Nuk duhet të jemi për kurrfarë Asociacioni të etnisë serbe brenda Kosovës

Nuk duhet të jemi  për kurrfarë Asociacioni të etnisë serbe brenda Kosovës
Nuk duhet të jemi  për kurrfarë Asociacioni të etnisë serbe brenda Kosovës

Agim Bajrami

  • 31 January 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Pajtimi për formimin e Asociacionit të etnisë serbe për veriun e Kosovës, paraqet hapin drejtë ndarjes së Kosovës. Kosova, mund të funksionojë, vetëm si tërësi, në të kundërtën, do të ketë kundërshtime të ashpra nga rinia dhe pjesa më vitale e shoqërisë në Kosovë dhe diasporë. Prandaj luten, sidomos opozita ,mos të luajnë me zjarrin brenda vetes për hatër të Escobarit apo cilido tjetër.

-Diskutimi për Asociacionin ,që nënkupton ndarjen e Kosovës, i caktuar nga emisari Esckobar ,do të duhej të bojkotohet! Edhe, Izraelitët janë partnerë dhe në miqësi të ngushtë të SHBA-ve, por aty ku nuk përputhen interesat kombëtare nuk pajtohen dhe mbesin në miqësi. Edhe Kosova ,për dikë si Esckobar ,apo ndonjë Grenell, që në Ballkan ,shtiret se kërcënon në emër të miqësisë së SHBA-ve , dhe ka dyshime se për kenë shërben ,nuk duhet dëgjuar , dhe takimi i caktuar për datën 31 janar ,për të diskutuar ndarjen e Kosovës në emër të formimit të Asociacionit kosovarë të komunave me shumicën e banorëve serbë do të duhej të bojkotohej!

Qëndrimi im, do të është në vazhdimësi, barazia, dhe respektimi i plotë dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të pakicave kombëtare, në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, si dhe instrumentet më të larta juridike ndërkombëtare, e të cilat e kanë zbatueshmërinë dhe përparësinë e aplikimit drejtë për drejt, brenda jetës institucionale dhe shoqërore të Kosovës. Jashtë këtyre normave juridike,nuk duhet të miratohet,nga asnjë zyrtar, apo individ në Kosovë. Pajtimi për formimin e Asociacionit të etnisë serbe për veriun e Kosovës , paraqet hapin drejtë ndarjes së Kosovës. Kosova, mund të funksionojë, vetëm si tërësi,në të kundërtën, do të ketë kundërshtime të ashpra nga rinia dhe pjesa më vitale e shoqërisë në Kosovë dhe diasporë.

Prandaj luten, sidomos opozita ,mos të luajnë me zjarrin brenda vetes për hatër të Escobarit apo cilido tjetër. Politikë bërësit në Kosovë ,duhet të mendojnë mirë për çfarë qëndrimi të cilën e mbajnë,dhe mos të përsërisin gabimin e më hershëm, sikur me rastin e formimit të Gjykatës Speciale për krimet e pa bëra nga përfaqësuesit e UÇK-së, por të fabrikuara nga Beogradi , e të miratuara nga Kuvendi i Kosovës , se më vonë ,pasojat do ti vuajmë të gjithë ne. Dhe nga dëmtimi i interesit të përgjithshëm, nuk duhet të dëgjohej askush, dhe të thirrej në kurrfarë miqësie me askënd ,se miku nuk të thotë bëj diçka kundër vetvetes.

Ndryshe, Absurdi i politikë bërësve kosovar është ky: Përderisa pozita në qeverisje, në krye me kryeministrin e Kosovës, refuzojnë të pranojnë ndarjen e Kosovës përmes pranimit të formimit të Asociacionit të komunave të Kosovës me shumicë të banorëve kosovarë të etnisë serbe, e kërkuar nga " miku amerikan i Kosovës , Esckobar", opozita pajtohet dhe i kërkon Qeverisë të bënë, dhe të pajtohet, për "ndarjen e Kosovës, përmes formimit të Asociacionit" ,pasi, "miku amerikan Esckobar" po thotë. Kur do të duhej të ndodh e kundërta, që për interesat kombëtare, pozitë dhe opozitë, t'i kalojnë interesat partiake,dhe urrejtjet i inatet e ndërsjella, se në fund të fundit të gjithë do të humbin si në rastin e kohës së Millosheviqit kur të gjithë u shpërndan refugjatë nëpër lloç e kazerma të braktisura ushtarake të vendeve të ndryshme, dhe të bëhen bashkë, në mbrojtjen e interesit të përgjithshme dhe shtetërore, tërësisë territoriale dhe rendin kushtetuese të Kosovës.

Opozita gjen kënaqësinë e servilizmit ,dhe për këtë të keqe që vetë e ka sjellë , të vazhdon dhe ti përgjigjet servilizmit të Escobarit amerikan, apo edhe ndonjë interesi tjetër ka të ngjarë ruso-serb, për të diskutuar, 'ndarjen e Kosovës', ndërsa qeveria e Kosovës, nuk ftohet në këto bisedime, përveç disa zyrtarëve minoritarë. Ndërsa, në Serbi është ndryshe. Presidenti serb, mundohet të taktizoj, dhe deklarohet për publikun serb, se e " pranojmë planin evropian për normalizimin me Kosovën", që të bisedojmë mbi këtë propozim, edhe pse siç thotë Vuqiç, i kemi rezervat dhe vijat e kuqe, ndërsa opozita serbe, e kundërshton me ashpërsi, duke protestuar para zyrës së presidentit, kundër qëndrimeve të presidentit Vuqiç, për pranimin e bisedimeve, mbi 'planin evropian' për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pra, Kosova në vetë qenien e vetë, "është e llojit të veçantë", Qeveria e kundërshton, Asociacionin, ndërsa Opozita e kërkon, të pranohet Asociacioni, dhe përmes kësaj, edhe, ndarja e Kosovës. Ku ka kështu? Tani edhe një"Shuttle diplomacy" në Ballkan, po sjellë një pikëpyetje të madhe paqe apo luftë?! "Shuttle diplomacy" apo "diplomaci lëvizëse" , ndërmjet dy apo më shumë vendeve, për rastet kur palët janë në kontest, dhe përmes 'diplomacisë lëvizëse' synohej të bëhej shërbimi ndërmjetësues për palët në kontest, duke bërë përpjekjet që përmes 'diplomacisë lëvizëse', të arrihen principet e bisedimeve, për ti kaluar mosmarrëveshjet ndërmjet palëve, dhe arritjen e ndonjë zgjidhje.

Nuk ka edhe shumë raste që përmes 'diplomacisë lëvizëse' , është arrit ndonjë marrëveshje ndërmjet palëve në konflikt , rasti i kroatëve/ sllovenëve, dhe serbëve gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë ,rasti i Bosnjës ,dhe rasti i Kosovës, në të gjitha rastet, është përdorur , “shuttle diplomacy" që nënkupton, parandalimin e luftës , dhe zgjidhjen e kontestit ndërmjet palëve, por ka ndodhur lufta dhe gjakderdhja, edhe pse , "shuttle diplomacy" ka qenë aktive dhe ka pasur për mision bërjen e paqes. Edhe kohët e fundit që po zhvillohet "shuttle diplomacy", ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ,për ndërmjetësimin, dhe gjetjen e një zgjidhje paqësore ndërmjet palëve ,por ka të ngjarë, që edhe në këtë rast " shuttle diplomacy" , nga; Esckobar ,Lajqak , dhe të tjerë, do të sjellin luftën e sërishme në rajonin e Ballkanit,dhe jo paqen dhe zgjidhjen e kontesteve ndërmjet palëve!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".