Nuk kam dertin e qeverisë, por duhet mbrojtur vendi ore kopila!

Nuk kam dertin e qeverisë, por duhet mbrojtur vendi ore kopila!
Nuk kam dertin e qeverisë, por duhet mbrojtur vendi ore kopila!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 January 2023 - 13:51

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj - Zhuriani

Mjerisht Kosova nuk ka opozitë, por është një bandë kriminale që kanë qenë të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale që e kanë goditur për vdekje edhe buxhetin e shtetit, e duke u bërë super milioner. Ky grup kopilësh dhe rrugaçësh janë lehaqentë që shohin vetëm zi për këtë vend. Kjo racë e poshtër, përse po e them racë e poshtër? Se nga anët e mia në Zhur, të Krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë thuhet:" kur te ka komshiu mort, mos bëjë dasmë..!" Dhe, kur Kosovës i vjen te gardhi gjak ziu, Serbia fashiste, këta mangup shkojnë nëpër kancelari botërore dhe lehin kundër Qeverisë. Nuk kam dertin e qeverisë, por duhet mbrojtur vendi, ore kopilë!

-Vetting-un e pengojnë ata që tërë gjoksin (gjoksin) e deri në kërthizë e kanë me medalje serbo-ruse dhe kanë frikë se zbulohen të zezat që i´a kanë bërë argatin gjakësorëve dhe dalin të palarat e tyre që janë pasuruar hajnisht duke i ra sakicë e hanxhar prapa kurrizit Kosovës hallë madhe. Kjo racë e poshtër ju kanë ra kambanave të mortit për Kosovën dhe i kanë dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve. dhe, ky është sebepi që e pengojnë Vetting-un.

Personalisht nuk do t´i quaj opozitë, këto janë ca grupe dhe banda rrugaçësh që e kanë humbur rrugën në oborr dhe më besoni për këtë se ka vite që i përcjelli me shumë vëmendje dhe më shumë kujdes. Pra, një njeri që ka dy mend në kokë si mund t´i quaj opozitë, kur Kosova është në gjendje të mjerueshme, kur Kosova rrezikohet për çdo ditë nga armiku shekullor dhe gjakësor nga Serbia këto banda rrugaçësh e shkuar rrugaçëve e bëjnë Kuvendin hallakam dhe na e hodhën hijen e zezë në botën e qytetëruar dhe nuk bëhen bashkë për të mbrojtur vendin nga propaganda e Serbisë fashiste kur na erdhi të gardhi, por disa mangup, disa kavalier dhe disa kurrfarë nxitonin nëpër disa kanale televizive të financuar nga Serbia dhe Rusia që të dalin dhe lehin, të pallin si gomarët vakt e pa vakt kundër qeverisë.

Larg qoftë se unë nuk dua ta mbroj qeverinë, se kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar i ndonjë bande politike dhe nuk jam njeri që dua të shoh ZI për vendin tim, por duhet folur realitetin dhe nuk duhet gërrithur me thonj për një kockë ose për fotele, pra duhet folur realitetin dhe duhet mbrojtur e vërteta dhe punë e madhe se a i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt se nuk çaj trapin.

Si mundë ti thuash opozitë këtyre bandave kur janë të përlyer jo deri në bryl, por deri në shpatull dhe shkojnë nëpër kancelari sllavo-ortodokse dhe vjellin vrer kundër pushtetit e rreshtohen dhe kapen në valle gisht për gisht me gjakësorët dhe i thua opozitë!? Kurrën e kurrës.

Ta zëmë kur je i pastër dhe kur nuk je futur në haram dhe nuk je zullumqar që e ke vjedhur buxhetin e shtetit, kur e ke vjedhur djersën e taksapaguesve përse e kundërshton Vetting-un? Përse? Le të futet dhe leri të zbardhen të gjitha hajnit që ja kanë bërë shtetit, që e kanë vjedhur deri në palcë, janë bërë super milioner, kanë siguruar pasuri për 30-50 breza, ju kanë blerë limuzina dashnoreve të tyre, ata që deri dje e kanë pasur nga një gomar, një kali të bardhe asht e lëkurë dhe kanë nga pesë limuzina në oborr kur “kopilët” e tyre vozisin limuzinë (jo veturë), që kushton qindra mijëra euro. Dhe, del një rrugaç ose një budallaqe the thotë:"...kush janë...?" Po, ku jeton ti more qelbësirë se nuk i sheh apo nuk i di. Jo,jo, i sheh dhe i di po nuk të pëlqen dhe je në të njëjtën valle dhe i luan bythët taman si “kur*va kur pret te semafori për hamshor! Pra, si i thonë fjalës hapni rrugë Vettingut dhe të shohim se çka po del dhe çka ka të keqe këtu.

Kur je i pastër duhet thënë vetëm një fjalë:"MIRË SE VJEN!". Po nuk u zbatua ky ligj për Vetting-un nuk kemi bërë gjë dhe se dalëngadalë do i del boja edhe qeverisë dhe humb besimin dhe për të mbajtur pushtetin, për të mbrojtur buxhetin e shtetit, për të mbrojtur djersën dhe të drejtat e qytetarëve duhet sa më parë të futet Vetting-u në çdo dikaster dhe ndahet egjra nga gruri dhe qelbësirat të shkojnë në plehun e hajnisë dhe pasuria hajdute t´i kthehet shtetit për të cilën qytetari ka paguar taksat. Nuk mundet të jetë një grup muangupësh e rrugaçësh më i fortë se ligji dhe se shteti. Përndryshe si mundë të bindësh qytetarin dhe botën e qytetëruar se kemi shtet që zbaton ligjet, kur shteti nuk ka zot shtëpie dhe shtet sallamadi. Kjo nuk shkon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".