
Lexoni edhe:
Ky soj i keq dhe kjo racë e poshtër e kanë pru shtetin tonë në derexhe të vdekjes që po lëngon
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Pranimi plani pa njohje dhe pa udhëzues për hapjen e dy përfaqësive diplomatike Pishinë dhe Beograd , s’ka gjë. Pra kjo marrëveshja pa njohje është e përkohshme dhe e pa qëndrueshme.
-Pa njohjen reciproke legale, formale e ligjore mes Kosovës dhe Serbisë s’ka gjë nga marrëveshjet sipërfaqësore e të përkohshme, ka vetëm paqe të përkohshme apo ri konfigurim të konfliktit aktiv në një konflikt pasiv të ngrirë. Edhe pse Vuçiq thotë se nuk ka qëndrueshmëri në konflikt të ngrirë, plani Frako-Gjerman pa njohje reciproke është i kotë.
Normal që këtë plan e pranon Serbia e cila qëllimin e ka te mosnjohja kurrë të Kosovës. Ideja themelore serbe është themelimi i Asociacionit, kjo është loja serbe plani frako-gjerman është cirk nëse nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia dhe hapja e ambasadave të dy vendeve. Pra duhet pritur deri kah muaji Prilli se çka do të ndodhë. Kosova mund ta kushtëzoj marrëveshjen me themelimin asociacionit, nëse ndodhë njohja nga Serbia, dhe kjo do të thotë se Serbia do të fitoj një Republikë të vogël Srpska në mes të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".