Ky soj i keq dhe kjo racë e poshtër e kanë pru shtetin tonë në derexhe të vdekjes që po lëngon

Ky soj i keq dhe kjo racë e poshtër e kanë pru shtetin tonë në derexhe të vdekjes që po lëngon
Ky soj i keq dhe kjo racë e poshtër e kanë pru shtetin tonë në derexhe të vdekjes që po lëngon

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 January 2023 - 08:57

Shkruan: ANALISTI-RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Askush dhe asnjë qytetar i rendomë nuk ka dyshuar se në Kosovë ka vepruar me të madhe grupi i organizuar MAFIOZ i kanaleve të errëta dhe më të rrezikshme të kanaleve të nëntokës kriminale, jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë Ballkanin. Kur e them këtë se Grupi mafioz më i rrezikshëm anti shtetëror dhe antikombëtar gjithmonë e kam fjalën në majat e larta të shtetit.

-Nuk mendoj as për një gram për qytetar të thjeshtë ata që vjedhin një gomar dru në mal, apo një thes miell në dyqan, po fjalën e kam në ata banditë shkuar banditëve që kanë qenë të veshur në xhaketën e shtetit, pra ata që e kanë vjedhur në mënyrë të organizuar buxhetin e shtetit për pasuri personale, për ata kryebanditë që nuk kanë zgjedhur mjete dhe etni që janë bashkuar edhe me krye gjaskorët serbo-çetnik që na kanë vra e na kanë pre, na kanë dhunuar e djegur për së gjalli dhe vetëm të pasurohen.

Dhe, aq të fuqishëm ishin ky grup banditësh e kriminel së pari, e lëshuan rrjetin taman si të merimangës në çdo cep të Kosovës, se të mos flasim fare për atë në bazë ose qendër dhe në lokal, i kishin bërë ZAP gjyqësinë me një fjalë sistemin gjyqësor dhe shumë dikastere për t´lënë duart e lira për të vjedhur sa të munden dhe të mos i trazoj askush, të mos ia prish askush tymin e duhanit dhe të vazhdoj veprimi zinxhiror kriminal i hajnisë. E gjetën dikë me para të majme, dike me kërcënim dhe ia dolën , uzurponin tokat e qytetarëve, shtetërore dhe i shisnin si të ishte pasuria që ia kishte len baba ose si plaçkë pazari.

Blinin nga 2-3 euro arin dhe pastaj bëheshin super milioner. Dhe, nëse ndodhej diçka e tillë ata e bënin si SHOU sa për të hedhur pluhur syve të popullit ose më së shumti bënin një javë zhurmë dhe dalëngadalë heshtej dhe harrohej. Lënda e tyre vënien në sirtar dhe e mbulonte pluhuri dhe mos mendoni se kjo lihej rastësisht ose nga puna e madhe, sepse me punë serioze se kjo nuk kishte, pra të vidhej shtetit dhe të pasurohej hajni kjo nuk është aspak e ligjshme, pra i bie se kanë qenë vetëm rrena dhe mashtrime ajo që thuhej kinse çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Jo, aspak! Se edhe i kishte ra në sy dhe vesh edhe faktorit ndërkombëtar,ambasadave të huaja dhe shumë kujt tjetër ku thoshin:"...kapni hajnat, luftojeni korrupsionin dhe nuk ndodhtë gjë" Përse? Gjyqtar kishte,prokuror kishte, po mungonte guximi për t´i kapur krye hajnat që e shkatërronin buxhetin e shtetit.

Të bashkëpunosh me serbian dhe të vjedhsh buxhetin e shtetit e banditët dhe krye hajnat të lihen të lirë dhe thua se ka shtet, thua se ka sistem i drejtë i drejtësisë. Po, kjo lëre që është qesharake po është çmenduri vetëm të mendosh kështu që në asnjë vend të botës nuk ndodhë. Pastaj fillojnë arsyetimet përse nuk u burgosen. Dhe, kush e beson me këtë askush sepse u ka dalë boja. Çdo njeri i thjesht tashmë e ka kuptuar pasurinë vjedhur te leckamanëve të deridjeshëm dhe tani kanë siguruar pasuri për 50 breza, ndërtojnë fabrika, hotele, shtëpi me pishina që rrumbullak të futësh kalin e lumit Nil humbi i tëri, të gjithë këta që para lufte nuk kishin brekë dhe tani u gdhin milioner shkuar milionerëve dhe janë baras me sheikët e Arabisë dhe ne tani flasim për drejtësi. Kjo nuk ka kuptim fare.

Për të fituar besimin sistemi gjyqësor në Kosove, duhet të kapen të gjithë ata kryebanditët dhe krye hajnat, që kanë vjedhur shtetin, kanë uzurpuar tokat e shtetit, të gjithë ata që kanë vënë interesat personale mbi interesat shtetërore dhe kombëtare sa më parë dhe pa arsyetim duhet burgosur dhe konfiskuar pasuria e vjedhur, përndryshe shihet shtet hallakamë, sallamadi, shtet me sistem të kalbur gjyqësor që nuk respektohen ligjet dhe Kushtetuta e vendit. Kosovës i vyejnë punëtore të zellshëm, guximtar për të zbardhur krimet, fjalën e kam për ata të cilët kanë dhënë betimin dhe mbrojnë Kushtetutën e vendit, interesat e qytetarëve, shtetërore dhe kombëtare dhe jo sahanlëpirës, puthadorësh e bythë lëpirës, ndryshe shteti nuk shkon përpara.

Të flasim për keqpërdorimet zyrtare janë me bollëk dhe nuk kanë fund, se çfarë shkelje janë bërë se askush nuk është burgosur, sa oligarkë kanë vjedhur dhe janë pasuruar me dallavere dhe hajni dhe cili është burgosur dhe lëreni që nuk janë burgosur, po krye hajnat dhe kryebanditët të majave të shtetit edhe i kanë dekoruar se i vyenin për të mbajtur pushtetin, duke i sjellë hajnat dhe duke i bërë në pozita të larta që nuk kishin haber në politike ,kishin sa magari në muzikë dhe ecnin me fodullëk. Një shtet që nuk ka drejtësi të shëndosh ai shtet është i sëmurë dhe pikërisht ky soj i keq dhe kjo racë e poshtër e kanë pru shtetin tonë në derexhe të vdekjes dhe po lëngon. Për tu shëruar ky shtet duhet burgosur krye hajnat, kryebanditët dhe të vihet drejtësia në vend. Përndryshe jemi të dal nga binarët. Do vije dita por ndoshta vonohet dhe jam i sigurt se kështu është i shkruar fati i tyre i zi dhe si faqezi do të përfundojnë...!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".