Veriu i Kosovës, opsioni më i keq si Transnistria e Moldavisë?!

Veriu i Kosovës, opsioni më i keq si Transnistria e Moldavisë?!
Veriu i Kosovës, opsioni më i keq si Transnistria e Moldavisë?!

Agim Bajrami

  • 27 January 2023 - 16:38

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

 

Frika është ,se a mos po shndërrohet, 'Veriu i Kosovës' në Transnistri të Moldavisë. Mirëpo me rastin e Kosovës  ka shpresë që rrethanat e reja gjeopolitike në rajon, interesat strategjike, nuk do të lejojnë një situatë të tillë pezull me dy a tre sovranitet të kontrolluara  e të kontestuara. Me dinamikën e re th zhvillimeve në BE po shkohet në atë drejtim që në BE mekanizmi i vendimmarrjes me unanimitet të plotë,  së shpejti nuk do të ekzistoj më , por në mënyrën më demokratike, me shumicën e votave!

 

Transnistria e Moldavisë ka rreth 469,mijë banorë ,nga shumica prej tyre janë të   etnisë ruse dhe ukrainase, me gjuhë zyrtare, ruse dhe ukrainase, e më pak banorë nga popullsia e Moldavisë. Edhe pas shembjes, së Bashkimit Sovjetik  dhe të pavarësisë së Moldavisë, Transistria në vitin 1992, e shtyrë nga Rusia, e kundërshtoj sovranitetin e Moldavisë, mbi territorin e Transistrisë ,duke e shpallur pavarësinë e saj,  nga e cila nuk njihet prej bashkësisë ndërkombëtare përveç Rusisë. Transnistria nga viti 1992, menaxhohet nga Rusia, edhe pse në aspektin ndërkombëtar njihet si pjesë e Moldavisë. Moldavia, edhe me tej këmbëngul se Transnistria, është pjesë e territorit dhe sovranitetit të saj, edhe pse nuk e kontrollon atë nga viti 1992 e cila shpalli pavarësinë e saj,dhe ka institucionet shtetërore të konsoliduara dhe të zgjedhura nga qytetarët e sajë. Frika është ,se a mos po shndërrohet, 'Veriu i Kosovës' në Transnistri të Moldavisë. Mirëpo me rastin e Kosovës  ka shpresë që rrethanat e reja gjeopolitike në rajon, interesat strategjike, nuk do të lejojnë një situatë të tillë pezull me dy a tre sovranitet të kontrolluara  e të kontestuara. Me dinamikën e re th zhvillimeve në BE po shkohet në atë drejtim që në BE mekanizmi i vendimmarrjes me unanimitet të plotë, së shpejti nuk do të ekzistoj më , por në mënyrën më demokratike, me shumicën e votave! BE-ja, në vendimmarrje, së shpejti pa të funksionon pa drejtën e vetos.

Deri më tani, mekanizmi i vendimmarrjes evropiane, ka bërë të pengoj shumë procese integruese, ngase të gjitha vendimet e BE-së janë marr me unanimitet, edhe kur ndonjë vend i këtij Unioni Evropian, nuk ka ndonjë peshë politike si ,Qiproja apo nesër ndonjë vendit i Ballkanit perëndimor. Dhe, vendet e Ballkanit perëndimor, do të jenë më të sigurta të bëhen me procedura të përshpejtuara pjesë e BE-së, pasi vendimmarrja evropiane do të jetë me shumicën e vendeve kualifikuese,dhe kjo do të bënë të mundur, që edhe Kosova të jetë shtet me sovranitet të plotë të garantuar e të pa kontestuar, anëtare e BE-së, pasi mekanizmi i unanimitetit të vendimmarrjes, do të pushon së ekzistuari, dhe me siguri , do të vlejë  modeli i përshtatjes së procedurave, si ai i liberalizimit të vizave Shengen!. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".