Tash si kurrë në parë na duhet një front uniteti

Tash si kurrë në parë na duhet një front uniteti
Tash si kurrë në parë na duhet një front uniteti

Fadil Maloku

  • 24 January 2023 - 07:46

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

Përçarja, në këto momente (midis tjerash edhe) historike, përveç që do na i dëmtoj interesat tona afatgjata shtetërore e kombëtare në rajon e kontinent, do na e prolongoj po edhe kontestoj në vijimësi kohore ambicien dhe synimin tonë për bashkimin e paevitueshëm, në horizont.

-Një front uniteti I përbashkët uniteti na duhet tash , si kurrë në pare, sepse fitoret afatgjata, gjeostrategjike nuk guxojmë t'i humbim me lojëra afatshkurtra gjeopolitike. Jam më se i bindur që në rast se e pranojnë versionin serb të Asociacionit, si Qeveria ashtu edhe Opozita do anatemohen e do penalizohen aq shumë nga elektorati, sa që kenë shumë vështirë t'i konsolidojnë si "radhët" partiake ashtu edhe "eskadronët" e tyre ideologjike!

Së këndejmi, partitë dhe liderët aktual duhet sa më parë ta kuptojnë që s'jemi më në vitet 90-ta kur mjaftonte vetëm një prononcim disa minutësh i Ibrahim Rugovës, për t'u përmbyllë ndonjë vendimmarrje e re. Por, jemi në vitin 2023, kur na duhet dosido një unison shumë më koheziv dhe më FLEKSIBIL; ndërqytetor, ndërpartiak, mediatik, civil e akademik! Përçarja, në këto momente (midis tjerash edhe) historike, përveç që do na i dëmtoj interesat tona afatgjata shtetërore e kombëtare në rajon e kontinent, do na e prolongoj po edhe kontestoj në vijimësi kohore ambicien dhe synimin tonë për bashkimin e paevitueshëm, në horizont.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".