Marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për palët ,ende nuk është temë negocimi ndërmjet palëve!

Marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për palët ,ende nuk është temë negocimi ndërmjet palëve!
Marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për palët ,ende nuk është temë negocimi ndërmjet palëve!

Agim Bajrami

  • 24 January 2023 - 07:25

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami 

Tani më kërkohet të bisedohet apo negociohet , për normalizimin ndërmjet palëve ,që shpie në njohjen ,de fakto ' të gjendjes së re të krijuar, por jo edhe obligimin e palëve në njohjen e 'subjektivitetit juridik ndërkombëtar' të shtetit të Kosovës, e sipas aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë , shteti i Kosovës, është krijuar subjektivitet  juridik ndërkombëtar, në suazat e të Drejtës Ndërkombëtar dhe nuk bie ndesh me ligjet ndërkombëtare. Dhe tani, njohja de faktike e një gjendje të re e një subjekti juridik, pa e bërë njohjen e  gjendjes faktike, përmes  aktit të njohjes juridike, kur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur procesin e lindjes faktike dhe juridike të etnitetit të ri juridik ndërkombëtar, në praktikën juridike ndërkombëtare, nënkuptohet, shtyrja e  problemeve të tanishme, të mospajtimeve ndërmjet palëve, duke i dhënë mundësi, vendimmarrjes politike, që varësisht, përgjatë zhvillimeve të   rrethanave të reja politike, përreth  situatave të reja të faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtar, të mund edhe të vendosej.

-Koncepti franko -gjerman i marrëveshjes normalizuese Kosovë-Serbi, e lë opsionin e  më hershëm për marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse ,ligjërisht e obliguar për palët. Koncepti i propozimit franko-gjerman, për marrëveshjen normalizuese ndërmjet, Kosovës dhe Serbisë, e ka gjet miratimin edhe të politikë bërësve nga Kosova, dhe Serbia, me dallimet, të cilat palët i kanë  theksuar, e të cilat po i vëmë në pah, si në vijim; Kosova , marrëveshjen normalizuese, e shikon, si të pranueshme siç thotë kryeministri ,me njohjen në qendër ,ndërsa së paku publikisht, ngurron apo nuk pranon, në insistimin e ndërkombëtarëve, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serb në Kosovë.

Serbia ,marrëveshjen normalizuese, e pranon, sipas presidentit serb Vuqiç,i cili ka dal me deklaratë publike, se marrëveshja është e pranueshme ,por kërkon përmes në ndërmjetësuesve ndërkombëtar,që Kosova të formon Asociacionin/bashkësinë e komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive. Bashkësi ndërkombëtare,  vendet e kuantit  , të përfaqësuara në Prishtinë, Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, e kërkojnë të formohet, nga politikë bërësit e Kosovës, sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, duke ofruar modele të ndryshme evropiane, për pakicat kombëtare.

Ndërsa, koncepti për marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për palët, nuk është  më në agjendat e kërkesave ndërkombëtare, për bisedimet ndërmjet palëve. Tani më kërkohet të bisedohet apo negociohet , për normalizimin ndërmjet palëve , që shpie në njohjen ,de fakto ' të gjendjes së re të krijuar, por jo edhe obligimin e palëve në njohjen e 'subjektivitetit juridik ndërkombëtar' të shtetit të Kosovës, e sipas aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë , shteti i Kosovës, është krijuar subjektivitet  juridik ndërkombëtar, në suazat e të Drejtës Ndërkombëtar dhe nuk bie ndesh me ligjet ndërkombëtare. 

Dhe tani, njohja de faktike e një gjendje të re e një subjekti juridik, pa e bërë njohjen e  gjendjes faktike, përmes  aktit të njohjes juridike, kur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur procesin e lindjes faktike dhe juridike të etnitetit të ri juridik ndërkombëtar, në praktikën juridike ndërkombëtare, nënkuptohet, shtyrja e  problemeve të tanishme, të mospajtimeve ndërmjet palëve, duke i dhënë mundësi, vendimmarrjes politike, që varësisht, përgjatë zhvillimeve të   rrethanave të reja politike, përreth  situatave të reja të faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtar, të mund edhe të vendosej. Dhe varësisht, nga zhvillimet e rrethana të reja, të faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtar ,të përcaktohen palët , për marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht e obliguar për palët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"