As djathtas as majtas, Serbia e detyruar nga Amerika për ta njohur pavarësinë e Kosovës

As djathtas as majtas, Serbia e detyruar nga Amerika për ta njohur pavarësinë e Kosovës
As djathtas as majtas, Serbia e detyruar nga Amerika për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Xhevat Meha

  • 24 January 2023 - 15:43

 Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha

Për të akomoduar interesa të veta, evropianët i kanë lënë hapësirë të lirë Rusisë që të fuqizohet në Ballkan. Lufta në Ukrainë e bëri të domosdoshme që në Ballkan të fuqizohet vija e politikës amerikane.

 

Është e vërejtshme një rritje e trysnisë nga vendet perëndimore ndaj Serbisë që ta pranoj pavarësinë e Kosovës si hap drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Kjo sigurisht se ka ngushtuar hapësirën për manovrim. Duhet rikujtuar se ka disa vite që zyrtarët amerikan ia kanë bërë me dije Serbisë se nuk mund të ulet në dy karrige. Mirëpo kanë qenë evropianët që i kanë dhënë Serbisë hapësirë për manovrim, bile për rikthim të Serbisë në Kosovë ne disa segmente. Për të akomoduar interesa të veta, evropianët i kanë lënë hapësirë të lirë Rusisë që të fuqizohet në Ballkan. Lufta në Ukrainë e bëri të domosdoshme që në Ballkan të fuqizohet vija e politikës amerikane. Gjermania publikisht ka pranuar se e ka pasur gabim rreth politikave energjetike me Rusinë. Rreth Ballkanit, nuk ka pranuar diçka publikisht por ka bërë ndryshime në ndërtimin e politikave të veta dhe të BE-së. Dhe kjo është vërejtur në fuqizimin e kërkesave të saj ndaj Serbisë që ta pranoj pavarësinë e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".