Opozitarët, ish pushtetar të inkriminuar, kërkojnë mbështetje për ta rrëzuar Qeverinë Kurti edhe në SHBA

Opozitarët, ish pushtetar të inkriminuar, kërkojnë mbështetje për ta rrëzuar Qeverinë Kurti edhe në SHBA
Opozitarët, ish pushtetar të inkriminuar, kërkojnë mbështetje për ta rrëzuar Qeverinë Kurti edhe në SHBA

Gani Qarri

  • 01 February 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

PDK,LDK dhe AAK keqpërdorin në mënyrën më vulgare, gjendjen aktuale duke shfrytëzuar edhe rastin e pjesëmarrjes në "Lutjet e Mëngjesit" që kësaj radhe,PDK;LDK e AAK, sigurisht do ti bëjnë për Serbinë, në kontakte me zyrtarët e lartë të departamentit të shtetit, për të akuzuar jo Aleksandër Vuçiqin, por drejtpërsëdrejti Qeverinë Kurti, gjoja për mos bashkëpunim e madje edhe "për pengim" të arritjes së marrëveshjes finale dhe jetësimin e "zajednicës", sipas dëshirës së tyre, me Serbinë!

-Krejt kjo çuarje peshë dhe çmenduri e pa parë poshtëruese, e partive të inkriminuara opozitare, do të mbahet mend gjatë, nga disa gjenerata të shqiptarëve, për tradhtinë e madhe që këto parti shqipfolëse, po ia kurdisin shtetit të brishtë të Kosovës, të cilit tash e mbi dy dekada, nuk ia kanë ndarë asnjëherë zullumin. Gjithë kjo fushatë marramendëse dhe puro armiqësore kundër Qeverisë dhe shtetit tonë të ri, e ndërmarrë në momentet më të rënda e vendimtare, para të cilave është vendosur Kosova, për ta rrezikuar qëllimisht edhe sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës, vetëm që të krijohet patjetër edhe një "Republika Srpska", në truallin tonë, ku nuk ka ekzistuar kurrë, as në kohën e okupimit klasik të Kosovës nga serbo-jugosllavët, mund ta bëjë vetëm një opozitë e përbetuar për tradhti kombëtare e shtetërore kundër popullit dhe vendit të vet.

Nuk ka gjë më të turpshme se sa lobimi i sotëm, i opozitarëve të inkriminuar, kundër qeverisë dhe shtetit që e kanë zhvatur deri në palcë, për mbi 20 vite me radhë, të cilët në vend se, në këto çaste të rënda për Kosovën, t`ia vejnë kusht Eskobarit futjen e njohjes reciproke me Serbinë, në planin franko-gjerman, ato zhvillojnë propagandë edhe në SHBA kundër Qeveris dhe shtetit të brishtë të Kosovës. PDK,LDK dhe AAK keqpërdorin në mënyrën më vulgare, gjendjen aktuale duke shfrytëzuar edhe rastin e pjesëmarrjes në "Lutjet e Mëngjesit" që kësaj radhe,PDK;LDK e AAK, sigurisht do ti bëjnë për Serbinë, në kontakte me zyrtarët e lartë të departamentit të shtetit, për të akuzuar jo Aleksandër Vuçiqin, por drejtpërsëdrejti Qeverinë Kurti, gjoja për mos bashkëpunim e madje edhe "për pengim" të arritjes së marrëveshjes finale dhe jetësimin e "zajednicës", sipas dëshirës së tyre, me Serbinë!

Madje kreu i AAK-s Ramush Haradinaj, shkon edhe më larg, në sharlatanizmin primitiv opozitar, duke deklaruar se sipas tij, Serbia dhe Kurti, po e përdorin Asociacionin për ta penguar marrëveshjen e madhe finale në mes të dy shteteve të cilën po mundohen ta shtyjnë përpara SHBA dhe BE! Në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit ka udhëtuar edhe deputet i Lidhjes Demokratike dhe ish-kryeministër kundërligjor i Kosovës, Avdullah Hoti, edhe ai, jo për ta ndihmuar Kosovën por për një mal kritikash, “ala-LDK”, kundër Qeverisë Kurti, në SHBA. Në SHBA, u tha se udhëtojë edhe kreu aktual i PDK-së Memli Krasniqi, i cili si i pari i PDK-së, ka të njëjtat akuza në raport me Qeverinë Kurti, kinse për mos bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar në arritjen e shpejtë të marrëveshjes për normalizim me Serbinë, pra akuza farsë dhe krejtësisht të njëjta e vizavi me AAK-në.

Para nisjes për në SHBA, njëjtë edhe Hoti, përrallisë se gjoja Kosova është në pozitë të pafavorshme dialoguese me Serbinë për shkak të veprimeve të pamatura të Kurtit dhe vendi është në qorrsokak, për shkak se kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë që të themelohet menjëherë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, po e refuzohet nga Qeveria Kurti !? Por Hoti, duket që harron me qëllim, se pikërisht Asociacioni kundër kushtetues serb, i nënshkruar nga kuislingët Thaçi e Mustafa, është barra më e rëndë që po i shkakton gjithë këto telashe, edhe tani mbi shtetin e Kosovës. Barrë të cilën pikërisht qeverisjet e kriminalizuara, të viteve 2013 dhe 2015, të udhëhequra nga PDK dhe LDK, ia varën Kosovës në qafë, si subjektet më të inkriminuara politike, që nga çlirimi i vendit tonë nga Serbia fashiste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".