Plani franko gjerman është plan i unitetit të bashkimit evropian që duhet të pranohet dhe të zbatohet

Plani franko gjerman është plan i unitetit të bashkimit evropian që duhet të pranohet dhe të zbatohet
Plani franko gjerman është plan i unitetit të bashkimit evropian që duhet të pranohet dhe të zbatohet

Blerim Burjani

  • 29 January 2023 - 08:58

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Kosova tani më e ka pranuar planin franko-gjerman. Tash më ekziston edhe një konsensus pozitë dhe pozitë për këtë propozim. Kjo tashmë mundë të thuhet se sa i takon anës kosovare është një akt i kryer. Pra ky do të jetë fund i shumë temave që duhet të zgjidhen në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pra nuk do të ketë më lojëra pa lidhje të natyrës politike si deri më tash.

 

 

Gjendja është shumë e pa qëndrueshëm dhe kohë më nuk ka për të vazhduar me lojëra politik. Kush nuk e pranon këtë plan do të ju nënshtrohet sanksioneve të shumta politike, diplomatike dhe ekonomike. Me kundërshtimin e këtij plani është bërë e qartë se nuk ka integrim në BE, as Kosova dhe as Serbia nuk kanë më kohë të luajnë lojëra për interesa politike. Ana tjetër pozitive, është mirë që me planin fanko-gjerman janë pajtuar dhe pesë shtetet që ende nuk e njohin Kosovën. kjo është pozitive por nuk është garanci për ndërrimin e qasjes ndaj Kosovës. Deri më tash këto shtete nuk e kanë njohur Kosovën, pra shumë herët është për të nxjerr ndonjë qëndrim ndryshe, sepse nuk ka shumë shpresë të ketë ndryshim në qasje pesëshja e BE-së në raport me statusin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".