Qytetarët janë në pritje të zotimit të kësaj qeverisje për ta kushtëzuar Serbinë edhe me dosjet e krimit

Arsim Aziri

  • 27 January 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka filluar në mars të vitit 2011, dhe deri më tani janë mbajtur dhjetëra raunde të bisedimeve, takime këto që lehtësohen nga Bashkimi Evropian dhe asistohen nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por çështja e krimeve dhe dëmeve të luftës është anashkaluar, madje thuhet se është bërë qëllimisht, me marrëveshje të fshehtë për tu amnistuar. Kjo qeveri është zotuar dhe duhet të besojmë se nuk do të lejohet tutje për tu anashkaluar, e të mos flasim për tu harruar.

-Konsideroj se çështja e kushtëzimit të Serbisë në procesin dialogues me dëmet e luftës duhet të shihet si domosdoshmëri e kohës, duke e ditur se tashmë ky shtet për të cilën duhet të rrjedhin ndëshkime, po shënon edhe momentumin e rënd të funksionimit, veçanërisht politike e shtyrë prej Aleksandër Vuçiqi-t. Si shtet duhet të unifikohemi në qëllime nëse duam të jemi fitues në çështjet tona, të cilat e kaluara si kaluara e politikës sonë, ashtu edhe ajo evropiane, kanë ditur të mos i rreshtojnë mirë çështje tona të drejt karshi shtetit fashist, Serbisë.

Dëmshpërblimi duhet të ndodhë dhe të shihet si komponentë bazike brenda procesit dialogues, dhe kjo premisë duhet të artikulohet fuqishëm prej gjithë aktorëve relevante, në mënyrë që e vërteta jonë të mishërohet në veprime konkrete. Kurrë s'kanë qenë mundësitë më të mëdha, përfshi dhe gatishmërinë e lehtë të evropianëve për t'i bërë zgjidhje urgjente raportit të ngrirë këtyre dy shteteve, për të ndodhë më shpejt rikonsolidimi i marrëdhënieve i këtyre shteteve drejt perspektivës evropiane. Kompensimi i dëmeve duhet të shënojë momentum të ri përveç politikës ashtu edhe për shoqërinë tonë, mbase vazhdimi i dialogut duke mos qenë brenda edhe komponenti i zhdëmtimit, sikur është me rëndësi pesha komunikuese me Serbinë.

Ajo që ka ndodhur në dy dekadat e kaluara nuk guxon të na përcjell edhe në vazhdim duke e lënë këtë temë të dhimbshme në akoma në harresë, me qëllim apo pse dikush e kërkon që të bëhet akoma përjashtim. Duhet të punohet me konsistencë, me angazhim të shtuar, me të gjitha kapacitetet profesionale, akademike dhe juridike që dosja e të gjitha krimeve serbe të kompletohet, duhet të kërkohet patjetër që të kompensohen dëmet direkte dhe indirekte të luftës. Së pari duhet të trajtohen dëmet më të dhembshme, për humbjen e njerëzve, pastaj shkatërrimin dhe djegien e mbi 120 mijë shtëpive dhe banesave dhe dëmet kundër bizneseve që llogariten të jenë mbi 3 miliardë euro.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka filluar në mars të vitit 2011, dhe deri më tani janë mbajtur dhjetëra raunde të bisedimeve, takime këto që lehtësohen nga Bashkimi Evropian dhe asistohen nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por çështja e krimeve dhe dëmeve të luftës është anashkaluar, madje thuhet se është bërë qëllimisht, me marrëveshje të fshehtë për tu amnistuar. Kjo qeveri është zotuar dhe duhet të besojmë se nuk do të lejohet tutje për tu anashkaluar, e të mos flasim për tu harruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".