
Lexoni edhe:
Tash si kurrë në parë na duhet një front uniteti
Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku
Veprimi i bashkërenduar me unitet politik, në këto moment të rëndësishme është i domosdoshëm sepse, fitoret afatgjata gjeostrategjike nuk guxojmë t'i humbim me lojëra afatshkurtra gjeopolitike.
- Jam më se i bindur që; Në rast se e pranojnë VERSIONIN serb të Asociacionit, si Qeveria ashtu edhe Opozita do anatemohen e do penalizohen aq shumë nga elektorati, sa që kenë shumë vështirë t'i konsolidojnë si "radhët" partiake ashtu edhe "eskadronët" e tyre ideologjike!
Tash si kurrë në parë na duhet një front uniteti Lexoni edhe:
Së këndejmi, Partitë dhe liderët aktual DUHET sa më parë ta kuptojnë që s'jemi më në vitet 90-ta kur mjaftonte vetëm një prononcim disa minutësh i Ibrahim Rugovës, për t'u përmbyllë ndonjë vendimmarrje e re. Por, jemi në vitin 2023, kur na duhet dosido një UNISON shumë më koheziv dhe më FLEKSIBIL; ndërqytetor, ndërpartiak, mediatik, civil e akademik!
Përçarja, në këto momente (midis tjerash edhe) historike, përveç që do na i dëmtoj interesat tona afatgjata shtetërore e kombëtare në rajon e kontinent, do na e prolongoj po edhe kontestoj në vijimësi kohore ambicien dhe synimin tonë për bashkimin e paevitueshëm, në horizont.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".