Serbia u la e lirë për të manipuluar, asnjëherë nuk u shty për muri për të bashkëpunuar për krimin dhe gjenocidin të cilin duhet ndëshkuar

Serbia u la e lirë për të manipuluar, asnjëherë nuk u shty për muri për të bashkëpunuar për krimin dhe gjenocidin të cilin duhet ndëshkuar
Serbia u la e lirë për të manipuluar, asnjëherë nuk u shty për muri për të bashkëpunuar për krimin dhe gjenocidin të cilin duhet ndëshkuar

Blerim Burjani

  • 24 January 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Kosova madje nuk themeloj muzeun e krimeve serbe . As nuk u ngrit një lapidar i madh, simboli për të zhdukurit, as kjo qeveri nuk tha gjë më ndryshe se ato më herët! Kjo mbetet e pa pranueshme, as satisfaksion moral e as satisfaksion me drejtësi. Pra është e rëndë për të menduar se deri tash asgjë nuk ndodhi si duhet për të zhdukurit. Ndonjëherë gjykatat kosovare po e zbulojnë aty këtu ndonjë person ushtarak serb që kanë bërë krime lufte por kjo është minimumi i minimumit.

-Të pagjeturit mbeten brenga dhe dhimbja më madhe e Kosovës, përplot 24 vite të kaluara, nga viti 1999. Plagët mbeten dhe u thelluan, s’ka përgjigje, s’ka asgjë, vazhdon heshtja s’ka të gjetur, nuk mund të gjinden, gjatë gjithë këtyre viteve , përgjegjësia mbetet e lartë mbi shtetin e Serbisë, dhe mbeti e pa ndëshkuar, asnjëherë nga bashkësia ndërkombëtare, nuk pati padi të Kosovës kundër Serbisë.

Vitet shkuan por përgjegjësi për krimet serbe nuk pati asnjëherë deri me tash, dhe arsyet po dihen, s’ka interesim , ka vështirësi për tu zbuluar edhe varret masive të të pagjeturve. Serbia asnjëherë nuk u shty për muri për të bashkëpunuar, asnjë gjykatë nuk u muar me të pagjeturit në mënyrë thelbësore. Kjo është e pa drejtë, por shtrohet pyetja se çfarë ka mbetur prej drejtësisë... asgjë deri më tash, nuk pati vullnet përfundimtar për të përmbyllë një temë kaq shumë të ndjeshme.

Kosova madje nuk themeloj muzeun e krimeve serbe . As nuk u ngrit një lapidar i madh, simboli për të zhdukurit, as kjo qeveri nuk tha gjë më ndryshe se ato më herët! Kjo mbetet e pa pranueshme, as satisfaksion moral e as satisfaksion me drejtësi. Pra është e rëndë për të menduar se deri tash asgjë nuk ndodhi si duhet për të zhdukurit. Ndonjëherë gjykatat kosovare po e zbulojnë aty këtu ndonjë person ushtarak serb që kanë bërë krime lufte por kjo është minimumi i minimumit. Deri më tash Kosova po kërkon 18 ushtarak e paramilitar serb që kanë vrarë popullatën civile por ende larg është zbulimi i tyre se ku ndodhen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".