Nëse Asociacioni vjen me formulë të imponuar edhe plani franko gjerman do të jetë një projekt i dështuar

Nëse Asociacioni vjen me formulë të imponuar edhe plani franko gjerman do të jetë një projekt i dështuar
Nëse Asociacioni vjen me formulë të imponuar edhe plani franko gjerman do të jetë një projekt i dështuar

Dardan Grapci

  • 02 February 2023 - 07:35

Shkruan:ANALISTI - s

Tash është koha që dikush të del edhe ta bindë me fakte, edhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë, cili është rreziku real dhe i pa anashkalueshëm nga Asociacioni, që po kërkohet të formohet, jo sipas ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, por sipas planit dhe ambicieve të Aleksandër Vuçiqit dhe krahut të tij të djathtë, bashkëpunëtor i vjetër nga garda e Millosheviqit, ministri i jashtëm Ivica Daçiqit. Ka shumë argumente për të treguar dhe dëshmuar pse BE dhe SHBA akoma janë duke shikuar mes gishtërinjve, dhe po e favorizojnë Serbinë që ka qenë okupuese dhe sunduese në Kosovë, se sa që po e mbështetin Kosovën që ka qenë viktimë e krimit dhe gjenocidit serb.

-Nga faktori ndërkombëtar j palët duhet të konsultohen një nga një, të dëgjohen dhe analizohen argumentet, sepse nëse ndodhë qe me presion apo me detyrim të imponohet dhe krijohet Asociacioni me shumicë Serbe në Kosovë, në baza etnike për qëllime të pastra strategjie të përfitimit nga Serbia, atëherë aktorët e këtij procesi në ndërmjetësim dhe imponim, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lojcak duhet ta kuptojnë që po krijojnë një teren dhe perspektivë të pa qëndrueshme, sepse herët apo vone do të ketë shkas për destabilizim dhe mos funksionim të shtetit, trazirat do të rifillojnë tani nga të dyja palët, edhe nga kosovarët në drejtim te serbëve të shfrytëzuar e manipuluar nga Beogradi.

Nëse vjen deri te imponimi i zgjidhjes së pa dëshiruar, dhe të pa akorduar për Asociacioni , as plani Franko-Gjerman nuk do të sjelle rezultate pozitive, e vetmja zgjidhje për dy shtetet siç është Kosova dhe Serbia është ç'kapja totale e Kosovës nga çfarëdo lidhje komunikimi dhe bashkëpunimi me Serbinë dhe anasjelltas, duke mos përjashtuar edhe shkëputjen e të gjitha kanaleve të komunikimit, deri në mbylljen e kufijve dhe bojkotimin e qarkullimit nëpër këtë shtet. Përndryshe mendoje që nuk do të ketë normalizim dhe qetësi në rajon, nëse shkohet në rrugën e zgjidhjes së problemeve me imponim. Me formimin e Asociacionit kundër kushtetues, me shumicë serbe i bije që Kosova në një mënyrë është akoma pjesë integrale e Serbisë konfederale dhe jo shtet i pavarur.

Nëse nuk sigurohet një zgjidhje e pranueshme. E qëndrueshme afatgjatë dhe e balancuar, Kosova këtë duhet kundërshtuar, kurse si zgjidhje e fundit që duhet ta kërkojnë vetë SHBA dhe BE është shfuqizimi i rezolutës 1244 e cila edhe ashtu i referohet një shteti i cili nuk ekziston dhe kjo rezolutë tani vetëm sa mbetet barrierë e pa vlerë që po na pengon, kurse Serbia përmes saj po dezinformon, alternativë tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".