Koha nuk pret, krimet dhe dëmet e luftës nga Serbia drejtësia ti gjykon me peshën e vetë!

Koha nuk pret, krimet dhe dëmet e luftës nga Serbia drejtësia ti gjykon me peshën e vetë!
Koha nuk pret, krimet dhe dëmet e luftës nga Serbia drejtësia ti gjykon me peshën e vetë!

Muhamet Kelmendi

  • 21 January 2023 - 09:08

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Vepra të tilla penale kundër shqiptarëve kemi në Kosovë shumë. Janë mbi 400 masakra me 13 mijë e 500 persona të vrarë nga Serbia. Mbi 1500 persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa rreth 20 mije persona femra dhe burra të dhunuara. Kur kësaj i shtojmë shkatërrimet e bëra në Kosovë, sikundër janë shtëpitë, dyqanet, shkollat, çerdhet e fëmijëve, lagjet e tëra shqiptare, kishat dhe xhamitë, e që janë rreth 150 mijë objekte, sikundër edhe dëbimet me dhunë e me plaçkitje, me rrahje e me masakrime të 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit, del se kemi të bëjmë jo vetëm me krime kundër njerëzimit, por me gjenocid ndaj popullit shqiptar nga Serbia. Këtej është normale përgjegjësi e shtetit serb dhe të gjithë përfaqësueseve të shtetit serb të kohës se kriminelit Milloshevic.

-Çështja e përgjegjësisë penale për krimet e luftës të natyrës nga krimet ndaj njerëzimin dhe për gjenocidin janë veprat më të rënda dhe është shume vështire qe te realizohet përgjegjësia. Deri me tash kemi vetëm disa raste qe kemi përgjegjësi shtetërore për gjenocidin dhe për veprat penale kundër njerëzimit, përkatësisht për krimet gjenocidiale të luftës.

Në fund të LDB-së kemi përgjegjësinë e Raihit gjerman si shtet për veprat penale të gjenocidit kundër popullit jahudi, izraelit dhe shumë popujve në Evropë, sidomos në fushën e krimit dhe të dëmshpërblimit.

Është menduar dhe fakte ka pasur për përgjegjësinë e shtetit serb për krimet në Kroaci, për gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë dhe për gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Kështu nuk u veprua.

Nuk u aktakuza shteti dhe nuk u shpall Serbia përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë. As për gjenocidin me BH dhe në Kroaci nuk u bë gjë. Të gjitha palët u shpallen fajtore dhe të gjitha u morën në përgjegjësi.

Ndërsa, në Kosovë kryesisht me përgjegjësi u ngarkuan shqiptarët. U ndërtua edhe një gjykatë e veçan kundër krimeve gjoja të bëra nga njerëzit nga ana e UCK-së. Veprat penale kundër njerëzimit deri në gjenocide janë kryer nga Serbia fashiste në Kosovë. Viliam Volker thotë:

" Kur i pash trupat e masakruar në Reçak menjëherë e cilësova veprën penale në krime të luftës kundër njerëzimit". Vepra të tilla penale kundër shqiptarëve kemi në Kosovë shumë. Janë mbi 400 masakra me 13 mijë e 500 persona të vrarë nga Serbia. Mbi 1500 persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa rreth 20 mije persona femra dhe burra të dhunuara.

Kur kësaj i shtojmë shkatërrimet e bëra në Kosovë, sikundër janë shtëpitë, dyqanet, shkollat, çerdhet e fëmijëve, lagjet e tëra shqiptare, kishat dhe xhamitë, e që janë rreth 150 mijë objekte, sikundër edhe dëbimet me dhunë e me plaçkitje, me rrahje e me masakrime të 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit, del se kemi të bëjmë jo vetëm me krime kundër njerëzimit, por me gjenocid ndaj popullit shqiptar nga Serbia. Këtej është normale përgjegjësi e shtetit serb dhe të gjithë përfaqësueseve të shtetit serb të kohës se kriminelit Milloshevic. Kjo përgjegjësi e shtetit serb u refuzua.

Në KS të OKB-së u bllokua nga Rusia dhe Kina përgjegjësia e shtetit serb. U ndërtua një Gjykatë për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Të gjithë u kapen në përgjegjësi. Ndërsa, për Kosovën u ndërtua edhe një Gjykate Speciale. Ajo po vepron në Den Hag. Ndaj shtetit serb nuk u bë asnjë gjykatë. U rehabilitua krimi dhe gjenocidi serbomadh. Këtë gjendje nuk e kuptoi Kosova. Me idenë e përgjegjësisë të Serbisë në Den Hag, nuk veproi në krijimin e mekanizmave të ndjekjes së krimit dhe të gjenocidit në Kosovë. Nuk krijoj as mekanizma të mbledhjes së provave dhe të dëshmive për krimet ndaj njerëzimit dhe për gjenocidin serbomadh mbi shqiptarët. Dëshmitaret po vdesin. Provat po humbin dhe kriminelët po rehabilitohen. U rehabilitua Ministri i Propagandës së qeverisë së Milloshevicit, krimineli Vuçiq. Edhe Daçiq si përfaqësues i partisë së Millisheviçit u rehabilitua. U rehabilituan ushtarake, çetnike e vullnetare serbe. Shume kriminel vendas serb dhe vullnetar të tjerë nuk po ndiqen. Këtu Kosova dështojë. Organet e Kosovës me vonesë e krijuan Prokurorinë Speciale. Edhe pse e krijuan nuk punësuan prokurore profesional dhe të mjaftueshëm. Me 4 prokurorë nuk zhvillohen hetimet. Tash po i shtohen edhe 4 prokurorë tjerë. Kjo nuk është e mjaftueshme qe 450 masakra dhe mbi 14 mijë të vrarë të hetohen.

E si do të hetohen përdhunimet e 20 persona të dhunuar e mbi 1 milionë veta nga Kosova të dëbuar me dhunë e terror në vitin 1998/99. Vepra penale ka shumë të bëra në Kosovë. 8 prokurore nuk mund të hetojnë tëra rastet. Shteti duhet të veproj. Prokuroria duhet të forcohet edhe me dhjetëra prokuror dhe bashkëpunëtor tjerë. Veç kësaj, kërkohen të ngiten subjekte të veçanta që merren me këto krime dhe me këtë gjenocid serbomadh në Kosovë Koha nuk pret.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".