Jo asociacionit një nacional serb në Kosovë

Jo asociacionit një nacional serb në Kosovë
Jo asociacionit një nacional serb në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 26 January 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Mendohet se në Asociacion krijohet një organ udhëheqës. Asociacioni ka gjithashtu kryetar dhe administratën e vetë, që vepron në kuadër të statutit. Me kompetencat që barten nga komuna në Asociacion krijohet de-jure, veç de-fakto, një subjekt i ri autonom. Faktet e tilla tregojnë formimin edhe të një subjekti të re serb në Ballkan.

-Ambasada e SHBA-ve ka ftuar për 31 janar 2023 përfaqësuesit e partive politike dhe të shoqërisë civile në një takim në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë. Mendohet për Asociacion!? Ftesa e tille jep për të kuptuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, nëse veç nuk diskutohen modalitetet, kuptohet për të parë qëndrimet e brendshme, por shkohet në organizim, organizohet dhe themelohet jashtë organeve legjitime të Republikës.

Forma e tillë është jo ligjore. Asociacioni është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës në formën e bartjes së pushtetit lokal në Asociacion. Kjo, edhe për faktin se Asociacioni një nacional në shtet multinacional të Kosovës nuk lejohet me Kushtetutë. Ligjërisht është e pa mundur. Me formimin Asociacionit një nacional serb krijon de-jure një subjekt të ri juridiko-politik dhe një nivel tjetër të pushtetit. Me kompetencat e komunave që barten në Asociacion kemi nivel të ri të pushtetit.

Thjeshtë krijohet një autonomi e gjerë politike, juridike e kulturore. Po i përmendi vetëm disa kompetenca: 1. Planifiklmi hapësinor. 2 infrastruktura, 3. Arsimi, shkenca dhe kultura. 4. Administrata. 5. Sistemi gjyqësor dhe prokurorial. 6. Komandimi me policinë. 7. Prona dhe tërë sistemi ekonomik. Mendohet se në Asociacion krijohet një organ udhëheqës. Asociacioni ka gjithashtu kryetar dhe administratën e vetë, që vepron në kuadër të statutit. Me kompetencat që barten nga komuna në Asociacion krijohet de-jure, veç de-fakto, një subjekt i ri autonom. Faktet e tilla tregojnë formimin edhe të një subjekti të re serb në Ballkan. Natyrisht, se SHBA-të mund të organizojnë Asociacionin.

Këtë mundë ta bëjnë edhe pa asnjë përfaqësues të skenës politike, kulturore dhe civile e arsimore të Republikës së Kosovës. Kjo, për faktin se për shqiptarët, çdo gjë që vjen nga SHBA-të, pranohet. Shqiptarët nuk e kundërshtojnë. Mirëpo, kjo nuk prodhon paqe. Tash mendohet se Kosova dhe shqiptarët pajtohen. Por, çka në të ardhmen? Gjeneratat që vijnë ndoshta nuk do të pajtohen me këtë subjekt! E ardhmja do të jetë kallxuesi më i qartë. Vetë ky fakt tregon se është e domosdoshme që të përfshihen në dialog organet e Kosovës. Këtu është fjala për Kuvend dhe pushtet ekzekutiv. Nuk është mirë të bëhet anashkalimi i pushtetit të dalur nga votat në Kosovë. Asociacioni, në çfarëdo forme që themelohet, është antikushtetues dhe prodhon konflike në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".