Me skandalin Rama-McGonigal vjen tërmeti i madh i shembjes së krimit politik dhe diplomatik në lidhjen e gjatë transatlantike amerikano-ballkanike

Me skandalin Rama-McGonigal vjen tërmeti i madh i shembjes së krimit politik dhe diplomatik në lidhjen e gjatë transatlantike amerikano-ballkanike
Me skandalin Rama-McGonigal vjen tërmeti i madh i shembjes së krimit politik dhe diplomatik në lidhjen e gjatë transatlantike amerikano-ballkanike

Naim Miftari

  • 01 February 2023 - 07:30

Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

Pra duhet të bindemi më në fund se duhet vepruar me maturi e kujdes, sepse nuk është gjithmonë ari as argjend çdo gjë çka na vjen nga shteti jon mik i madh, nga Amerika e largët. Le ta kujtojmë edhe Grenellin, Pallmerin, Bolltonin, besa edhe me disa qëndrime edhe Hillin....ndoshta do ta kujtojmë një dit edhe Pablo Eskobarin më vonë por kjo le ti mbetet kohës pse dhe si do ti kujtojmë të gjithë këta, le të presim në vonë !

-Korrupsioni pas zbulimit të skandalit me FBI-në, me siguri nuk do ta kursen në të ardhmen as zgjerimin me zbulime të reja në një zinxhir të gjatë diplomacinë amerikane, në lidhjet e saja me lider të shteteve të në Ballkan. Mos të harrojmë se ish ambasadori Kristofer Dell, që sot punon për Bektell Enken, kompani kjo që mori pjesë në "shtrimin " ndërtimin e autostrade dhe shtrimin e magjistraleve në Kosovë, duke e ngritur çmimin me rrugët më të shtrenjta në botë, do të del e konstatohet se ka pasur lidhje korruptive.

Prandaj ky njeri me çdo mjet e mbrojti “nënën” e korrupsionit, nënën e krimit të organizuar dhe të dallavereve në Kosovë, që ishte z. Hashim Thaçi, kur i kishte shkuar në zyre ambasadorit Dell përfaqësuesi Evropian Piter Fejti, dhe i kishte thënë se pse po e ,detyroni' qeverinë e Kosovës që të ndërtoj rrugët më të shtrenjta në botë, në vend se të ndërtohen fabrika e të rregullohet infrastruktura në Kosovë. Ambasadori amerikan i kishte thënë ta mbylli gojën Piter Fejti pasi atë nuk e pyet askush për këtë çështje! Kurse Yurib Kimi, ambasadorja amerikane në Shqipëri që është në shkuarje pos që mbështeti kryeministrin e drogës, kryeministrin më të korruptuar në Evropë dhe në shtetin më të varfër të Evropës z. Edi Rama, e luftoj me çdo mjet opozitën Shqiptare, sidomos liderin e opozitës doktor Sali Berishën, të cilin tash po del se përmes korrupsionit të një zyrtari të lart të FBI-së e kanë fut edhe në listën e zezë Amerikane!

Pra duhet të bindemi më në fund se duhet vepruar me maturi e kujdes, sepse nuk është gjithmonë ari as argjend çdo gjë çka na vjen nga shteti jon mik i madh, nga Amerika e largët. Le ta kujtojmë edhe Grenellin, Pallmerin, Bolltonin, besa edhe me disa qëndrime edhe Hillin....ndoshta do ta kujtojmë një dit edhe Pablo Eskobarin më vonë por kjo le ti mbetet kohës pse dhe si do ti kujtojmë të gjithë këta, le të presim në vonë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".