shtrirë dorën e bashkëpunimit, tu ofroj serbëve lokal pozicionet e postet që u takojnë në administratë dhe të krijojnë ura besimi mes shqiptarëve e serbëve. Serbët tashmë do të binden gradualisht se Kosova është shtet i shqiptarëve e ata do të jenë gjithmonë pakicë në Kosovën shqiptare por jo pakice qeverisëse siç kanë qenë për një shekull. Shpresoj se Amerika e Gjermania do ta vënë në shinat e duhura trenin shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".