Largimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës hapë derën e sigurt për anëtarësimin e Kosovës

Largimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës hapë derën e sigurt për anëtarësimin e Kosovës
Largimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës hapë derën e sigurt për anëtarësimin e Kosovës

Gani Qarri

  • 29 January 2023 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Nisur nga fakti se që nga marsi i vitit 2022,Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe se vendimet sillen me shumicën e votave të shteteve anëtare, pasi që dy të tretat e shteteve anëtare të asaj organizate e njohin pavarësinë e shtetit tonë, mundësia që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës është e pritshme dhe plotësisht reale.

 

Lobi i shteteve evropianë për mbështetjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është duke u fuqizuar dita ditës, një mekanizëm në të cilin Qeveria Kurti, ka aplikuar qysh në majin e vitit të kaluar. Për aq më tepër, edhe në seancën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate ndërkombëtare, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Hovell, kërkoi që Kosova të lejohet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Siç dihet Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me seli në Strasburg të Francës. Anëtarësimi i Kosovës në këtë Këshillë, do ti mundësonte vendit tonë, që ti adresonte pa pengesë edhe çështjen e gjenocidit dhe krimeve serbe të luftës që po mbahet peng nga politika tash e dy dekada. Në një debat të mbajtur me iniciativën e Britanisë së Madhe në selinë e Këshillit të Evropës, përfaqësuesi britanik John Hovell kërkoi që çështja e anëtarësimit të Kosovës të ndahet nga progresi në dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE). Kjo për faktin se edhe Këshilli i Evropës është i ndarë nga Bashkimi Evropian dhe se ka vlerat dhe parimet e veta mbi bazën e të cilave sillen vendimet” , kështu që Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e udhëhequr nga BEja, theksoi z.Hovell. Kurse gjatë seancës, pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, janë deklaruar edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, kërkesën për anëtarësim, në të cilën Kosova e ka dorëzuar që në maj të vitit 2022. Vetëm Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe në institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare e cila edhe kohët e fundit është duke bërë fushatë në mënyrë aktive, për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Por në këtë fushatë, Serbia kishte aleate vetëm Rusinë, kurse ajo është përjashtuar para gati një viti nga Këshilli i Evropës (mars 2022), për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ndaj nisur nga fakti se pa Rusinë, dy të tretat e shteteve anëtare të organizatës e njohin pavarësinë e Kosovës dhe se vendimet për pranim, sillen me shumicën e votave të shteteve anëtare, mundësia që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës është e pritshme dhe plotësisht reale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".