Me arsyetime banale partitë politike në opozitë dhe gjykata Kushtetuese e bllokojnë ligjin e pagave për interesa kriminale

Me arsyetime banale partitë politike në opozitë dhe gjykata Kushtetuese e bllokojnë ligjin e pagave për interesa kriminale
Me arsyetime banale partitë politike në opozitë dhe gjykata Kushtetuese e bllokojnë ligjin e pagave për interesa kriminale

Dardan Grapci

  • 21 January 2023 - 15:45

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Loja e opozitës dhe ajo e Gjykatës Kushtetuese me Ligjin e pagave, nuk është gjë tjetër veç se edhe një sabotim tjetër i koordinuar kundër Qeverisë së Kosovës, duke kontribuar në zvarritjen e zbatimit të ligjit dhe zgjatjen e pakënaqësive e gjendjes së rënduar sociale për shtresat të cilat përfitojnë me këtë ligj, por humbin grupet e interesit të lidhura ngushtë më mafio politikën dhe nëntokën kriminale, preken një mal zyrtarësh publik politik që kanë punësuar dhe sistemuar në institucionet publike me lidhje të ngushta, jo profesionistë, dhe aty janë rehatuar për të ju shërbyer grupeve të caktuara të interesit që për gati dy dekada e kanë zhvatur shtetin në mënyrë kriminale.

- Vendosja e masës së përkohshme mbi ligjin për pagat pamundëson përfitimin nga ku ligj nga ana e punëtorëve të arsimit, shëndetësisë, të policisë, zjarrfikësve, dhe sektorëve të therë që janë në fushat imediate të jetës dhe punës së përditshme në interesin jetës publike , sociale e të sigurisë, të stimuluar me të drejtë për të qenë më të motivuar moralisht dhe të përkushtuar profesionalish.

Edhe pse Presidentja e ka dekretuar ligjin, i cili është publikuar në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese nga opozita ka bërë që i njëjti të pengohet, të mos lejohet të zbatohet, prandaj Kushtetuesja njofton Kuvendin se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të dekretohet as hyjë në fuqi deri në vendimin final të Gjykatës. Këtë njoftim Gjykata Kushtetuese e ka bazuar në 42.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ku përkufizohet se një ligj që kontestohet nga dhjetë e më shumë deputetë nuk mund të hyjë në fuqi derisa të nxirret vendimi përfundimtar i Gjykatës.

Gjykata ka kërkuar nga kryetari i Parlamentit që para se të marrë çfarëdo veprimi për Ligjin për Zyrtarët Publikë të merret parasysh Neni 42.2 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. “Kjo dispozitë kushtetuese nënkupton që ligji që kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga dhjetë ose më shumë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk mund të dekretohet, të hyjë në fuqi ose të prodhojë efekte ligjore deri në vendimin final të Gjykatës lidhur me çështjen e ngritur pranë saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtuese dërguar Kryetarit të Kuvendit me kërkesë që i njëjti njoftim t’iu shpërndahet gjithë deputetëve. Në njoftim thuhet se deputetët mund të dërgojnë komentet e tyre për Ligjin për Zyrtarët Publikë deri më 23 janar 2023.

Ligji është dërguar për kontestim në Gjykatën Kushtetuese nga dy subjektet kryesore politike opozitare, PDK dhe LDK, subjekte këto që kanë bashkë qeverisur kohë të gjatë dhe kanë ndarë sferat e tyre të interesit dhe ndikimit në institucionet kryesore të shtetit, qofte me të emëruar politik qoftë edhe me të zgjedhurit me konkurs formalisht, por që gjithmonë preferencat kanë qenë të përgatitura politikisht. Më 30 dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës e kishte ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pas PDK, në të njëjtën ditë, edhe LDK kishte dërguar të njëjtin Ligj në Gjykatën Kushtetuese. Sipas PDK-së e LDK-së hyrja e Ligjit për Zyrtarët Publikë në fuqi do ta “politizonte” administratën publike dhe do të degradonte shërbyesit civilë pasi me ligj parashihet që pozitat e larta të shkojnë në konkurs çdo katër vjet.

Bazuar në këto rrethana të krijuara e kam një pyetje publike për këto partitë opozitare: Çka jeni que peshë?... ku po ju dhemb? Ju derisa keni qenë në pushtet e keni vjedhur çdo cent e tash po e luani rolin e engjëllit, dhe fare nuk po ju vjen turp. Gjykata kushtetuese duhet menjëherë ti hapë rrugë zbatimit të ligjit dhe ta largoj nga bllokadën ligjin për paga si dhe le ti jepet e drejta Kuvendit të Kosovës që ta deklaron të miratuar e të përfunduar ligjin. Me këtë Gjykata Kushtetuese po del që po punon në favor të mafies e jo në favor të shtetit.

Gjithashtu gjykata po bazohet në ligje por nuk po tregon pse nuk po i përmendin këto ligje kur një i pafajshëm ankohet, por i përmendin kur dikush po jua mbushë llogarinë bankare me nga një thes me para. PDK-ja dhe LDK-ja i kanë dy opsione, ose të largohen zyrtarisht nga Kuvendi ose le ta mbyllin gojën, sepse këta janë vetë fajtor për të gjitha këto skandale që kanë ndodhur me pagat publike. Kurse tani qohen dhe kinse s’po ju pëlqen. S’ka politizim këtu, ju PDK dhe LDK jeni duke politizuar gjithë këtë situatë, unë them që Ligji për zyrtarët publik duhet të hyj në fuqi sa më shpejtë që jetë e mundur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".