Ka përfunduar koha e ledhatimit të Serbisë nga ana e perëndimit, SHBA dhe BE dërgojnë mesazhe të qarta  të ndëshkimit dhe izolimit

Ka përfunduar koha e ledhatimit të Serbisë nga ana e perëndimit, SHBA dhe BE dërgojnë mesazhe të qarta  të ndëshkimit dhe izolimit

Hajrullah Tërnava

  • 22 January 2023 - 08:48

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava 

 

Se sa është lënë hapësirë e tepërt manovrimi ndaj Serbisë, dhe mos sanksionim për shkeljen e marrëveshjeve në dialog me Kosovën, kanë dëshmuar të gjitha përpjekjet e palës Kosovare që marrëveshjet të zbatohen ashtu sikur që janë pranuar nga palët dhe paraparë me kalendarin kohorë të zbatimit. Zhvillimet në seri dhe përpjekja e institucioneve të shtetit për ta shtrirë atje funksionimin plotë të rendit dhe ligjit e ka dëshmuar më së miri këtë fakt, e të cilin Serbia me ndërhyrjet e saja dhe kërcënime e ka penguar. Kongresmeni Ritchie Torres i ka dhënë notë të lartë pozitive sjelljes korrekte të palës Kosovare, derisa ka kërkuara masa shtrënguese dhe ndëshkuese ndaj palës serbe.

 

Perëndimi pas sulmeve dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1999 përmes NATO-s, vitet në vazhdimësi ka bërë investime në Serbi dhe është sjellë shumë korrekte ndaj këtij shteti, dhe në tërësi e ka stimulua me kredi të ndryshme miliardësh, me qëllim që populli i atij shteti ta kuptoj se bota e perëndimit nuk ka kundër  popullatës të Serbisë, përkundrazi Serbia ishte shteti gjenocidial që bëri krime të renda me luftërat që i zhvilloj në shumë shtete, kurse në Kosovë NATO u desh të intervenoj si shkak humanitar që ta shpëtoj një popull të tërë nga regjimi i Millosheviqit. Perëndimi investoj më së shumti që Serbia të zhvillohet, sikur që u dëshmua qe Serbia është shteti me investimet më të mëdha në Ballkan, ky shkak i investimeve e kishte për qëllim që Serbia ta kuptoj që bota e perëndimit nuk ka kundër Serbisë, dhe donë që atë  shtet ta sheh si shtet të zhvilluar ku të rinjtë mund të punësohen dhe ta jetojnë jetën e tyre të dinjitetshme si të gjithë të rinjtë e perëndimit, por gjithnjë duke e pasur parasysh që Serbia do ta kuptoj gjuhën diplomatike që po ia ofron perëndimi, si qëllim që ti kthehet me politikat e saja perëndimit dhe njëherë e përgjithmonë të shkëputet nga Rusia e cila Serbinë e përdorë për qëllimet e saja luftënxitëse si shtet nacionalist në Ballkan dhe gjetiu, prandaj i tërë Ballkani edhe sot i ka telashet-marrëdhëniet e acaruara me këtë shtet, sepse ishte shteti që beri shumë lufta me shtetet ballkanike, prandaj duke e pasur parasysh këtë situatë të tillë që Serbia edhe më tutje pranë ndihmës së madhe që i ofroj perëndimi, e që Serbia edhe më tutje po i qëndron afër dhe po e përkrah Rusinë, tani perëndimi donë ta ndryshoj politiken ndaj këtij shteti, dhe tani është paralajmëruar për mundësinë e masës së izolimit ndaj Serbisë, deklarimi i kongresmenit amerikan Ritchie Torres i cili tha së fundi se perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë. Se sa është lënë hapësirë e tepërt manovrimi ndaj Serbisë, dhe mos sanksionim për shkeljen e marrëveshjeve në dialog me Kosovën, kanë dëshmuar të gjitha përpjekjet e palës Kosovare që marrëveshjet të zbatohen ashtu sikur që janë pranuar nga palët dhe paraparë me kalendarin kohorë të zbatimit. Zhvillimet në seri dhe përpjekja e institucioneve të shtetit për ta shtrirë atje funksionimin plotë të rendit dhe ligjit e ka dëshmuar më së miri këtë fakt, e të cilin Serbia me ndërhyrjet e saja dhe kërcënime e ka penguar. Kongresmeni Ritchie Torres i ka dhënë notë të lartë pozitive sjelljes korrekte të palës Kosovare, derisa ka kërkuara masa shtrënguese dhe ndëshkuese ndaj palës serbe. “Kosova meriton njohje, meriton përkrahje në betejën kundër Serbisë e cila është një prokurë ruse dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Me shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë. Ne duhet medoemos ta pranojmë së Kosova është aleate e SHBA-ve, kurse Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë dhe ne duhet të kërkojmë vendosmërisht pranimin e Kosovës së Pavarur si demokraci”, ka thënë Ritchie Torres. Se shteti serb shumë shpejtë mundë të përballet me një vendim unik ndërkombëtar të perëndimit për vendim të izolimit, flet edhe seance e fundit plenare e Parlamentit Evropian në Strasburg ku është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, me fokus në forcimin e rolit të bllokut nëpër botë por edhe reagimin në raport me rrethanat e reja ndërkombëtare të krijuara, pas agresionit rus në Ukrainë. Teksti ishte miratuar më parë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Për këtë rast, u propozua që në disa fusha, të votohej me shumicë të cilësuar në mënyrë që votimi të ishte më efikas. Ballkani Perëndimor zë një vend kyç në disa pjesë të rezolutës me thirrjet që blloku të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë. Nënvizohet po ashtu rëndësia e heqjes sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës, e përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën. Vëmendje e veçantë i kushtohet sakaq influencës negative të Moskës në rajon dhe qëllimeve të saj për të mbjell përçarje e destabilizim, ndërsa nënvizohet nevoja që ky ndikim të parandalohet. Vërejtje i tërhiqet sidomos Serbisë që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtatë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së. Po ashtu, theksohet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. “Parlamenti Evropian nënvizon se të gjitha vendet që duan të bashkohen me BE-në duhet në tërësi të përshtaten me vlerat themelore dhe politikat e përbashkëta lidhur me agresionin e paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në rezolutë. Tani koha po e kërkon që të gjitha shtetet e Evropës të bashkohen e sidomos duke e pas parasysh shtetet ballkanike, që sa më parë ti bashkëngjiten shteteve të BE-së, dhe Evropa të funksionoj si një shtet i fortë unik që do ti zhvilloj politikat e saja demokratike në tërë Evropën, prandaj sikur u spjegua tani është koha që shtetet e perëndimit ta ndryshojnë qëndrimin e tyre të deritashëm përkëdhelës ndaj Serbisë, dhe nëse është nevoja që ato shtete që i kanë dhënë kredi favorizuese Serbisë, ti shkëpusin-ndërprenë ato kredi, që Serbia të vetëdijesohet dhe ta kuptoj se ajo është e varur nga shtetet e forta të perëndimit nëse donë që të zhvillohet në hap me standardet evropiane, e jo ti qëndroj pran Rusisë edhe në këto kohëra kur Rusia po zhvillon luftë agresore ndaj Ukrainës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".