Kosova është duke u nxjerr në pazar të rrezikshëm!

Kosova është duke u nxjerr në pazar të rrezikshëm!
Kosova është duke u nxjerr në pazar të rrezikshëm!

Muhamet Kelmendi

  • 22 January 2023 - 08:46

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 

 

Asociacioni me apo edhe  pa kompetenca ekzekutive, vetëm me kompetencat e komunave, që janë jashtëzakonisht të gjëra, nënkupton një subjekt të ri juridiko-politik brenda Republikës.

Kjo e bënë Republikën jo funksionale, pavarësisht se organizohet mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës. Kjo, për faktin, se kur bashkohen në një qendër kompetencat e komunave, si në asociacion, ndërtohet de-jure një subjekt i ri me autonomi në fushën e arsimit, të kulturës  të administratës, të pronës ,të ekonomisë, të planifikimit territorial etj.

As autonomia politiko-territoriale  nuk ka më shumë kompetenca se këto.

 

Opinioni publik në Kosovë ende nuk e din planin franko gjerman se çka përmban. Qëndrimi i  Kosovës është PËR si bazë e diskutimit, duke kërkuar që njohja reciproke të jetë në qendër. Pas presionit të 5-se nga BE dhe nga SHBA edhe krimineli Vuçiq e ka pranuar në opsion të arritjes së marrëveshjes sipas planit franko-gjerman. Kjo deklaratë është opsionale, që nënkupton edhe të kundërtën, mos aprovimin e planit franko-gjerman, si bazë të dialogimit. Duhet thënë gjithashtu se plani franko-gjerman nuk e parasheh njohjen reciproke. Në plan, aq sa kemi mundur të kuptojmë, del vetëm pranimi i gjendjes faktike.

Megjithatë, plani franko-gjerman nuk parasheh asociacionin. Këtij plani ia ka futur asociacioni si aneks Uashingtoni. Nuk dihet pse! Asociacioni me apo edhe pa kompetenca ekzekutive, vetëm me kompetencat e komunave, që janë jashtëzakonisht të gjëra, nënkupton një subjekt të ri juridiko-politik brenda Republikës.

Kjo e bënë Republikën jo funksionale, pavarësisht se organizohet mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës. Kjo, për faktin, se kur bashkohen në një qendër kompetencat e komunave, si në asociacion, ndërtohet de-jure një subjekt i ri me autonomi në fushën e arsimit, të kulturës  të administratës, të pronës ,të ekonomisë, të planifikimit territorial etj.

As autonomia politiko-territoriale  nuk ka më shumë kompetenca se këto. Këtej del se pse kemi një pranim opsional te shtetit serb për planin franko-gjerman. Asociacioni ia hapi rrugën Beogradit për të shkuar në dialogim mbi bazën opsionale, pa njohje reciproke dhe me asociacionin serb në Kosovë. Këtu ka humbur Kosova shumë nga parimi i shtetit të mbështetur në sovranitet e në integritet territorial. As në raport me jashtë nuk kemi më reciprocitet. Kosova është dalur në pazar.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".