Lajçak, në takime me vendet jo njohëse të shtetit të Kosovës, pse?

Lajçak, në takime me vendet jo njohëse të shtetit të Kosovës, pse?
Lajçak, në takime me vendet jo njohëse të shtetit të Kosovës, pse?

Agim Bajrami

  • 26 January 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Ndërtimi i qëndrimeve i unifikuar i këtyre shteteve në përputhje me unifikimin e qëndrimeve Evropiane, dhe të SHBA-ve, është tanimë nevojë e interesave perëndimore të strategjisë dhe gjeopolitikës botërore ,dhe në kuadër të kësaj, edhe këmbëngulja e BE-së, dhe SHBA-ve, ndaj këtyre 'vendeve jo njohëse ' në njohjen e shtetit të Kosovës, mund edhe të jetë, edhe agjenda e takimit të Lajçakut, me vendet mos njohëse të Shtetit të Kosovës!

-Gazeta gjermane, "Frankfurt Allgemeine Zeitung (FAZ) " këto ditë ka shkruar rreth takimit të përfaqësuesve të pesë vendeve 'vendimmarrëse ndërkombëtare' , për shtyrjen përpara të, 'propozimit evropian' për normalizimin e marrëdhënieve midis,Kosovës dhe Serbisë ,duke i kërkuar me ngulm kryeministrit kosovar,që përveç pranimit propozimit të quajtur në fillim ' franko-gjerman' e më vonë evropian ,edhe formimin e 'Asicacionit/Bashkimin e komunave kosovare me shumicë serbe'.

Sipas gazetës gjermane , përfaqësuesit ndërkombëtar, në takimin me kryeministrin kosovarë Kurti, gati sa janë të prirë të binden, e të quajnë kryeministrin kosovarë" manjaku kokëfortë" i cili nuk është në gjendje që asgjë të pranoj në bisedime me Serbinë ,përveç pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, në suazat e tërësisë së tanishme territoriale dhe brenda kushtetutës së Kosovës , duke e përjashtuar çfarëdo modeli të formimit të Asociacionit të komunave kosovare me shumicë serbe, si entitet i cili,do të bie ndesh me kushtetutën e shtetit të Kosovës ,theksohet në gazetën gjermane.

Sipas kësaj gazete gjermane, në takimin e përfaqësuesve ndërkombëtar, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ,kryeministri Kurti, ka shtrua edhe kërkesën, që vendet e bashkësisë ndërkombëtare sidomos, BE-ja dhe SHBA-ja, të bëjnë presion tek shtetet evropiane si; Greqia,Qiproja,Rumania,Sllovakia, dhe Spanja, në njohjen e shtetit të Kosovës.

Përfaqësuesi evropian ,Lajçak,në ndërmjetësimin e bisedimeve ndërmjet,Kosovës dhe Serbisë ,këto ditë ka vë intensifikimin e takimeve edhe me këto vende " jo njohëse të shtetit të Kosovës" ka të ngjarë në përpjekjet ,në marrjen më serioze, që vetë vendet anëtare brenda BE-së, të jenë unike me qëndrimet e përbashkët të politikës së jashtme dhe të sigurisë evropiane, për çështjen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimore si tërësi, në çështjet integruese në BE,duke u pozicionuar përkrah interesave unike perëndimore, në kundërvënie të agresionit të luftës ruse në Ukrainë, dhe efekteve negative të kësaj lufte në vetë interesat evropiane.

Logjika e rrjedhës, të shpie në konstatimin ,se po të kishin qenë këmbëngulëse ,BE- ja, dhe SHBA - në kërkesat e tyre ndaj 'vendeve evropiane të mosnjohjes të shtetit të Kosovës' ,ato do të kishin bërë deri më tani njohjen e shtetit të Kosovës,pavarësisht arsyetimeve të tyre, ngase shtetësia e Kosovës nuk shkakton asnjë efekti negativ në politikat e brendshme të këtyre shteteve edhe pse këto shtete, mosnjohjen e shtetit të Kosovës, e arsyetojnë, me problemet e tyre të brendshme, që e ndërlidhin me të drejtat e minoriteteve të tyre .

Ndoshta, ndërtimi i qëndrimeve i unifikuar i këtyre shteteve në përputhje me unifikimin e qëndrimeve Evropiane, dhe të ShBA-ve, është tanimë nevojë e interesave perëndimore të strategjisë dhe gjeopolitikës botërore ,dhe në kuadër të kësaj, edhe këmbëngulja e BE-së, dhe SHBA-ve, ndaj këtyre 'vendeve jo njohëse ' në njohjen e shtetit të Kosovës, mund edhe të jetë, edhe agjenda e takimit të Lajçakut, me vendet mos njohëse të Shtetit të Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".